Thirrje për dialog. Gorbachev: “Lufta e ardhme do të jetë e fundit”

Postuar në 10 Korrik, 2016 17:28

Nëse konflikti mes Perëndimit dhe Rusisë përshkallëzohet drejt një lufte, atëherë ajo do të jetë lufta e fundit. Kështu ka deklaruar ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev në një intervistë për radio “Echo Moskvy”, përmes së cilës ka vlerësuar se vendimet e fundit të NATO-s janë dritëshkurtra dhe të rrezikshme. “Hapa të tillë çojnë në tension dhe thyerje. Europa po ndahet, bota po ndahet. Ky është një shteg i gabuar për komunitetin botëror. Ka shumë kriza globale dhe individuale saqë të mund të braktiset bashkëpunimi. Është esenciale që të rigjallërohet dialogu...Në situatën aktuale, të gjitha forcat politike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore duhet të angazhohen në paqësimin e botës. Po ju kujtoj se lufta e ardhshme do të jetë e fundit”, tha Gorbachev(http://sputniknews.com/world/20160710/1042719574/gorbachev-on-nato-decis...). 

Thirrjen për dialog e përsëriste në mënyrë këmbëngulëse, madje duke propozuar dialogun si strategji afatgjatë me Moskën, edhe Wolfgang Ischinger, kryetar i Konferencës së Mynihut që nga viti 2008, në një shkrim në revistën gjermane “Der Spiegel”. Sipas tij forcimi i kapaciteteve të NATO-s duhet të ecë dora dorës me forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit si elementë që shkojnë në kohezion me durimin strategjik,  janë receta e përballimit të Rusisë. Sipas zyrtarit në fjalë, dislokimi i 4 000 trupave në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, nuk mund të konsiderohen rrethim i Rusisë, por solidaritet me aleatët lindorë(http://www.spiegel.de/international/world/wolfgang-ischinger-on-the-russ...). 

Comments

Submitted by Miri (not verified) on

Foli dhe ky se fundi
I kan mbaru paret qe i ka dhon US
Do akoma qe te bej ndonje filozofi te re

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.