Mario Monti: Greqia ra për shkak të nepotizmit, evazionit, e trukimit të financave

Postuar në 25 Maj, 2012 03:56

Kryeministri Italian Mario Monti ish ftuar mbrëmë në një talk show të televizionit La 7 (Piazza Pulita), dhe biseda u fokusua më së shumti te kriza e Eurozonës. Foli dhe për Greqinë: “Deri para ca kohësh, Greqia dukej se po kalonte një periudhë triumfale;dukej sikur ish më mirë se Italia; pastaj, pësoi kolaps”. Pse?, ishte pyetja. “Sepse”, vijoi Monti, “ atje ish instaluar një sistem politik që u shiste iluzione qytetarëve, që lejonte evazionin fiskal të shndërrohej në një praktikë rutinë, që nuk e mbante ekonominë mbi bazën e rregullave e nuk nxiste konkurrencën, që përkrahte nepotizmin e nuk nxiste meritokracinë, e që në fund falsifikonte deri dhe të dhënat e financave publike”. Mund të largohet Greqia nga Eurozona?, ishte pyetja tjetër. “Ndoshta, por pasojat nuk do ishin vetëm për Greqinë, por për të gjithë ne të tjerët, edhe për Gjermaninë”, u shpreh ai. Dhe saktësoi: “Përfytyroni sikur të dalë Italia nga Eurozona. I bie që të kthehemi tek lireta, rrjedhimisht do të kemi të drejtën ta zhvleftësojmë  monedhën tonë. Si do vejë halli i eksporteve gjermane, atëherë?”

M.N.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

z. monti, shifni me mire problemet tuaja...si fillim. se dyti: c'u be me Katrin e Rades????

Submitted by f.d. (not verified) on

Greqine e njeh mire, mesa duket...Po Italine e njeh ?!...Pse e bene kryemister pa votim politik ?!...Gjynah!...Po e thinjin hallet e botes !...

Submitted by G.L (not verified) on

Pse pa votim politik? Kushtetuta italiane parashikon qe kabineti qeveritar te dekretohet nga Presidenti i Republikes (ashtu u be) dhe te votebesohet ne Parlament (po ashtu u be). S'eshte e shkruar gjekund qe ministrat duhet te jene te zgjedhur nga populli (dmth te jene detyrimisht parlamentar). Qeveria Monti ka shume probleme / difekte dhe personalisht s'jam vecanerish entuziaste por cdo gje mund ti thuash por jo "jo demokratike".

Submitted by f.d. (not verified) on

Votimi politik eshte votimi popullor per qeverisjen e rradhes , ai qe merr shumicen individuale apo ne koalicion qeveris. Kesaj rradhe mandatin e kish Berluskoni me shoke...Per hir te krizes, per hir te mos berjes se zgjedhjeve te parakohshme, per hir te mos 'turbullimit' te elektoratit, krijuan nje qeveri teknicientesh, qeveri qe mund t'i vesh cdo lloj emri e mbiemri me perjashtim ' dale nga zgjedhjet'. Zgjedhjet jane votimi politik.

Submitted by G.L (not verified) on

Berluskoni dhe shoke mund ta rrezojne nese duan - nuk kane munguar rastet mbi te cilat kane vene mocione mosbesimi mbi ligje qe po te mos miratoheshin binte dhe Qeveria. S'mohoj qe eshte nje situate e pazakonte e jo ne rendin normal te gjerava por po flasim per nje qeveri te mbeshtetur nga shumica ne parlament (edhe me teper por pa Berlusconin shumica bie automatikisht). Formalisht, ke ve ne krye te ministrise e ministrive mund te jete kushdo keshtu qe koalicioni/partia qe ka fituar zgjedhjet mbeshte.

Ps. Sa per shkakun qe Monti u gjend kryeminister jam dakord me ty ne piken e pare: kriza - evitimi i zgjedhjeve te parakohshme e mosturbullimi i elektoratit eshte demagogji - asnje nga fituesit e mundshem do qe ne gjendje te perballonte krizen aktuale dhe kete e mbulojne me populizem/demagogji (sipas meje feminore). Tung ;)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.