5 mësime strategjike për ne socialistët nga konventa e demokratëve

1. Bashkimi rreth liderit
Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes.
Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme – fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit.
Me gjithe proliferimin e partive te reja nje gje eshte e sigurt: ne 2013-en kryeminister do jete ose Edi Rama ose Sali Berisha, pike! Ne s’duhet te kemi kompleks te themi te verteta per Ramen qe I marim te mireqena por qe nese nuk thuhen nuk bejne dallimin me kundershtarin. Kandidati yne eshte ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kunder komunizmit, kurse Berisha nje sekretar I rendomte partie maje varkes ne Drilon. Ata qe e vleresojne te kaluaren, duhet ta degjojne nga te gjithe ne kete. Edi Rama eshte patriot i mirefillte – jashte klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejen per detin, iniciativen per Luginen e Presheves, shqiptaret e Malit te Zi e nderveprimin intensiv me Kosoven e trevat ne Maqedoni, propozimet per emigrantet e qendrimi dinjitoz ndaj fqinjve. Po kundershtari yne? Tregtia me Milosevicin per naften, falja e detit e importi i plehrave jane vetem nje pakice qendrimesh fatkeqe. Ata qe e duan vendin, duhet ta degjojne vazhdimisht kete dallim. Mund te flasim per Ramen ndertues e Berishen shkaterrues, Ramen intelektual e Berishen medioker, Ramen perendimor e Berishen démodé…etj etj. Po keto dihen thote dikush! Po dihen, por kane peshe kur thuhen papushim nga te gjtihe ne socialistet, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetem keshtu do te mund te mbysim gjithe propaganden e padrejte nga
kundershtari se ‘te gjithe jane njesoj’ si alibi per te mos ndryshuar e per t’i dhene publikut dhe 4 vjete te tjera me te tmerrshme se 8 vitet qe kaluam. Amerikanet e bejne kete ne cdo fushate, ekipet qe cmojne me shume liderin e tyre, fitojne me shpesh.
2. Apel pa kompleks te kaluares
Evokimi nga Obama i suksesit te Clintonit ne rritjen e punesimit, apo perlevdimi i Reganit nga Romney nuk jane ‘mbulesa lavdie’ per cdo gje te ish-presidenteve. Por jane kujtese e koheve kur gjerat ishin ‘ndryshe’, ‘jo kaq keq’ etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte te metat e saj – une s’kam c’shtoj me shume se c’kam bere me MJAFT ne ate kohe – por nje gje duhet thene me ze te larte. Ekonomia kurre nuk u fundos
nga nje borxh 60%+ e GPDse, papunesia kurre nuk arriti 1milione, nafta nuk kaloi 100leke, dhe krimi nuk therte ne rruge kedo qe s’di t’i pergjigjet pyetjes ‘ca ke qe shef’? Te mendosh qe ne ‘98en u la troke nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale benin kerdine. Ndoshta kete e kujtojne 30+ vjecaret, por nje gjenerate e re votuesish e lindur ne vitet 90-94 as e mban mend ate kohe. Ketij brezi i duhet thene troç: Po, ajo qeverisje e socialisteve nuk ishte ideale, por ishte e pergjegjshme me ekonomine, nuk toleronte krimin e rruges, menaxhoi krizen e Kosoves dhe solli paqe sociale pas nje drame vrastare. Si shembujt amerikane, ne socialistet kemi mjaftueshem shembuj tanet nga ditet kur ‘gjerat s’ishin kaq keq sa sot’ e qe duhen perseritur e permendur ne publik gjate gjithe ketyre 10 muajve te ardhshem nga te gjithe ne.
3. Historite lokale te suksesit
Kisha prej kohesh deshire te degjoja Cory Booker. Ai eshte kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes se tij ne garen e pare per bashkine “Street Fight” ishte inkuarajim per mua pas humbjes time te pare ne nje gare elektorale – reflektim i tij mbi padrejtesite e betejes dhe shkundje e pluhurit nga gjunjet per t’u ngritur serish ne kembe. Cory foli ne diten e pare te konventes – frymezues dhe energjik, si medallion i suksesit te ekipit Obama ne terren. Ne sot kemi nje ekip Rama ne terren, fitues dhe te suksesshem Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpetim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkembi, Fatos Tushe, Stefan Cipa e shume te tjere jane Cory Booker te socialisteve ne komunitet qe ata kane transformuar ne Shqiperi. Po, ca njerez e dine, por duhet perseritur qe ta dine te gjthe se ne qytetet qe menaxhohen nga socialistet jeta eshte me e mire, punesimi me I larte, arsimi me cilesor, pushimet me te mira, investitoret me te gatshem. Vektori i shpernguljes se popullsise ne Shqiperi eshte nga Delvina ne Sarande, nga Corovoda ne Berat, nga Peshkopia ne Durres, nga Bilishti ne Korce, nga Bulqiza ne Burrel - pra njerzit ikin nga aty ku qeveris nje mini-Sali per aty ku transformon jeten nje menaxher i ekipit Rama, aftesia drejtuese e te cilit eshte sot e pakontestueshme fale edhe rilindjes se Tiranes ne 11 vitet e tij. Shqiperia eshte koleksion i ketyre historive te suksesit qe ne socialistet I kemi me bollek. Teksa
kerkojme voten per qeverisjen qendrore, duhet te mos lodhemi se kujtuari qeverite e sukssesshme lokale sipas parimit: Kush eshte kujdestar i mire tek e vogla, eshte i mire tek e madhja.
4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen
