Rasti Stepinac, një model i dobishëm për rivlerësimin dhe celebrimin e figurave të historisë së afërt

Postuar në 16 Shtator, 2017 13:19

Vatikani duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kishën ortodokse serbe lidhur me vlerësimin e figurës së kardinalit Alojzije Stepinac. Në një intervistë për revistën “Cord”, Nunci Apostolik i Vatikanit në Serbi, Luciano Suriani, ka vënë në dukje se për figurën dhe veprimtarinë e Stepinac, kreu i kishës katolike kroate gjatë regjimit të ustashëve në Luftën II Botërore, ekziston tanimë një gjykim i përbashkët i komisionit miks të krijuar mes përfaqësuesve të Vatikanit dhe Kishës Ortodokse Serbe. Në një komunikatë të përbashkët të muajit korrik, të dyja palët ranë dakord për të vlerësuar pozitivisht jetën dhe veprimtarinë e Stepinac në dritën e një njohjeje më të mirë historike të figurës së tij. Palët shprehën vlerësime për atë që kardinali arriti, pavarësisht vështirësive dhe pavarësisht se siç thuhet në komunikatë “ngjarjet, fjalimet, shkrimet, heshtjes dhe pozicionet e kardinalit mbeten objekt i interpretimeve të ndryshme”. 

Nunci Suriano ka theksuar kështu se dakordësia mbi figurën e Stepinac heq pengesën e fundit për shenjtërimin e kardinalit që ka vënë në një përballje diplomatike edhe Serbinë me Kroacinë. 

http://cordmagazine.com/interviews/cord-archbishop-luciano-suriani-apost...

Figura e tij është kontroversale dhe shenjtërimi është një hap në rishikimin e disa mesazheve të fituesve të LIIB. Jugosllavët e Titos e dënuan me burg Stepinac si bashkëpunëtor të fashizmit, një njeri që u shfaq krah Ante Paveliçit në një kohë terrori. Një pjesë e serbëve flasin madje për holokaustin e Vatikanit në Jasenovac, kampi i njohur i përqendrimit. Këtu vlen për t’u theksuar se ndjeshmëria historike ka hapur rrugën për një këqyrje të kujdesshme të figurës, një model që do të ishte mirë të ndiqej edhe në Shqipëri ku me një dorë u martirizuan 38 përfaqësues të klerit katolik me nderime shtetërore.

Sigurisht që është e tepërt të kërkosh seriozitet të tillë nga kopeja politike apo edhe ajo akademike e Tiranës, por në çdo rast, dokumentet dhe arkivat mund të konsultoheshin përpara se të celebroheshin figura që përfaqësojnë një kohë të caktuar, por edhe një pakicë fetare. Është emblematike sjellja tufëzuese e një pjese të shoqërisë dhe pritja me brohorima e Papës, ceremonitë e të tjera si këto, ndërkohë që historia jonë e afërt sugjeron të paktën diskrecion. Por ndaj modës ne nuk rezistojmë dot, edhe ngaqë duhet të jetë vërtet ekstazë të jesh shqiptar sipas këtij modeli. 

Më poshtë disa shkrime në ResPublica për çështjen Stepinac:

http://www.respublica.al/content/bashkëpunëtori-i-ustashëve-drejt-shpalljes-shenjt-nga-vatikani

http://www.respublica.al/2016/07/23/stepinac-i-pafajshëm-një-gjykatë-kroate-anullon-vendimin-e-vitit-1946

http://www.respublica.al/content/shenjtërimi-i-aloise-stepinac-presidenti-serb-dhe-kreu-i-kishës-kundërshtojnë-dhe-i-dërgojnë
http://www.respublica.al/2017/02/16/shenjtërimi-i-stepinac-nis-takimet-komisioni-katoliko-ortodoks
http://www.respublica.al/2016/07/27/çështja-“stepinac”-tensione-diplomatike-mes-serbisë-dhe-kroacisë
http://www.respublica.al/2017/07/27/drejt-kanonizimit

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.