"Kryeministri duhet të shkojë në Greqi. Spektaklet boshe nuk vlejnë”
Ish – ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, për një kohë të gjatë funksionar i Partisë Socialiste, thotë në një opinion për gazetën “Panorama” se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të vizitojë vendin fqinj.
“Por është shumë keq që kemi bërë hapa prapa me Greqinë mike e fqinje, me një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Jemi mbërthyer në diskutimin e 3-4 problemeve që nuk po i fusim në rrugën e zgjidhjes. Po mbesim në vend sepse nuk po gjejmë gjuhën e dialogut, ndërkohë po i mëshojmë gjuhës së demagogjisë”, shkruan Zeneli.
Nuk mungojnë kritikat ndaj kryeministrit shqiptar që është vënë në krye të një fushate absurde mediatike, ku përflitet dinjiteti, reciprociteti e historia. Të gjitha pa ndonjë dobi sa kohë problemet e vërteta qëndrojnë pa u trajtuar.
“Asgjë nuk është vënë në rrugën e zgjidhjes. Përvec cështjes së toponimeve me çertifikatat, për çështjet e tjera shumë të rëndësishme nuk është bërë asgjë, ndonëse flitet shumë për takime premtuese, për delegacione negociatorësh.
I duhet dhënë fund konfuzionit në qëndrime e deklarime. Problemeve u duhet dhënë zgjidhje në kohën e duhur me mirëkuptimin e duhur. E kjo bëhet me seriozitet dhe jo me spektakle boshe! Kështu si po ecën politika, këtu e në Greqi, po ftoh marrëdhëniet mes dy vendeve. Është vërtet shqetësuese që sot në marrëdhëniet midis dy vendeve, kanë arritur në këtë pikë, saqë mungon besimi te njëri tjetri. Kjo nuk është aspak e mirë! Pa rindërtimin e këtij besimi nuk do të mund të ecim përpara. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të shkojë në Greqi (madje tepër i vonuar) t’i shohë me një vështrim shumë më të gjerë e më shumë përgjegjësi marrëdhëniet me Greqinë. Pa asnjë hezitim, pa u influencuar majtas e djathtas, të takohet me kryeministri Cipras e të bisedojnë hapur me përgjegjshmëri dhe besueshmëri, me një axhendë të qartë problemesh, me një vizion të qartë europianist. Dhe, duke mos pritur që zgjidhjet do të jenë të çastit në tavolinë, ky ngërç duhet kapërcyer sa më parë”, shkruan Zeneli.
Comments
Hej c'na gjeti
Puna eshte se nuk eshte dakord Erdogani, or Bashkim. Edvini e ka ngrene corben turke me kohe.
E ka ngrene po do i dali e
E ka ngrene po do i dali e hidhur, shume dobet sot ne parlament.Filloi duke kruajtur vesh e sy, se nuk po dinte me si te sillej per balle Dules. Definitivisht e humbi debatin...
Add new comment