Le ta pranojme, per shumicen e publikut leximi i programeve politike nuk eshte nje ‘hobby’ ngazelluese. Shifrat depresive per borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDI…jane nje supe alfabeti qe nuk haen nga kushdo. Ama, programi eshte deshmi se nuk po mendon vetem per fitoren sot, por dhe per qeverisjen neser. E thene troc, programi mund te vizatoje nje enderr per te ardhmen, te na rrise ambicien si komb, e t’I pergjigjet pyetjes legjitime “po te jete Rama, cfare do ndryshoje?”
Programi per nje Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritiket ne te pakten dy akuza: qe PS nuk ka program e se ajo nuk ka ideologji te majte. Rilindja eshte sot dokumenti me I artikuluar politik i nje partie shqiptare, por qe tani ka nevoje per ekon e te gjitheve ne ato qe jane temat definuese te tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundershtari jemi diametralisht kunder.
1. Taksa e ndershme e shpjeguar thjesht eshte nje ulje taksash per 95% te popullsise qe sot paguajne nje takse te sheshte abuzive, jane para qe i kthehen mbrapsht shtreses se mesme e cila s’do mend qe di t’i perdori me mire per veten, sesa qeveria ‘obeze’ ne Tirane
2. 1 milione te papune nuk mund te punesohen brenda nates, por shume mund te gjejne nje pune brenda 4 viteve te qeverisjes tone me rritje te shpenzimeve publike, rikualifikim te krahut te punes ne kurse profesionale per zanate qe i lipsen kohes, dhe rikonceptim i bujqesise per punesimin ne fshat.
3. Arsimi e Shendetesi sipas nevojes, e jo sipas mundesise se xhepit eshte nje transformim i parimit “secili per vete, shteti per askend”. Zhvendosja drejt arsimit professional qe ofron zanat per pune dhe ulja e tarifave studentore eshte nje investim tek e ardhmja. Per shendetin ata thone “ta zgjidhin policat e sigurimit, si makinat”. Por njerezit s’jane hekurishte, ne socialistet besojme se jane aseti kryesor i vendit, ndaj dhe sherbimin shendetesor universal e trajtojme si nje police sigurimi qe shteti e blen per jeten e te gjithe shtetasve te saj, pavaresisht mundesise monetare.
4. Sipermarresit e vegjel jane perfaqesuesit me tipike te nje shtrese te mesme. Kur propozojme heqjen e takses se sheshte te barabarte me korporatat miliardere, po clirojme sipermarrjen familjare nga nje gare e pandershme dhe po leme me shume para per ta dhe per familjet e tyre per t’u ri-investuar
nga vete ata.
5. Zhvillimi rural dhe hovi per mikrokreditimin nuk eshte shpikje e rrotes, sesa zotim per aplikimin ne shkalle kombetare te atyre shembujve qe po funksionojne ne zona te vogla si Xare, Krutje ku ferma ka kaluar nga mundesia per veteushqim familjar, ne nje agro-biznes te mirefillte qe sjell punesim.
Per rastesi, konventat e te dy kandidateve prodhuan lista me 5 pika – ndoshta si numri ideal qe mund te mbahet mend si nje ‘mantra’ refren i fushates. Ne socialistet i kemi keto 5 premtime qe na dallojne qarte dhe ideologjikisht nga kundershtari – nuk duhet te lodhemi se shpjeguari gjer ne fitore.
5. Rrezimi i miteve per kundershtarin
Nuk mund ta injorosh totalisht forcen e kundershtarit. As ne Amerike. Komunikimet per fonde nga fushata e Obames kane qene me shume vajtuese te faktit qe Romney po shpenzon sa trefishi i tyre, cka po ua veshtirson fushaten ne shume vende. Ky lloj pezmi eshte me I madh tek ne, sigurisht. Ne fushaten e vitit 2009, perllogaritjet tona treguan se raporti i shpenzimeve qeveri vs. opozite ishin 60 me 1. Kushdo qe e mban mend fushaten 2 vjecare te spoteve qeveritare apo ‘OJF’ve te saj e kupton per çfare po flasim. Se fundi po gjen eko mendimi – me gjase i inkurajuar dhe nga qeveria – se tani qe “Saliu i ka te gjitha, do fitoje prape”. Ky eshte nje mit qe ne socialistet duhet ta rrezojme, perndryshe rrezikojme te mbytemi ne nje beteje psikologjike pa sens. Po si?
Ato ‘te gjitha’ qe ka Saliu, i ka pasur dhe me pare. Me gjithe parate e 2007, 2009 e 2011 PD doli gjithnje parti e dyte, qeveris vec fale koalicioneve. Kjo e fundit po ndryshon qartaz ne favor te PS me lindjen e disa partive te djathta anti-berishiane dhe nje hapje me te madhe te PS ndaj aleateve. Ai ka policine? Po a nuk e kishte dhe ne Kamez, ku Shemsi Premci refuzoi te rrihte simpatizantet tane. A s’e kishte dhe ne Lac, Burrel e Kavaje ku pati permbysje spektakolare? Ai ka drejtesine? Cilen drejtesi? Ate KLD qe votoi 100% me ish-presidentin, dhe 1 muaj me pas 100% kunder tij por me presidentin e ri, e qe me po aq gjase voton 100% çdo vendim te Edi Rames neser kryeminister? Ai ka SHIK? Nje SHIK qe sot me shume se kurre eshte ne cdo qelize nen mbikqyrjen e nderkombetarve, e pervec fetishit psikologjik te Saliut, nuk eshte me ai i 1997-es.
Nuk po them qe kjo do jete nje beteje e lehte, perkundrazi! Por as nuk duhet mistifikuar kundershtari pertej arsyes. Ne dallim nga 2009a shkojme ne terren me thuajse dyfshin e grupit parlamentar dhe nje shtrirje ne pushtet vendor socialist 70% me te madhe. E gjitha kjo energji duhet te na inkurajoje.

