Rendimenti fiskal, Rama vs. Berisha

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 18:21
Eduard Zaloshnja

Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Bankës Botërore për qarqet e jugut, Edi Rama deklaroi se “refoma kundër informalitetit ka dhënë disa rezultate, por ende mbetemi të pakënaqur”. Dhe në fakt, ka vërtet arsye të jetë i pakënaqur.

Një nga treguesit kryesorë të pakësimit të informalitetit në ekonomi është rritja e rendimentit fiskal të qeverisë – thënë më thjeshtë, e aftësisë së saj për të vjelë taksat e tatimet. Po të krahasojmë vitin e tretë të qeverisjes së Ramës me vitin e tretë të qeverisjes së Berishës, shohim se rendimenti fiskal në dy periudhat ka qenë i njëjtë.

Që krahasimi të ketë kuptim, duhen krahsuar taksa që nuk u janë ndryshuar përqindjet e aplikimit, dhe që të ardhurat prej tyre të llogariten si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (për të shmangur ndikimin në to të rritjes ekonomike dhe të inflacionit).

Dy taksa të tilla janë TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore/shëndetsore, të cilat sigurojnë mbi gjysmën e të ardhurave shtetërore. Një nivel i lartë i të ardhurave nga taksa e parë tregon se shumica e mallrave qarkullojnë me fatura reale, ndërsa niveli i lartë i së dytës tregon se shumica e punonjësve janë të regjistruar dhe se pagat e tyre raportohen afër realitetit.

Në 6-mujorin e parë të 2016-ës, të ardhurat nga TVSH-ja ishin sa 8.7% e PBB-së, ndërsa në 6-mujorin e parë të 2008-ës ishin sa 9.6% e PBB-së. Ndryshe mund të themi se të ardhurat nga TVSH-ja do të kishin qenë rreth 60 milionë dollrarë më shumë në 6-mujorin e parë, nëse rendimenti fiskal i kësaj takse do të kishte qenë në nivelin e 2008-ës.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore/shëndetsore ishin sa 5.3% e PBB-së në 6-mujorin e parë të 2016-ës, krahasur me 4.4% të PBBsë që ishin në të njëjtin 6-mujor të 2008-ës. Ndryshe mund të themi se të ardhurat nga sigurimet shoqërore/shëndetsore do të kishin qenë rreth 60 milionë dollrarë më pak në 6-mujorin e parë, nëse rendimenti fiskal i kësaj takse do të kishte qenë në nivelin e 2008-ës.

Nëse i kombinojmë të ardhurat nga të dyja burimet, shohim se rendimenti fiskal i tyre është i njëjtë – 14% e PBB-së.  Po ndërkohë që rendimenti fiskal i qeverisë Rama ishte njësoj me atë të qeverisë Berisha (në vitin e tretë të qeverisjes), ato ndryshojnë për sa u përket shpenzimeve.

Qeveria Rama e mbylli 6 mujorin e parë të këtij viti me suficit buxhetor. Të ardhurat ishin sa 27.5% e PBB-së, ndërsa shenzimet ishin më të ulta – sa 25.3% e PBB-së.

Nga ana tjetër, qeveria Berisha e mbylli 6 mujorin e parë të 2008-ës me deficit buxhetor. Të ardhurat ishin sa 26.4% e PBB-së, ndërsa shenzimet ishin më të larta – sa 26.9% e PBB-së. Dhe problemi me qeverinë Berisha ishte se, nga viti në vit, e uli rendimentin në vjeljen e të ardhurave (24.1% e PBB-së kur mbaroi mandatin), ndërkohë që i rriti shpenzimet (të deklaruara e të padeklaruara).  Gjë që ndikoi për ndërhyrjen emergjemte të FMN-së më 2013, me një kredi të butë 400 milionë dollarëshe…

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Nuk e kuptova shkrimin se ishte shumë teknik. Por ka një ndryshim midis rendimentit të rilindjes, që taksat i ka shpërdoruar, dhe rendimentit të Saliut, që bëri edhe punë të rëndësishme përveç shpërdorimeve.

Submitted by Doktor Beni (not verified) on

I nderuar analist Zaloshnja.

Sikur eshte rritur kufiri i sigurimeve shendetesore, nga 97030 leke qe ishte paga maksimale me te cilen llogariteshin, tani nuk ka limit. Gje e cila sjell direkt me shume te ardhura nga kontributet e sigurimeve shendetesore.

Si arrite ne konkluzionin qe nuk ka ndryshuar kjo lloj "takse" me kohen e Berishes???

