Kryeministria mbulon me heshtje vizitën e zyrtarit amerikan për çështjet e trafikut të Drogës

Postuar në 26 Shtator, 2016 19:06

Sot u bë e ditur në media se dje në mbrëmje në kryeministri ka qenë për një takim me kreun e qeverisë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe Aleksander A. Arvisu. Në të kanë marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Duhet thënë se zyra e Kryeministrisë nuk e ka përcjellë për mediat takimin në të cilin bie në sy prezenca e pasuesve të Edi Ramës, por edhe Arvizusë, dikur ambasador në Tiranë dhe aktualisht me detyrë, zv.ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Drogës. Më faqen e Departamentit të Shtetit thuhet se në këtë detyrë Arvizu drejton programet për Afrikën dhe Lindjen e Mesme si dhe mbulon programin për Partnershipin dhe Ndihmën për çështjet e Drejtësisë Penale që lidhen me aktivitetet e drogës.

Prezencën e tij në Tiranë e ka përcjellë zyrtarisht kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili ka patur një takim me Arvizu. Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Kuvendit, në takim “u bisedua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Pra asgjë konkrete nuk sqarohet.

Disa vërejtje mund të bëhen gjithsesi: e para se Shqipëria ka kohë që po hynë në listën kryesore të vendeve prodhuese dhe trafikuese të hashashit. Këtu po flasim për një ekonomi informale me përmasa territoriale nacionale.

Së dyti, vizita erdhi ndërkohë që ambasadori amerikan Lu, ka mbajtur heshtjen për dukurinë e drogës për të cilën foli vetëm dy ditë para se Arvizu të ishte në Tiranë. Dhe në këtë kuadër nuk ka sesi të mos bjerë në sy mungesa e ministrit të Brendshëm në çdo takim, gjithnjë nëse ajo që na thotë zyra e Ilir Metës, pra se është folur për ligjin, reformën dhe drogën, është e vërtetë. Përndryshe diçka tjetër mbahet e fshehtë nga publiku.

Së fundmi, mund të jetë rastësi, por kjo është një vizitë shumë e afërt me mbërritjen në Tiranë të grupit të muxhahedinëve iranianë. 

Comments

Submitted by Made in USA (not verified) on

Lali Arvizu, ka ardhur si ZEVENDESMINISTER I PUNEVE TE JASHTEME TE AMERIKES, dhe jo perfaqesues i ndonje OJQ-je te tipit Liri e Sali Berisha.
Jo te gjitha gjerat, duhet t'i opinioni publik, mediat dhe Saliu me Lulin.

Submitted by DY (not verified) on

Po si s'na u nda ky OMGJ-ja !
Sa per sqarim, sekretari i shtetit ne USA eshte ekuivalent me ministrin tek ne apo ne Europe. Ky eshte ndihmes-zevendes sekretar, ose thene ndryshe , ndihmes zevendes minister. me fjale te tjera, si pune drejtor drejtorie ne ministri.
E cuditshmja eshte se Departamenti i Shtetit ne SHBA thote se ky drejton programet për Afrikën dhe Lindjen e Mesme si dhe mbulon programin për Partnershipin dhe Ndihmën për çështjet e Drejtësisë Penale që lidhen me aktivitetet e drogës.

Tani, Shqiperia nuk eshte as ne Afrike e as ne Lindjen e Mesme.
Me qe mbulon ceshtjet qe lidhen me drejtesine Penale dhe aktivitet e droges, pse nuk u takua me Ministrin e Drejtesise dhe Ministrin e Rendit apo qofte edhe me kryetarin e KLD-se dhe shefin e Antidroges por me kryetarin e bashkise se Tiranes dhe me nje perfaqesues puro partiak e pa asnje funksion shteteror si Balla ?

Po me Meten pse u takua, apo per kortezi se jane miq qe nga koha kur ai ishte zevendesi i Burrit te Shtetit. ( ne fakt ishte meta zanafilla e asaj qe solli thenien e tij proverbiale ) C'lidhje ka kryetari i Kuvendit me aktivitetet e droges dhe drejtesine penale ?

Submitted by Dy per tre (not verified) on

Ky DY per tre-ja, si portavoce i OJQ-se se SHQUP-it, ka bere avokati te trashe, shume te trashe, alla tip Babruje e Paskuqani, per nje nivel me shkolle "nate plepash" private.
Ofendim per lexuesit e ResPublikes se nderuar.
Por, rregulli eshte rregull, duhet te botohen edhe shkrime per nivele te tilla popullsie dhe militantet partiake duhet te jene te karikuar.
Aferim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.