Publiku i di sa keq jane gjerat. Ajo qe ka nevoje te dije eshte se gjerat mund te behen me mire, se lideri yne ka besimin e ne te gjitheve per fitoren, se socialistet dhe ne diten e tyre me te keqe kane qene shume me te pergjegjshem per vendin, se ne kemi prova lokale te qeverisje shume te mire, se ne kemi nje program qe perqafon endrrat e shume njerzve per barazi sociale e nje shtrese te mesme te forte, dhe se kundershtari yne nuk eshte aq i fuqishem sa shtiret – perkundrazi! Ciniket me gjase do thone ‘c’na ngaterron me Ameriken, ne ketu s’i bejme gjerat ashtu’. Kane te drejte! 100 vitet shtet s’I kemi bere fare gjerat keshtu, por ndoshta gjerat duhet te ndryshojne. Ne socialistet mund ta bejme kete fushate ndryshe nga te tjeret, nje fushate shprese per te ardhmen e me nje ambicie me te madhe per veten e per kombin!
Comments
Shkrimi eshte i

Shkrimi eshte i mireorientuar, por thene nga autori i tij, dhe i lexuar ne kontekstin shqiptar, perfundimet jane per tu vene ne pikepyetje.

Shkruesi ben thirrje me te drejte per bashkim dhe bashkerendim te forcave nen spektrin e Edi Rames, ne emer te kauzes se madhe te rrezimit te Berishes, por e ben kete duke na servirur deri ne merzi dogmen e gogolit Berisha, dhe duke i kerkuar elektoratit te besoje verbtazi ne disa pohime krejtesisht te njeanshme: Saliu eshte i keq, Rama eshte i mire; Saliu s'di te shkruaje, Rama po; Saliu eshte tradhtar, Rama eshte patriot. Nese shkohet me keto ide ne zgjedhje, besoje se rezultati s'do te jete shume i ndryshem nga ai i 2009, me ndryshimin qe kete rradhe nuk mund t'ua leme fajin kutive.

Elektorati eshte i lodhur nga te tilla pohime propagandistike, te cilet nuk i drejtohen zgjedhesve te rafinuar, por atyre qe shkojne ne qendrat e votimit me bythe perpara. Dhe kjo eshte nje shenje tjeter e regresit te PS.

Veliaj, nuk ka kuptuar asgje

Veliaj, nuk ka kuptuar asgje nga konventat qe u mbajten ne Tampa dhe ne Charlotte dhe ka shkruar cmendon ai vete per punet e PS. Ka edhe nje genjeshter te kote dhe te shemtuar te Veliajt aty: thote qe Cory Booker ishte ngushellim per te kur doli keq ne zgjehdjet e kaluara. Kjo ehste genjeshter sespe pas zgjehdjeve te 2009 Veliaj per dy jave nuk u duk ghjekundi, pasatj u shfaq ne ORA NEWS dhe kur u pyet per disfaten e rende tha se edhe Abraham Lincolni e ka humbur garen e pare por vazhdoi me kurajo duke qen enje shembull force dhe kurajoje. Veliaj tha Lincoln e ins[pironte ate pas disfates

Ky Erioni pavaresisht se ben

Ky Erioni pavaresisht se ben si intelektual i madh dhe perdor fjale po te atilla mund t'i kishte kushtuar pak me teper rendesi rregullave te gramatikes dhe te drejtshkrimit shqip. Ju Respublika ne vend qe te censuroni komentet filloni se pari te censuroni shkrimtaret tuaj.

Ich frage Euch: Ist Euer

Ich frage Euch: Ist Euer Vertrauen zum Führer heute größer, gläubiger und unerschütterlicher denn je? Ist Eure Bereitschaft, ihm auf allen seinen Wegen zu folgen und alles zu tun, um den Krieg zum siegreichen Ende zu führen, eine absolute und uneingeschränkte? Joseph Goebbels

“...Une ju pyes: A eshte sot besimi juaj per liderin me i madhi, me besniku dhe me i palekundur se kurre? A eshte gadishmeria e juaj per ta ndjekur ate ne te gjitha rruget e tij, dhe per te kurorezuar luften me nje pakufizim absolut fitorje?...“ Joseph Goebbels

Ceshte kjo operete vjeshtuku e deshtaku! Ceshte ky apel sa bolshelvik aq dhe fashist!? Ceshte ky turp? Ceshte kjo maskarade?

Retorika eshte fjala qe te ze vend, eshte arti i komunikimit qe tregon, rregullon, menyren se si do te shkojne mardhenjet ndermjet nesh. Bazohet mbi fakte po me shume bazohet mbi retorike dhe eshte si magji ose me sakte nuk eshte magji po ka efekte magjike dhe cliron energji pozitive ashtu si negative te une qe jam lexues ashtu si dhe te auditori apo me sakte te komunikuesi i drejtperdrejt i dialogut. Me ane te fakteve e retorikes ne joshemi, me ane te retorikes ne trullosemi, me ane te retorikes ne trimerohemi, dhe me ane te retorikes ne biem viktime, ne intrigohemi, ne trukohemi e revotohemi, ne ndahemi ne llogore dhe ne vrasim njeritjetrin, po me ane te fakteve e retorikes ne qartesohemi e ndricohemi. Po me ane te retorikes tende te peshtire ne vetem do te gjakosemi e do te vritemi.

Ne jetojme ne nje klime sociale katostrofale per sa i perket polarizimit te shoqerise dhe per kete ne kemi shembuj te keqinj politikanet, po kemi dhe intelektualet te cdo fushe, po kemi dhe gazetaret, po jemi dhe vete qe kemi rene ne kete gracke e centrifuge djalli qe ushqejme dhe na ushqejne me urrejtje e trusnia nuk mban me dhe aty rrjedh gjaku i gjithe kesaj klime te mospajtimit.

Ok, Erion, ok mund të
Ok, Erion, ok mund të vazhdosh të arsyetosh mbi këto paralelizmat dhe evokimet e realiteteve amerikane në Shqipëri, por për mendimin tim veçse tregon shterpësi arsyetimi, të shkaktuar ndër të tjera edhe nga një kompleks i theksuar inferioriteti.
Ju (e gjithë opozita, jo ti) para se të na shtyni për të kopjuar shëmtuar amerikanët, duhet të kuptoni që, fatkeqësisht për ju, do votoheni nga ne, Shqipot.
Gjithashtu, mirë është të dish se nuk ka formula të gatshme fitoreje, nuk ekziston një "Winner's Cookbook", psh në Sh.B.A. të dyja palët janë mbledhur rreth liderit por vetëm njëra palë do të fitojë. Edhe nëse ka një formulë në Sh.B.A., ajo nuk "matarohet" me përbërës shqiptarë, thjesht nuk funksionon, nuk janë të njëjtët përbërës, psh fakti që shefi yt është kryetar partie mu si Obama apo Romney, nuk e bën atë lider. Po të ishte shefi yt në vend të Obamës në 2008, sot nuk do ishin Klintonët në parti (hint: ky i yti të përjashton).
Edhe një pyetje për këta fanarët lokalë kisha - Njeh ndonjë nga qytetet e drejtuara nga këta tipat aq mirë apo aq gjatë sa të vësh vulën e suksesit?(hint: kujdes Vlorën!)
Paçi fat me këtë mendje!
Super koment!!! Duke filluar

Super koment!!! Duke filluar qe nga obsesioni per te kopjuar Obamen kur ketu nuk ke asnje nga strukturat politike Amerikane.

Dhe ne fund ky koment i permbledh te gjitha duke treguar injorancen dhe mungesen e madhe te sinqeritit qe e karakterizon Vilajet Qyrkun:

Po të ishte shefi yt në vend të Obamës në 2008, sot nuk do ishin Klintonët në parti (hint: ky i yti të përjashton).

