politika fiskale
Beteja e taksave, SHBA – Britani vs Gjermani
Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundi për atë që e cilëson Beteja e Taksave dhe përgatitjet e Gjermanisë për të. Fjala është për rakordimin mes SHBA dhe Britanisë së Madhe për të ndryshuar taksën e korporatës drejt niveleve 10-15%, duke vënë në diskutim strukturën aktuale ndërkombëare të taksimit. Britania paralajmëron ulje të taksave të veta për ta kthyer vendin në “parajsë fiskale”, ndërkohë që presidenti amerikan Trump ka bërë të ditur se ndaj Gjermanisë dhe Japonisë, dy vende me të cilat SHBA ka deficit konstant, do të nisë luftën e monedhës.
Rendimenti fiskal, Rama vs. Berisha
Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Bankës Botërore për qarqet e jugut, Edi Rama deklaroi se “refoma kundër informalitetit ka dhënë disa rezultate, por ende mbetemi të pakënaqur”. Dhe në fakt, ka vërtet arsye të jetë i pakënaqur.
Një nga treguesit kryesorë të pakësimit të informalitetit në ekonomi është rritja e rendimentit fiskal të qeverisë – thënë më thjeshtë, e aftësisë së saj për të vjelë taksat e tatimet. Po të krahasojmë vitin e tretë të qeverisjes së Ramës me vitin e tretë të qeverisjes së Berishës, shohim se rendimenti fiskal në dy periudhat ka qenë i njëjtë.
Opozita më e rëndësishme: Ekonomia
Dardha e ka bishtin mbrapa dhe këtë po e provon qeverisja e majtë si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal. Ndryshe nga sa premtoi në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato vendore, qeverisja e majtë ka ndjekur një politikë fiskale që ka çuar në rritjen e kostove të jetesës për qytetarët. Pa analizuar shkaqet që orientuan votën majtas, elektorati pak u fokusua te programi ekonomik i Partisë Socialiste dhe i LSI-së, që gjithsesi u përfshinë në ato stimujt që justifikonin prirjen majtas. Dhe kjo për disa arsye:
Bashkoj o shokë...kundër informalitetit...Kënga e një beteje të humbur
Edhe informaliteti kaq e pati si kauzë: rezultatet e aksioneve represive të qeverisë nuk janë optimiste. Për muajin tetor nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, rezulton se qeveria arkëtoi 31.6 miliardë lekë të ardhura, 4.5 miliardë lekë më pak se sa plani i rishikuar i këtij muaji që qe 36.2 miliardë lekë.
Qeveria nuk i ka ulur pagat! Është më keq se kaq
Qeverisë i ka ngelur Qeverisja në dorë. Të dhënat më të fundit të INSTAT thjesht konfirmojnë këtë. Që të mos ngatërrojmë mollët me dardhët. Qeveria nuk i ka ulur pagat. Ajo thjesht e ka mbajtur nivelin e tyre pa ndryshuar. Dhe nuk i ka axhustuar ato me inflacionin. Domethënë, ai që merrte një rrogë 50.000 lekë, vazhdon të marrë rrogë 50.000 lekë. Nuk është se merr në dorë më pak, të themi 48.500 lekë. Ajo që ka ndodhur është më keq se kjo, sepse është më e thellë, më e pandreqshme dhe do të vazhdojë më afatgjatë.
Kriza, pasojë e politikës fiskale së qeverisë
Ekonomia është tema kryesore që përcakton edhe ecurinë e qeverisjes aktuale. Ekzekutivi i tanishëm ka paralajmëruar disa masa të forta që synojnë uljen e evazionit dhe informalitetit. Aksioni është karahasuar nga ministri Arben Ahmetaj me aksionin e energjisë, që ktheu në binarë një sektor të tërë. Mbetet e paqartë nëse kjo nismë do të ketë efek apo jo, sikurse mbetet e paqartë nëse qeveria ka ndërmend të rishikojë politikën fiskale apo jo. Kjo kërkesë shtrohet nga disa ekspertë, por edhe nga opozita.
Të paaftë dhe gënjeshtarë. Kthehet tatimi për rrogat nën 30 mijë lekë
“Monitor” raporton se qeveria ka shpërndarë një variant për tatimin mbi të ardhurat për paketën fiskale 2016. Sipas revistës në fjalë, projekti, ashtu siç paraqitet nga shifrat, përmbys përfundimisht qasjen “e majtë” që kjo qeveri pretendoi se ndoqi me ardhjen në pushtet. Ku konsiston ndryshimi? Ja propozimi:
“Baza tatimore vjetore Norma tatimore
Pagat 0 – 180,000 5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 13%