Rishkrim i historisë së qytetërimit kinez: Egjipti dhe Greqia e Lashtë, dy kontribues origjinalë

Postuar në 14 Tetor, 2016 23:43

Kina po hedh disa hapa që mund të ndryshojnë historinë e saj ashtu siç e njohim. Disa javë më parë, një shkrim në “Foreign Policy”, bënte të qartë një qasje krejt të beftë për atë që është mësuar të bashkojë Kinën me diçka shumë të lashtë dhe me qytetërim origjinal. Në një shkrim të gjatë revista e njohur i bënte jehonë tezës së gjeokimistit Sun Weidong, “një shkencëtar i shumëdekoruar”, sipas të cilit zhvillimet qytetërimore në Kinën e lashtë burojnë nga Egjipti, apo nga emigrantë egjiptianë. Nga disa matje radiometrike që Sun kreu në vitet ’90, rezultoi se përbërja e mjeteve të kohës së Bronzit në Kinë kishte i njëjtë me ato të gjetura në Egjiptin e Lashtë. Ky ishte një zbulim që hidhte poshtë tezën se bronzi dhe punimet e tij kanë hyrë në Kinë nga Rruga e Mëndafshit. Sun thotë se ato kanë hyrë nga deti, përmes një popullsie të quajtur Hyksos nga Azia Perëndimore, që sunduan në pjesë të Egjiptit në shekujt 17 – 16 p.e.s.(http://foreignpolicy.com/2016/09/02/did-chinese-civilization-come-from-ancient-egypt-archeological-debate-at-heart-of-china-national-identity/).

Por kjo nuk mbaron këtu, pasi studiuesit kinezë po njohin kontributin e qytetërimit perëndimor antik, ose më saktë të atij mesdhetar edhe në një drejtim tjetër. Konkretisht, arkeologët kinezë hedhin hipotezën se ushtarët prej terrakote të gjetur në varrin e Perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, janë realizuar nga grekë, ose janë huazuar në stil dhe teknikë prej Greqisë së lashtë. Arkeologu Li Xiuzhen deklaron për BBC se kjo është shenjë e kontakteve të hershme mes Kinës dhe Perëndimit përpara Rrugës së Mëndafshit, që duket se thjesht erdhi si nevojë e këtij zgjerimi.

Gjurmë ADN-je në provincën Xinjiang provojnë ekzistencën e europianëve që kanë jetuar dhe vdekur aty, diçka që mbështet tezën e një kontributi në arkitekturë dhe skultpurë. Një tjetër arsye që jepet është se në Kinë nuk ka patur një traditë të statujave në madhësinë e njeriut, përpara se të ndërtohej varri i Qin Shi Huang, çka konfirmon një ndryshim radikal në aftësi dhe teknikë. Ndikimi lidhet me fushatën e Aleksandrit të Madh në shekullin e katërt p.e.s., që la pas kolonë, apo udhëtarë e artistë me formim nga kultura helene(http://www.bbc.com/news/world-asia-china-37624943?ocid=socialflow_facebook&ns_mchannel=social&ns_campaign=bbcnews&ns_source=facebook). 

Comments

Submitted by njoni (not verified) on

Teze e pa-faktuar! Pra thjesht nje hipoteze!

Submitted by Kiara (not verified) on

Ha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.