Pasi e kupton kete ide, e kupton qe gjithe shkrimi nuk qendron. Atje lideri mbeshtetet sepse eshte i zgjedhur demokratikisht, ka mandat te limituar, e nuk prek dot karrieret e te tjereve. Ketu lideret jane kryetar klanesh jo partish.

Mbasi e lexon tere kete shkrim nuk eshte e veshtire te kuptohet se si nje njeri qe ishte nga me te adhuruarit e publikut ne 2003 eshte kthyer sot ne nje nga me te urryerit dhe te perbuzurit, i pare si nje zgjatim fizik i Rames e asgje me shume ne politiken shqiptare.

Megjuithese nuk ndaj

Megjuithese nuk ndaj pothuajse asnje mendim apo ide te perbashket me Erion Bracen, pas leximit te ketij shkrimi (kurre s'kisha lexuar ndonje artikull me pare nga Erion Veliaj) me duhet t'i jap 100% te drejte Erion Braces tek i thoshte pak jave me pare ketij Veliajt: " Mos fol per gjera qe as i di e as nuk i kupton"

Vecse per hir te interesave madhore te Partise Socialiste Erion Braçja duhet t'i sugjeroje Rames qe t'a therrase Veliajn dhe t'i shpjegoje cope se eshte nje "big idiot"

Edhe nje koment i fundit ne

Edhe nje koment i fundit ne lidhje me shkrimin: Rama ka mundesi mjaft te mira te kuptoje ku calon popullariteti i tij, vetem duke pare komentet qe u behen shkrimeve te fajkonjve te tij(nuk e di nese mund ta perdor epitetin 'fajkua' per nje shpend shtepiak si Erion Veliaj). Mund ta vesh re lehte sa antipati gjenerojne, dhe kjo jo vetem per shkak te lehjeve hipokrite qe i krehin bishtin shefit per nje vend ne listat zgjedhore, por edhe te faktit qe keta akoma e kujtojne votuesin mesatar shqiptar nje lope qe mund ta mjelesh pareshtur duke i dhene te haje gazeta. Kjo lloj qasjeje e marre e gatshme nga manualet e inxhiniereve sociale eshte e peshtire, dhe duhet braktisur para zgjedhjeve te 2013. Nese jo, Rames do e shohim te shkruaje aktin e dyte te Kurbanit te tij. Socialistet nderkaq do jene duke u ngushelluar me retoriken brilante te shefit te tyre, nderkohe qe Saliu ne mandatin e trete do shqyeje ate c ka mbetur nga ky vend. Cfare turpi!

Ne fakt faj ka dhe Muci vete.

Ne fakt faj ka dhe Muci vete. E kuptoj qe eshte i lidhur me cunat e Mjaft-it qe nga kohet e protestave kunder Tosit, po kur e shef dreqi ta haje qe nuk e honeps njeri Vilajetin mjaft i dhate hapesire. Te pakten Edi vendin ne zemrat e njerezve e fitoj vete, tjeter gje ca beri me ate pushtet. Po Vilajetin nuk e duron dot njeri, as vete socialistet, ndersa keta kerkojne te na e vene perballe me zor.

Kam shume per te folur per

Kam shume per te folur per kete shkrimin e Vilajetit por po e le vetem me nje pikepyetje: KETA DUAN TA BEJNE SHQIPERINE SI DURRESI APO SI VLORA dhe mendojne se kjo eshte nje arsye per te votuar Ramen?????????????? Urime Berishes per 2013 se qeka mbyll ky muhabet...

p.s. une hy tek njerezit qe mendojne se e vetmja arsye pse PS eshte ne opozite prej 2005 eshte banda sorosiane... elektorati yne ne bindjet e mia anon majtas por fakti qe drejton koalicioni i PD tregon keqmenaxhim te se majtes dhe shoferete saj kane patente sorosiane... Nese Berisha siguron vertet nje privatizim te Albpetrolit me 850 apo 790 milione euro nisur nga strategjia e PS per te perdorur krizen ekonomike dhe renien e likuiditeteve ne treg kjo do te jete hera e pare qe PS do te qendroje ne opozite mbi 8 vjet ose me sakte aq kohe sa do e drejtohet nga kjo bande sorosiane e cila ne thelb eshte mediokre dhe e paafte, cdo gje eshte dezhavy si ne 2008... Na duhet Opozite, sinqerisht...

Kjo po qe eshte e pabesueshme

Kjo po qe eshte e pabesueshme qe Altin Goxhaj na mbanka veten per opozitare madje......Fakti qe Shoqeria Civile eshte ne kete gjendje te rrenuar sot eshte pasoje dhe e ketij tipit qe quhet Altin Goxhaj....Gjithesesi ky njeri sot nuk ka dhene akoma pergjigje publike dhe perpara organeve kompetente se ku i ka gjetur leket per te bere reklama me qindra mijera euro pas 21 janarit,qe sulmonte opoziten dhe kurresesi nuk tha nje fjale per 4 te vrare....Fakti qe sot eshte rritur dhe me shume borxhi publike i shqiperis eshte dhe nga fakti qe organizata fantzem sic i ka ky zoteria kane mare dhe vjedhur fonde nga ambasadat dhe nuk kane kryere punen dhe qellimi se perse i kane marre.....Personi i fundit qe u priste te komentoje opoziten eshte pikerisht ky Altin Goxhaj....Po turp a keni se jeni dhe burra me moshe .....

Lereni Goxhajn ne rruge te

Lereni Goxhajn ne rruge te vet se nje tas pershesh po han. Ky as nuk ka pushtet real ne PD e as nuk ka per te patur.

Vilajeti po, ai ka pushtet, eshte krahu i djathte i Rames.

une i kam dhene pergjigje

une i kam dhene pergjigje budalliqeve te ketij tipit pika pika qe i kane mbush mendjen se i paskam bere une spotet e post21 janarit megjithese kisha 2 vjet qe kisha dhene dorehqje nga levizja zgjohu, dhe i kisha dhene pergjigje edhe Albit mbi dakortesine se as nuk kam pasur, as nuk kam dhe as kam per te patur ndonjehere pushtet partiak pasi i perkas shoqerise civile dhe nuk synoj tjeter pushtet, por ju te Respublicas keni vendosur qe sa here une jap shpjegime mbi pretendimet e bazuara ne shpifje ndaj meje te mos i publikoni! Hajde moderim hajde;-) I PAANSHEM!

