Përgjigje Arrës.gunge
Arra.gunge, që e lexon (e në ndonjë rast kontribuon në mënyrën e vet për) këtë website, kish bërë një koment shumë kritik në fund të shënimit të para tri ditëve me titull “Dy njoftime”, të nënshkruar nga unë. I referohej në mënyrë të veçantë një shkrimit tim të publikuar në gazetën Shqip (kërkoni artikullin me titull “Kam parë se si rrëmbyen një vajzë” në www.gazeta-shqip.com), dhe më denonconte mua si maskilist. Pse? Për frazën: Ish hera e parë në jetën time që mendova ndyrësisht, se “sa mirë që nuk kam bërë një vajzë”.
Më duket se ka një keqkuptim. Nuk ka arsye të ketë, por ja, që ka. Së pari, ndajfolja "ndyrësisht" bart një notë të fortë autokritike lidhur me frazën që aty për aty vijon, gjë që do të thotë se fraza nuk më ka shpëtuar. Përkundrazi, e kam vënë qëllimisht me atë ngarkesë maskiliste për të nënvizuar shock-un që përjetova. Mos po them që në të vërtetë, nuk e mendova? Jo, jo, në atë çast e mendova, nuk kam pse ta fsheh. Është një gjë që nuk e mendoj kurrë, por në atë moment e mendova. Nuk është dhe aq e pabesueshme, as e turpshme, që dikush të mendojë një gjepur në momentin e një tronditjeje të fortë; nuk është as e pakuptueshme kuturisja stilistike për ta theksuar këtë gjepur me synimin për të nxjerrë në pah situatën tronditëse. Të mendosh për një moment vetvrasjen, nuk do të thotë që nuk do jetën; të të kalojë në kokë për një moment një pulsion urrejtjeje, nuk do të thotë se ke lindur për të urryer. T'i dorëzohesh për një sekondë, a pak më gjatë, jo pa shkak, një trilli a tundimi "për t'ia bërë turinjtë përshesh M. Nanos", siç është rasti i Arrës.gunge, nuk do të thotë se ke lindur për të grushtuar turinj robsh. Etj, etj.
Shpresoj që ta kem evituar keqkuptimin e lindur. E nëse po, shpresoj që ta lexojnë këtë sqarim dhe vajzat e arrës.gunge, dhe vajzat e të gjithëve.
Comments
Mund te kete njerez qe ne
Mund te kete njerez qe ne situate te tille do te mendonin "Me mire mos te lindesh meshkuj". Gjithsesi, asnje nga keto nuk i jep zgjidhje problemit.
Pershendetje dhe respekte
Pershendetje dhe respekte z.Nano ! E prisja reagimin Tuaj,jo sepse do te trembeshit nga une s'e nuk bej pjese tek te fortit,por kembengula qe ne qofte se nuk do te hapej nje debat publik per maskilizmin shqiptar do t'a detyroja une ne nje menyre tjeter,nepermjet nje scoop-i mediatik,grushtit,por jo per t'ua bere pershesh.Megjithate paska patur nje menyre vetepermbajtjeje sic e keni cilesuar dhe ju vet,te cilen mund ta benit ,dhe te me falni,e kishit per detyre ta benit si opinionist i avangardes gazetareske."Varkar i mire eshte ai qe me drejtimin e velave ve ne levizje varken ne kohe bunace,por kur ka ere...".Ndergjegjesisht si une dhe vajza,vetem njeze kam,e kuptuam qe ekzalcioni kishte dale rrufeshem ne momente emocionale te forta,por dhe po aq fort u perjetua nga ana jone,sepse nuk ju kemi vleresuar si nje njeri i zakonshem ,i cili ka te drejten e tij te respektuar per t'u shprehur si t'i doje kokrra e qefit,por si opinionionist,po e cilesoj si opinionist,i cili ndikon ne plotesimin e formimin shoqeror me penen e tij.Ndersa une si arre gunge me fjale te vras me grushta nuk i bie as mizes,sepse e di,dhe e kam lexuar ne pergjigjet e personave te ndryshem ne pyetesorin tuaj intervistues se kur behen te forte te dobetit fizikisht.Edhe nje here po e cilesoj si perfundim,se shkaku i "kercenimit"ishte nevoja per ndezjen e nje debati te gjere per maskilizmin...Gjene mire qe e filluam inaugurimin e ristrukturimit te Respublica-s me nje debat...Mbase do te sherbeje,mbase...
Si nuk i lexoi kush tjeter
Si nuk i lexoi kush tjeter kete debat?!Do te thote qe jemi shoqeri maskiliste,dhe nuk kemi guximin t'i biem qofte edhe me fjale.Shkaku jeni Ju,pasoja jam une...Me kuptoni besoj,pasi une ndikova tek prinderit e mi...Kam pas lexuar nga Ju,sepse ndodhem me studime jashte kufijve,per "burqat",per "vokshi-zmin",etj dhe u cudita sa me siper,ndaj dhe u bera shjtyse per debatin,por ja qe nuk krijova dot "dallge",se per "cunam" nuk pretendoj...Mbase kur te perfundoj studimet do te kthehem,besoj po,dhe do te diskutojme me ndryshe,mbase dhe besoj ende...
për t'ia bërë turinjtë
<p>për t'ia bërë turinjtë përshesh M. Nanos", siç është rasti i Arrës.gunge, nuk do të thotë se ke lindur për të grushtuar turinj robsh. Etj, etj.</p>
Add new comment