bashkim zeneli
"Kryeministri duhet të shkojë në Greqi. Spektaklet boshe nuk vlejnë”
Ish – ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, për një kohë të gjatë funksionar i Partisë Socialiste, thotë në një opinion për gazetën “Panorama” se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të vizitojë vendin fqinj.
“Por është shumë keq që kemi bërë hapa prapa me Greqinë mike e fqinje, me një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Jemi mbërthyer në diskutimin e 3-4 problemeve që nuk po i fusim në rrugën e zgjidhjes. Po mbesim në vend sepse nuk po gjejmë gjuhën e dialogut, ndërkohë po i mëshojmë gjuhës së demagogjisë”, shkruan Zeneli.
Europa fillon te shtëpia jote
Kancelari legjendar gjerman, Helmut Kohl, tashmë në prag të 87-ave ka nxjerrë në qarkullim një tjetër libër me vlera shumë të mëdha: “Me shqetësimin për Europën, një apel”. I ndodhur në Gjermani, e mora dhe të 120 faqet e tij i lexova pa i ndarë. Europa, problemet dhe vështirësitë e saj, sfidat, përpjekjet e mëdha në dekada, besimi në të ardhmen, nevoja e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, lufta kundër tendencave nacionaliste, janë çështje që kancelari i shtron me vizion të qartë e me besim për të ardhmen tonë të përbashkët.