Te gjitha sa keni "llafosur"

Te gjitha sa keni "llafosur" me siper z.Veliaj,nuk ka asnji "zog gomarit"qe nuk do ti gjykonte si te arsyshme.Por problemi kyç eshte se si do te realizohen ato.Me "betejat" tuaja akademike,dhe cicerimat ne eter, nuk do te kini kurre shansin te na "embelsoni" me programin tuaj.Une shpresoja te shihnja edhe nje pike te gjashte,ose e para per nga rendesia,ku te na spjegoje se çfare do te behet per te bindur elektoratin.Se vetem me leksione akademike ju arrini te "bindni" vetem militantet tuaj,por jo masen e pa angazhur qe ndjehet e zhgenjyer nga ky rregjim rasputinesh qe sundon sot.Populli ka nevoje te shohe qe dikush po i del zot.Vetem ate here ai do te bindet e do te shkoje i sigurt drejt kutive te votimit.Por per te konkretizuar kete program ka nevoje per lider me toptha,tribune karizmatik qe dine te frymezojn njerezit,(siç permendni Obamen) e jo akademik katedrash.

Ndersa per apelin e pervojen e qeveris se kaluar socjaliste,sidomos ate Nano,ke nesur lojen fill me nje autogol.

Se fundmi nuk shoh ndonje mit te Berisha qe duhet rrezuar,perkundrazi Berisha eshte lideri me i rrenuar ne planet dhe per ta rrezuar ate nuk eshte ndonje nderrmarje e veshtire,mjafton vetem te" hidhn"i kollaret,te perveshni menget,dhe te uleni ne toke.Keto doja te lexoja z.Veliaj.Do te doja te dija edhe mendimin tuaj.Pershendetje!

Në qoftëse PS e ka zaptuar

Në qoftëse PS e ka zaptuar banda sorosiane po PD kush bandë e ka pushtuar

Po Altini (Goxhaj) pse nuk

Po Altini (Goxhaj) pse nuk hap nje blog per vete dhe te postoje cte doje aty.

E kam bere gati faqen online

E kam bere gati faqen online dhe quhet www.sorosleaks.al dhe po pres momentin qe ta bej publik;-) Momenti ka shume rendesi... eshte si puna e gjuetareve qe dine te gjuajne derra te eger... e ke degjuar besoj ate shprehjen kur del derri i bihet direkt dhe pa hezitim;-)... e di ti si gjuhet derri i eger nga gjuetaret profesioniste? Ta thom une: i zihet prite ne vendin e duhur, dhe pritet me durim per nje kohe te gjate deri sa ai te vi vete dhe pastaj bam ne balle;-)

Kete kam bere kaq vjet qe kur mafia sorosiane vendosi te zhdukte cdo gje qe kisha ndertuar duke pritur momentin e duhur ne vendin e duhur dhe me njerezit e duhur per te bere kimioterapine mediatike per demontimin e pisqolles sorosiane, mban mend ne 2006 me skandalin e fotove? uturaket ne tetor 2008? dosjerin sorosian ne nentor-dhjetor 2008? dosjerin sorosian te BESA janar-shkurt 2009? 15 marsin e lejeve te turpit ne 2009? maj-qershorin 2009? E mban mend si perfundoi rezultati i votimit ne 2009 eeee 0.89% ;-D

p.s. nuk kam mbrapa as Sorosin as Berishen as Meten dhe as kerken ne kimioterapine kunder kancerit sorosian, ndaj dhe po shfrytezoj nje hapesire mediatike de jure te lire per te shprehur pikepamjet e mia;-) Nese Respublica eshte e Juaja percaktojeni dhe jemi ok! Eshte faqe OJFje e financuar nga nje Fondacion Jofitimprures vetem per militantet e Rames???? Vertet???? Shkruajeni dhe jemi ok;-p

O Goxhaj se na u bere rrodhe

O Goxhaj se na u bere rrodhe o burre. Une, sic e shef qarte, jam nje nga kritiket me te medhenj ne kete blog te Rames and co.

Po mua nuk me behet vone fare per keto historite e Soros-it. Ato jane thjesht ceshtje mes teje dhe Veliajt, i kishe ti si fonde per shume kohe derisa erdhi nje dite qe i morren te tjeret dhe ty te iku mendja qe atehere.

Arsyeja pse une e te tjere ketu kundershtojme lidershipin e PS-se duket qarte, e ka te bej me natyren diktatoriale qe ata kane instaluar ne krye te partise. Kjo eshte ajo qe na shqeteson. Se jane bande soroiste, artiste, sportise etj etj as ndryshon asgje per ne.

Biles qe te jem i sinqerte, ti je aleati me i forte i Veliajt ne kete blog ne menyre indirekte. Pse do thuash ti? Po ti mendon se ka njeri qe te lexon ty ne kete faqe dhe fillon e mendon ndryshe??? Me perjashtim te militanteve me te verber te PD-se me thuaj nje njeri tjeter me te cilin ti ke pas nje debat normal ne kete blog. Te gjithe qe futen ketu e te shohin si shkruan si i cmendur, me shume gjasa mendojne se Veliaj duhet te jete i miri ne kete mesele.

Ernesto thote nje gje me mend me poshte. Veliaj eshte nga ata tipa qe per momentin i prish pune PS-se sepse gjeneron antipati te masa jo e verber e elektoratit. Me mire do ishte te mos fliste fare. Ti je ne te njejten pozite. Ti gjeneron antipati te kushdo tjeter pervec PD-isteve. Nqs do vertet qe Veliajt ti dale boja nxirr ndonjehere ndonje dokument si puna e shtepise qe nxorre para ca kohesh, po pastaj mbylle gojen e ik. Se ti o shok vetem te besh debat nuk di. Dhe njehere nqs nuk e lexove mire: NUK I BEHET VONE KUJT PER FONDET E FONDACIONIT SOROS!!!!

O albi, prandaj i krahasova

O albi, prandaj i krahasova te dy qe ne pergjigjen e pare qe i dhashe Goxhajt ne nje nga diskutimet e meparshme. Jane me shume te demshem se pozitiv per elektoratin gri e per gjithe Shqiperine

Po ama me vjen me shume keq per gjysherit e mij veteran qe pas shume vitesh ariten te kritikojne Enverin e qe e ndjejne PS ne gjakun e tyre qe votojne per keta plera( Rama e Veliaj) vetem se eshte Sala nga ana tjeter.

