Vdekja e Ardit Gjoklajt/Taulant Balla: “Duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë...”

Postuar në 13 Tetor, 2016 00:41

Vdekja e Ardit Gjoklajt, që ka mbërthyer mirë Erjon Veliajn pas një akuze që kërkon përgjegjësi, djeg shumë. Djeg edhe për këtë pushtet që shfaqet arrogant dhe i sigurtë, sepse vdekja e djalit, nëse provohet se është ashtu sië është raportuar në media, pra vdekje për shkak të sigurisë së munguar në punë në Landfillin e Sharrës, do të cenojë imazhin e Veliajt rëndë. E bashkë me vdekjen tjetër të Myrvete Dukës, për të cilën nuk flet kush, mund të thuhet se do të çvirgjërojë këtë koalicion me dy krime. Nuk ka përkufizim tjetër në këtë rast.

Situata është delikate dhe një rrugë shpëtimi po kërkohet në prokurori, e cila do të duhet të formulojë një akuzë. Dhe se çfarë po mendohet për t’ia arritur kësaj, e ka përcjellë Taulant Balla, i cili në një replikë me Ben Blushin për këtë çështje, ndër të tjera shkruan:

“...Së pari, akoma nuk e dimë; duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë nga duar të zeza për ta zhdukur viktimën e tyre në malin e mbeturinave. Por le ta marrim për momentin se është kështu siç thonë Beni, Saliu, Luli dhe shokët e tyre...”.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por me Sharrën, Veliajt i rëndon në karrierë një ngjarje që minimalisht i mungon transparenca. Dhe le të jemi të sinqertë: Nëse Veliaj nuk do të ndjente një përgjegjësi për neglizhëncën që është bërë në sigurinë e kushteve të punës, nuk do të kishte qëndruar pa folur, as do të thoshte se “ia lëmë prokurorisë të thotë fjalën e saj”. Pasi ky është kryetari i Bashkisë që organizoi protestë kundër gjykatës administrative. Gjithsesi ky “kanat imagjinate” që hap Balla është jo dhe aq i pafajshëm. 

 

http://www.gazetatema.net/web/2016/10/12/i-fejuari-dixhital-i-lulit/

Comments

Submitted by Uliksi (not verified) on

Sa here qe te hape gojen ky copa e injorantit, shoqerojeni me kete foton qe rrezaton gjithe idiotesine e Taos qe deri para pak vitesh bente 3 ore me gomar per te zbritur ne Librazhd e sot kerkon te beje ligjin ne kryeqytet dhe parlament duke lehur dhe vjelle mut sa here qe i lepin bythen Rames.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.