ardit gjoklaj
Pyetje pa përgjigje edhe më 2019
Videoja është përgatitur nga Organizata Politike:
Kërcënon se do "qërohen nga Tirana" fallsifikatorët e biletave, por nuk foli për Ardit Gjoklajn dhe Mirvete Dukën
Policia e Shtetit, ka arrestuar sot me kërkesë të Prokurorisë disa shtetas që ishin përfshirë në fallsifikim të biletave të shërbimit të transportit publik. Është një krim ekonomik që mund të pritet për vetë mënyrën sesi është ndërtuar skema e faturimit dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. I jashtëzakonshëm, ose më mirë fare i pavend është reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk dihet se çfarë e shtyn në qëndrime si ky.
“Kush provohet fajtor qërohet nga Tirana”-, shkruan Veliaj në tuiter.
Video/Studentët - Veliajt: Propaganda juaj nuk mbulon vrasjen e Ardit Gjoklajt
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka qenë sot në Qytetin Studenti për të folur për kushtet e konvikteve. Mirëpo disa studentë të pranishëm i janë kthyer z. Veliaj duke e akuzuar rëndë. Më poshtë video:
Një tjetër provë se Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfillin e Sharrës
Përkundër pretendimeve të punonjësve të firmës kontraktore nga Bashkia e Tiranës në landfillin e Sharrës se 17 vjeçari Ardi Gjoklaj nuk ishte parë në landfill natën e 7 gushtit prokuroria e Tiranës siguron edhe një provë tjetër të rëndësishme që hedh poshtë variantin e punonjësve të landfillit.
“Mund të ndodhte kudo...”, një frazë që i bashkon këta të dy
Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story” ku ka folur për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Ja çfarë thotë Veliaj:
“Mund të ndodhte kudo...Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme...Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.
Vdekja e Ardit Gjoklajt/Taulant Balla: “Duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë...”
Vdekja e Ardit Gjoklajt, që ka mbërthyer mirë Erjon Veliajn pas një akuze që kërkon përgjegjësi, djeg shumë. Djeg edhe për këtë pushtet që shfaqet arrogant dhe i sigurtë, sepse vdekja e djalit, nëse provohet se është ashtu sië është raportuar në media, pra vdekje për shkak të sigurisë së munguar në punë në Landfillin e Sharrës, do të cenojë imazhin e Veliajt rëndë. E bashkë me vdekjen tjetër të Myrvete Dukës, për të cilën nuk flet kush, mund të thuhet se do të çvirgjërojë këtë koalicion me dy krime. Nuk ka përkufizim tjetër në këtë rast.