Keta nuk e kuptojne cfare demi i kane bere Partise Socialiste.

Tani P.S me ngjan si Milani i sivjetshem ku Malajt ( Thiago Silva) ia ka mare vendin Veliaj(Acerbi) dhe Nanos( Ibrahimovic) i ka mare vendin Rama( Pazzini)....

Ernesto njerezit pa influence

Ernesto njerezit pa influence nuk i bejne keq elektoratit gri;-) Sqaroje pak;-p I bej keq apo jo?;-))))))

Je i demshem se i ben njerzit

Je i demshem se i ben njerzit te votojne per Veliajin. Nuk je pa influence, thjesht arin rezultatin e kundert te asaj qe kerkon. Je nje Boomerang ;)

hahahahahahahahaha

hahahahahahahahaha

Olti askush nuk ka asnje

Olti askush nuk ka asnje dyshim sado minimal per militantizmin e Respublica-s dhe te shkruesve te saj. Ti dhe ndonje tjeter je thjesht socialist i zhgenjyer nga drejtimi i deshtuar i PS por kjo ste ben me pak militant. Ketu nuk gjen gjurme PD-je pervec ndonje NICK-u qe vjen zbavitet dhe ben ndonje qyfyre ketej. Une ketu nuk flas per te ndryshuar mendjen militanteve te PS (nuk funksionon keshtu) por vetem te paraqes argumenta se keta qe kane kapur PS dhe po e shkaterojne ate jane po ata qe shkaterruan shoqerine civile. Veliaj? Po me ngaterron se une nuk po merrem me ushtarin Veliajn por me komandarin Rama dhe ky eshte pjesa sorosiane e cila e ben te rendesishme argumentin soros per te kuptuar se cfare po ndodh ne PS dhe pse prej 7 vjetesh po perpeliqtet nga deshtimi ne deshtim! Sepse kjo eshte fryma sorosiane e nje bande qe kerkon te kape Shqiperine. Nuk qenka kjo e rendesishme???? Varet se si te funksionon truri.

Ajo teoria e lekeve te mia te soros qe paska marre Veliaj eshte ose perralle qe ti me trurin e nje femije 6 vjec e beson si femijet qe besojne plakun e vitit te ri, ose ti po shpif per qellimet qe ka nje shpifje. Une kam pas te tjera burime financiare dhe soros asnjehere nuk ka qene nje opsion qe paska ardh Veliaj dhe e paska marre.

Sa per antipati dhe simpati, as qe e ke idene se cdo te thote te kesh simpati publike dhe te kesh antipatine e 10 mije trushpelareve. Eshte dicka qe ja vlen seriozisht. Une kam 7 vjet qe mbroj konsumatoret dhe kjo ka sjelle nje mbeshtetje publike qe ti sje ne gjendje ta kuptosh se je thellesisht partizan i angazhuar politikisht dhe nuk e kupton kete fakt pasi per ju simpatia dhe antipatia jane kategori ngushtesisht politike dhe u mungon dimensioni social. Te konsidersoh angazhim ne debat perrallat dhe qyfyret qe bejme tek Respublica eshe nje nocion shume qesharak per debatin publik. Kur une marr pjese ne debate publike ne tv apo takime publike asgje nuk eshte e krahasueshme me keto qyfyret kendej.

p.s. Albi njoh disa ne PS por edhe MJAFT qe nuk e kane qejf Veline dhe kjo nuk i ben ata me te keqinj apo me te mire se ty, sepse jeni njesoj dhe acarimi yt me mua eshte ca i vjeter jo per keto shkaqe;-) mos u merzit, merre lehte;-)

Goxhaj, ti shkruan te Peshku

Goxhaj, ti shkruan te Peshku e nuk te honeps njeri. Shkruan ketu e nuk te honeps njeri. Te dyja faqet kane plot njerez te pavarur ne mendimet e tyre, thellesisht kritik te te dyja paleve. E megjithate askush nuk te honeps dot.

Llogarite beji vete, po per mendimin tim na ler ne te tjereve te flasim per Ramen and co, se ti me shume te prish pune se sa te ndreq.

hiqet si koment jo etik

hiqet si koment jo etik

Bravo Erion, njerez si ty, me

Bravo Erion, njerez si ty, me vullnetin tend per pune, i duhen ketij vendi. Mos e caj koken nga keta qe shkruajne komente lart e poshte, si avokati i kosumatorreve Altin Goxhaj, qe i ben fresk Berishes. Ju te tjeret, haters nga America, skeptike nga Shqiperia, bashibozuke te pushtetit dhe kritizere te kolltukut, pse s'e provoni vete opoziten, po beni derr-derr!?? Tipa si ju e kane shpene kete vend ketu ku eshte; vetem beni llafe e asnje pune e asnje perpjekje! Forca Z. Veliaj, fitorja ne 2013 eshte e jona!

Po pergjigjem ne emer te

Po pergjigjem ne emer te skeptikeve qe i thirre ne kauze: C fare te bejme qe te jemi ne nivelin e Veliajt, dmth opozitare prej verteti, te dalim te gjuhemi me tulla me policine nderkohe qe shefi pi kafe ne Sheraton? Kete e kam bere njehere me 21 Janar, por s kam per ta bere me sa te jem gjalle...Jo per Ramen te pakten..

O Erion nuk ka lezet te

O Erion nuk ka lezet te shkruash keshtu per veten;-p

ska munci qe kta njerez vetem

ska munci qe kta njerez vetem shajn neper komente. Si nuk ju rri goja e prapanica rehat. O Erion, bravo per zotin! Edhe ne ketu ne Fier te mbeshtesim ne rrugen tende ty dhe Partin Socialiste! nuk ka diskutim qe gjithmon do flasim ca horra e ca te pakenaqur, por thelbi esht qe duhet te bashkohemi per fitoren, te gjithe se bashku ta mundim cmendallakun e vicidolit!

Erioni ka dhene nje argument

Erioni ka dhene nje argument qe me pak fjale permblidhet "ne USA u be nje gare e forte brenda partise po kur ajo mbaron, te gjithe mbeshtesin kryetarin".

