Vrasës me pagesë për të eleminuar disidentët

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 17:18

Informacione se vrasës me pagesë nga Turqia synojnë të godasin akademikë turq, gazetarë dhe shkrimtarë në Gjermani, të cilët janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së  Partisë  së Rexhep Taip Erdogan) kanë trazuar politikën e brendshme në Turqi. Paralajmërimin e dha gjatë një konference shtypi në parlamentin turk, deputeti filokurd me origjinë armene Garo Pailan.

Ai i kërkoi qeverisë turke të ndërmarrë veprime dhe përsëriti  në një intervistë për në një intervistë me Deutsche Welle atë se informacionet janë të konfirmuara nga agjencitë e huaja të inteligjencës dhe të burime të sigurta.

Ka njerëz, sipas deputetit, të cilët kanë marrë kërcënime specifike, kryesisht në Gjermani dhe vende të tjera evropiane. "Ka disa emra në listë, por supozohet se lista do të hulumtohe" thotë ai. Shënjestër e vrasësve të  paguar nuk janë vetëm disidentët, por edhe pakicat të tilla si alevitët dhe armenët.

Yilmaz Kahraman nga Federata e Sindikatave Alevitë e Gjermanisë dhe tha se edhe organizata e tij është njoftuar nga disa burime se ekziston rreziku i rënies viktimë e sulmeve në Gjermani dhe Evropë dhe se Ministria Brendshme gjermane e siguroi atë se do të bëhen hetimet e duhura. Pas grushtit të dështuar të Turqisë në korrik 2016, mijëra njerëz, përfshirë akademikë dhe gazetarë, u detyruan të shkonin në Gjermani.

http://www.dw.com/el/%CF%80%CE%BB%CE%B7%CF%81%CF%89%CE%BC%CE%AD%CE%BD%CE...

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Sa vrasje ka kryer PKK qe ky filokurdi nuk i permend ? Deri tashti asnje vrasje e tille qe ky pretendon nuk ka ndodhur. Eshte duke rrahur uje ne hava

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.