Submitted by statisticien (not verified) on

doktor beni, rritja e te ardhurave nga sigurimet shoqerore e shendetsore ka ardhur kryesisht prej regjistrimit te 100 mije punonjesve qe dikur punonin ne te zeze, e jo prej 1 mije punonjesve me rroga mbi 1 milion leke...

Submitted by doktor beni (not verified) on

I nderuar analisti Zaloshnja.

Shifra 1000 te punesuar me rroga mbi 1 milione (te vjetra) me duket shume jashte realitetit. E ke nxjerr me ndonje sondazh nga ato te tuat kete shifren apo ka ndonje burim tjeter. Bankers petrolium sa per reference ka rreth 570 te punesuar, ku paga mesatare per shqiptaret eshte 1200 EUR ne muaj dhe per te huajt eshte rreth 35 mije ne EUR mesatarisht.

Gjithsesi heres tjeter te pakten te jesh i sakte tek premisat, se per arsyetimin llogjik qe ndjek jemi mesuar me xhevahiret qe nxirrni.

Submitted by Stasticien (not verified) on

Ti qenke doktor berisha, jo doktor beni... Nuk ia vleke t merresh me ty, se qytetari yt dixhital m quan mua zaloshnja, i cili na ka nxjerre ketu ramen njesoj me ty dr berisha, qe hape gropen m te madhe fiskale t shqiperise

Submitted by Doktor Beni (not verified) on

I nderuar Zaloshnja,

Ky eshte problemi qe Rama po te krahasohet me Berishen, eshte dhe me keq se Berisha (Berisha mut ka qene). Dhe jo njesoj ose dicka me mire sic e nxjerr Zaloshnja.

Pershendetje, i dashur militant.

Submitted by statisticien (not verified) on

Ti na qenke Ben Blushi, more i uruar, si nuk me shkoi mendja (doktor beni...) A ke shitur shume LIBRA more Ben?

Submitted by Albi_I (not verified) on

Te ardhurat shtese qe mund te jene siguruar nga ato pak pak para qe paguhen per punetoret ne te zeze, shpesh jane hequr nga te ardhura te tjera qe mblidheshin nga taksat. Kjo ishte gjithe loja e lobimit mbi fasonet qe u krye gjate dy viteve te shkuara.

Ne Tirana ka plot e perplot njerez qe kane te ardhura me mbi 1 milion, dhe jane keta, e jo punonjesit me pagesa minimale qe mbajne buxhetin. E mbi keto taksat jane rritur. Qe nuk jane rritur te ardhurat ose tregon qe kemi kaluar piken maksimale te kurbes Laffer, ose qe ka plas evazioni. Whatever fancies you.

Submitted by statisticien (not verified) on

Nuk e kuptoj pse zalo e ka bere krahasimin me vitin me te mire te berishes. Ta bente me vitin kur ia dorzoi zyren rames, kur sic thote vete zalo, rendimenti fiskal i pergjithshem ishte vetem 24 perqind e PBB. E pastaj ta shihte zalo dhe ju berishiste e blushiste se si dilte llogaria

Submitted by une them (not verified) on

Zaloshnja calon thelle ne kete analize, pasi i ben krahasimet te izoluara nga trendi i statistikave qe ka marre parasysh.
Se pari, duhet te shohim se ku e ka mare Berisha e ku e ka mare Rama mbledhjen e TVSH, dhe me pas sheh nese eshte rritur apo ulur evazioni.
Te njejten gje duhet te shohim edhe tek te dhenat per sigurimet shoqerore. Pra, nese Rama i ka mare ne vleren 5% dhe e ka cuar 5.3%, nderkohe qe Berisha e ka mare ne shkallen 4.4% dhe aty e ka lene, atehere mund te besh argumentin qe ben Zaloshnja. Por nese themi Berisha e ka mare tek 4% dhe e ka cuar tek 4.4%, dhe nese Rama e ka mare tek 5%, i bie qe informalitetit qenka luftuar shume here me shume nga Berisha sesa Rama.
Une druaj qe Zaloshnja nuk ka deshire ta analizoje ne menyre objektive kete situate, pasi i bie qe Rama del i humbur ne luften kunder informalitetit, sikurse dhe ne menyren e investimeve (te cilat humbasin cdo vlere te suficitit te pretenduar).

Submitted by Statisticien (not verified) on

Nuk e kuptoj pse zalo e ka bere krahasimin me vitin me te mire te berishes. Ta bente me vitin kur ia dorzoi zyren rames, kur sic thote vete zalo, rendimenti fiskal i pergjithshem ishte vetem 24 perqind e PBB. E pastaj ta shihte zalo dhe ju berishiste e blushiste se si dilte llogaria

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.