Ne i themi qe e ka gabim sepse ne Shqiperi nuk ka gara brenda partive (ai vete eshte prova e kesaj). E per rrjedhoje tere "kerkesa" e tij per te mbeshtetur Ramen verberisht bie qe me idene e pare.

Kunderpergjigja jote dhe e Bertit siper: "Bravo Erion, ju te tjeret jeni te poshter".

Seriozisht e keni ju apo keni ardh ketu per tu tallur edhe ju me Erionin tani???? Se vetem idete e tij nuk mbrojtet ketu.

1) Tenton te kopjoje Obamen

1) Tenton te kopjoje Obamen dhe ne fjalim, ciniket do te thone .....( fiks speech i Obames)

2) Obama ne zgjedhjet e kaluara kandidoje me Hilarin brenda partise dhe pastaj e zgjodhi sekretare te shtetit ndersa Bill eshte personi qe e ka mbeshtetur me shume.. Fatos Nano eshte jashte partie dhe Arben Malaj( per mendimin tim nje ekonomist i mirefillt, jo pallavrist me profesion si Veliaj eshte marginalizuar)

Me kete trend do te humben dhe zgjedhjet e ardhshme

Erion nese i do te miren partise socialiste me mire rri urte se ashtu do te fitojme me shume vota.

Mendoje se cfare reagimi negativ mer ne nje media me shumicen e lexuesve te majte nje shrim i joti... Lexo komentet shih sa jane negative dhe sa pozitive dhe pastaj do te kuptosh se sa te do elektorati i majte

Nese sheh pollet nuk mendoj se elektorati gri apo dhe ai i majte por i pakenaqur me ramen sic jam dhe une, ka ndonje qejf Veliaj e Shaleserat.

Klintoni eshte nder presidentet me popullor prandaj e i kerkohet mbeshtetja nga Obama

Si konkluzion Rama nuk di te bej kualicione dhe zgjedhje popullore, thjesht zgjedh sahanlepires te papelqyer edhe nga elektrati historik i partise socialiste qe te mbajne zerin e te majtes.

Po se di cfare kontributi jep, ne zgjedhjet e fundit ka mare 0.27% , eshte faktore me negativ se pozitiv per ardhjen e partise socialiste ne pushtet

Nese Berisha fiton edhe keto zgjedhje, Rama eshte perfundimisht lideri me i dobet qe ndonje parti shqipetare ka pasur. Te isha Berisha do te isha shume i lumtur te kisha kete kundershtar qe me jep shprese te fitoj edhe pasi kam vrare, vjedhur, rivrare dhe rivjedhur

Analize e qelluar dhe me ide

Analize e qelluar dhe me ide te qarta. I duhet marre iniciativa kundershtarit. I duhet treguar shqiptareve se ku po e çon vendin ky njeri qe po shet detin, mineralet, naften si t'i kishte mall te babait te tij nga Viçidoli. Kur kjo monster te jete larguar nga pushteti dhe ishalla edhe nga jeta, shqiptaret do te kene ngelur me gisht ne goje. Pa asnje pasuri kombetare, pa industri dhe ekonomi prodhuese dhe me nje borxh po aq te larte te prodhimit te brendshem kombetar sa edhe Greqia. Atehere do te pastrojne, (riciklojne) plehrat e botes edhe ne vendin e tyre, siç po bejne sot emigrantet shqiptare, por ne vend te huaj.

Padyshim qe shkrimi i Veliajt

Padyshim qe shkrimi i Veliajt funksionon mire tek masa e socialisteve. Dhe, pavaresisht ndryshimeve te gjithaneshme qe elektorati socialist shqiptar ka me ate demokrat amerikan, idealet socialpolitike dhe ato socialkulturore jane te njejta. Pasi te gjithe popull jemi dhe nga nje te vetme jete kemi - qofshin ne Amerike e kudo tjeter. Dhe nese ne popull individet jane te ndare ne te djathte e disa te tjere jane te majte - ky realitet nuk i percudnon idealet popullore. Ato rrezikohen vetem atehere kur elita qeverisese mendon kryesisht per vete dhe oborin e vet. Dhe Veliaj kesaj ideje-fryme perpiqet, mesa kuptoj, qe ti meshoje fort. Per te mos u zgjatur. Me mire te flasesh publikisht dhe paprere sic ben Veliaj e shume te tjere socialiste, qofte edhe duke mos arritur te vendosen plotesisht linja te qarta komunikimi me te gjithe zgjedhesit, sesa, te kerkosh kapitale gjithefarellojshe neper strehat e shumta vofnore te ngritura anekend vendit - me mundin dhe djersen e kastes qeverisese .

Per kedo qe e njeh Erionin

Per kedo qe e njeh Erionin nga afer e din se ai eshte nje njeri punetor dhe jo konfliktual! Te tjeret, pak nga xhelozia, pak nga inati i protestave te Majftit, vene epitete te paqena! Ai ka mbeshtetjen e te gjithe PS. Ne Durres gjithashtu ka vetem respekt per kete njeri! Bravo! Artikull i mrekullueshem! Dhe nje mesim i madh per fitoren e 2013

Erioni jo konfliktual????

Erioni jo konfliktual???? hahahahaha humori i radhes;-p

Qofsha gabuar, po sprova

Qofsha gabuar, po sprova ngjet si një stërmundim për t'i dhënë zemër kryetarit... që të zgjohet e të futet në lojë, të paktën. Fitorja pastaj, tjetër mesele.

Pa të keq, e me shumë dashamirësi: nëse vërtet i keni provuar të gjitha e puna është katandisur deri këtu, e mira e do që të kalohet në një etapë tjetër. Vendi ka vërtet nevojë për Opozitë, jo për poza.

Ej po pate shume komente

Ej po pate shume komente kundra rames dhe veliajt ju te respublikes qe nuk e publikoni timin ?

Apo nuk ju pelqen fakti qe shoku juaj Erion me shume humb vota sesa fiton. Nuk e do as elektorati i majte mendo gri

Nese ka njeri qe eshte

Nese ka njeri qe eshte percares, bosh ne mendime ose per ta thene me qart akoma s'ka fare mendime, intrigant, dhe anti socialist je ti Erion Veliaj. Prandaj leri brockullat dhe shitja atyre qe nuk te njohin se ne te PS ta kemi pare fytyren me kohe...............

vazhdojte mos kuptoje sepse

vazhdojte mos kuptoje sepse pjesa me e madhe e komentuesve ketu merren me profilin e erion veliaj dhe duket sikur as qe e kane marre mundimin te lexojne shkrimin..kur e hapa ne fillim shkrimin prisja te gjeja debat rreth tij dhe cka eshte permendur sepse pershtypjet personale te njerezve per veliajn personalisht dhe besoj edhe per shume lexues te tjere skane piken e interesit..mua me intereson te di cila eshte e verteta dhe cfare do te jene veprimet e ps madje dhe pd per mandatin e ardhshem..

