Luksemburgu, fuqia më e madhe blerëse

Fuqinë më të madhe blerëse në Bashkimin Evropian e kanë qytetarët e Luksemburgut, 271 për qind në krahasim me mesatran e Unionit, ndërsa më të varfrit janë rumunët dhe bullgarët, me 46 e 44 përqind.
Gjermania me 118 për qind ndodhet në mesin e vendeve me fuqi të madhe blerëse në BE, kurse Italia e Spanja me 100 për qind zënë vendet në mesin e tabelës.
Ndarja në mes të të varfërve dhe të të pasurve nuk ka ndryshuar as gjatë krizës së fundit ekonomike. Ndihmë financiare, deri më tani, kanë kërkuar shtetet e jugut, si Greqia dhe Portugalia.
Fuqia blerëse e qytetarëve të tyre kap shifrën 90 për qind, përkatësisht 80 për qind të mesatares së BE-së.
Megjithatë, fuqia blerëse e Irlandës, e cila ka fituar miliarda euro kredi për të dalë nga kriza, mbetet 128 për qind.
Shifra është më e lartë se ajo e qytetarëve të Gjermanisë, vendit që aktualisht mban barrën kryesore për shpëtimin e euros.
Nisur nga kjo, ekspertët thonë se kriza e borxheve nuk ka të bëjë me pasurinë dhe varfërinë, porse është pasojë e politikave financiare dhe buxhetore të shteteve përkatëse.
Albanian Screen
Comments
Cfare idiotesie.. bashkojne
<p>Cfare idiotesie.. bashkojne ne total me blerjet e banoreve me blerjet e pafundme te turisteve ditor apo te konsumatoreve joluksemburgas ditor dhe i pjestojne me nr e banoreve te Lux. Dhe del kjo shifer idiote. Luxemburgu eshte nje nder pikat me forta te shopingut me vendet fqinje dhe natyrisht qe ka blerje me te shumta po ta krahasosh me nr e banoreve por kjo eshte llogari idiote se ska logjike</p>
Add new comment