Ti do te dish te

Ti do te dish te verteten?!... Po pikerisht e verteta u vret syte ketyre qe shajne Veliajn. Nuk guxojne te dalin me argumente kunder sugjerimeve te tij, pasi nuk kane as tru, dhe lehin dhe lehin pa pushim. I kane ngjare te zotit te tyre qe nuk le njeri pa pergojuar, share, mallkuar, shpifur... Si nje plake e keqe. Jane race e mallkuar. Mos u merr me ta dhe mos u çudit.

Lexoi argumentat me poshte se

Lexoi argumentat me poshte se mbase te hapin horizontin ....

Me fal po e ke gabim. Lexoji

Me fal po e ke gabim. Lexoji dhe njehere komentet qe nga fillimi. Ke plot qe jane marre me idete e artikullit, duke thene thjeshte fare se jane komplet te gabuara ose genjeshtra. Sic e kam thene me siper, si mund te besh paralelizma me situaten brenda partive ne USA kur ketu kryetaret vetem me gara nuk perballen.

Nqs njerezit kane kaluar ne etiketime personale ka ndodhur vetem pasi eshte provuar se Erioni genjen rendshem dhe pa pike skrupulli ne kete artikull. Ne fakt ata qe vine e mbrojne Erionin ketu e bejne duke u marre me ate si individ e duke thene fjali te tipit "Erioni eshte cun i mire, etj etj". Akoma nuk po shoh nje kunder-argument per kritikat qe i jane bere Erionit qe ne komentet e para.

Mua nuk me intereson shume ca eshte Erioni ne jeten e tij private, ta vleresojne miqte e tij. Po ne jeten e tij publike Erioni eshte genjeshtar dhe hipokrit ne qendrimet e tij dhe nje besnik i verber i kryetarit. Ta provosh kete me fakte nuk eshte sulm personal.

Po per cfare gare brenda

Po per cfare gare brenda partise e ka Erioni, per ata midis Maqos dh Rames ?

me aq sa kam ndjekur nga

me aq sa kam ndjekur nga politka gjithmone kam pare erion veliajn si nje nga te rinjte me aktive,qofte me mjaftin qe vertete ne ate kohe funskiononte vertete si nje opozite,madje me mire se opozoita reale qe ka qene, qofte me g99 dhe ps..eshte nje person qe ka bere vazhdimisht perpjekje te prekshme qe zeri i tij te degjohet dhe idete e tij te vihen ne zbatim vetem ne te mire te ketij vendi..dhe ska asnje dyshim(ndryshe nga crezulton nga kto komente)per kontributin e tij ne ps sepse eshte i pari ne cdo demostrate,ne cdo feste,ne cdo fjalim,ne cdo levizje,ne cdo rast nje nga figurat me aktive brenda kesaj partie..meriton mbeshtetje te plote sepse mbi te gjitha ehste pjese e rinise dhe ka dhene kaq shume e ka akoma me shume per te dhene ne politken shqiptare

shume fjale te verteta dhe

shume fjale te verteta dhe keshilla te shkelqyera ,venia ne zbatim duhet dhe fitorja eshte e sigurt

sh.b.a vertete nuk ka te

sh.b.a vertete nuk ka te njejten menyre qeverisje me ne megjithate ktu nuk flitet per menyra qeverisje por per parime demokracie ..kto jane ato qe keshillohen te ndiqen me te drejte ne rast se duam nje parti demokratike,nje shtet demokratik ,nje qeverisje demokratike..keshillat jane sh te qarta dhe shume te vlefshme ne realitetin tone politik dhe sidomos pika e peste ehste nje nga elementet me te rendesishem qe duhet vene ne zbatim per nje fitore te sigurt te zgjedhjeve

Se pari nuk mund te krahasosh

Se pari nuk mund te krahasosh Kazermat qe jane partite politike shqipetare ( asnje perfaqesues nuk zgjidhet me primare) me nje sistem qe zgjedh ne menyre te drejtperdrejt te zgjedhurit e vet

Se dyti nuk mund te krahasosh frymen perjashtuese te Rames me ate gjithperfshiresepershirese te Demokrateve Amerikan( rasti Hilari : u vendos sekretare shteti duke i dhene kapitalin politik qe i takonte)

Se treti ti digjosh keto mesazhe nga nje person i pompuar dhe i katapultuar ne PS, te renqeth mishin

te gjitha pika qe duhet te

te gjitha pika qe duhet te vihen ne zbatim,secila prej tyre garanton demokratizim brenda partie,angazhim per nje qeverisje me te mire ,transparence,mundesi per te gjithe votuesti per te kerkuar mennjehere te drejtat e tyre dhe mbajtjen e premtimeve te cilat jane te qarta dhe te kuptueshme..politike e paster dhe e drejtuar per individin dhe zgjedhjen e lire te tij gjate votimit..elemente progresive qe do te crrenjosin politikat e vjetra dhe premtimet elektorale qe besohen vetem nga militante dhe nga njeerz te mashtruar diten me diell

analize shume reale e

analize shume reale e situates politke dhe zgjidhjes qe duhet dhene dhe personalisht jam shume dakort me marrjen e shembujve nga vende te tjera qe e kan te kultivuar demokracine qe ne themelet e tyre e ku probleme si vjedhja e votes,mashtrime ne fondet per fushaten apo konkurrenca e padrejte ,e padenje nuk ekzistojne..te tilla ide dhe te tille njeerz i duhen mendimit politik shqiptar e duhen mbeshtetur...

Edhe une jam shume dakort por

Edhe une jam shume dakort por kam 3 pyetje

Pse deputet e partive nuk zgjidhen me primare ?

Pse listat per deputet jane te mbyllura dhe jo te hapura ?

Ku e sheh demokracine e drejtperdrejte qe eshte thelbi i asaj Amerikane ?

Ja pra pse ky person ashtu si dhe kryetari i vet nuk kane kredibilitet.

Pages
Add new comment