Kjo është policia e shtetit apo banda e Arturo Uisë? (foto). Reagon Ministria e Brendshme

Postuar në 26 Qershor, 2016 19:30

Altin Bamllari, pronar i restoranteve “Era” ka denoncuar policinë për dhunë pas ndalesës së të birit për një gjobë të papaguar të makinës. Denoncimi i biznesmenit është bërë në rrjetet sociale dhe është i shoqëruar me foto të dhunës në komisariat. “Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen. Nuk e fsheh, sadoqë duhet ta mbaj përbrenda: “Nëse kapoja qeros Gerald Baka, ai që dhunoi djalin tim, nuk përgjigjet deri më një para ligjit, mos t’ju vijë çudi që një biznesmen, një qytetar i paqtë e kontribues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, të bëjë një ditë vetëgjyqësi. Unë s’mund të pranoj t’i paguaj taksa një shteti që inkurajon modele qerosash fashistë. Le të shërbejë ky shkrim edhe si kallëzimi im për prokurorinë e Tiranës dhe shpresoj që ajo të veprojë sa më parë. Nga ju…? Do të lëndohesha shumë sikur të thoshit: “Hëmo se edhe ti nuk je pa gjë.”shprehet biznesmeni.

Reagimi i plotë në linkun e mëposhtëm

https://www.facebook.com/altin.bamllari/posts/10208581328442957

***

Ministria e Brendshme ka reaguar pas raportimit në media të disa ngjarjeve apo incidenteve të ditës së sotme. Më poshtë reagimi i plotë:

Në lidhje me njoftimet në media, sipas të cilave Policia ka ushtruar dhunë ndaj dy qytetarëve në Tiranë e Korçë, informojmë se: Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka filluar verifikimet për të gjithë punonjësit dhe strukturat e Policisë të përfshira në këto dy ngjarje.

 

Paraprakisht, nga të dhënat paraprake rezulton se: Në njërin prej rasteve, konkretisht në Korçë, ku shtetasi i arrestuar Jurxhin Kulla pretendon për dhunë nga ana e Policisë, sqarojmë se Policia i është përgjigjur kundërshtimit me dhunë ndaj forcave të rendit. Shtetasi Jurxhin Kulla ishte shoqëruar në ambjentet e Policisë nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet dhe është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

 

Ky person është me precedent kriminal, pasi ka qenë i dënuar disa herë më parë: – Në datë 10.11.2005 me vendim nr 293 të Gjykatës së Korçë është dënuar me 7 muaj e gjysëm heqje lirie për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi më datën 21.06.2005 ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin A.K. – Në datën 02.11.2007 është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”, ku është dënuar me 8 vjet burg dhe është liruar me kusht në datën 19.03.2012. – 3 muaj pas lirimit me kusht, në datën 22.06.2012 është arrestuar sërish për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ku është dënuar me 5 vjet burg dhe ka dalë nga burgu në datën 28.04.2015.

 

Për sa i përket rastit në Tiranë, sqarojmë se në datën 26.06.2016, ka filluar procedimi penal për “Mosbindje të punonjësve të policisë” në ngarkim të shtetasve: – A.B., 46 vjeç, banues në Tiranë -A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, djali i tij. Këta dy shtetas në datën 26.06.2016, rreth orës 00.30 minuta në Bulevardin “Bajram Curri”, duke udhëtuar me mjetin me targë TR3884 U, nuk i janë bindur shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore për të çuar mjetin në pikën e bllokimit. Masa administrative e pashlyer prej afro 1 viti, ishte në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave.

 

Pas kundërshtimit të urdhërit për shoqërim të dhënë nga punonjësit e policisë, këta shtetas kanë braktisur makinën përballë ambasadës ruse dhe janë larguar me vrap në drejtim të Piramidës. Gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, shtetasi A.B. është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre afër Piramidës dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve, këta shtetas janë proceduar penalisht për “Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga neni 242 i K.Penal. SHÇBA vijon me verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë, në përfundim të të cilit do të marrë masat përkatëse. Policia e Shtetit është e angazhuar t’i shërbejë publikut, duke kërkuar kontributin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari për të respektuar ligjin dhe rregullat.(Përditësuar)

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Po mire mo....mjafton qe dikush te postoje budallikun e radhes ne fb dhe ju direkt akuzoni policine. Qe policia ka probleme dihet, por ama dihet qe eshte sektori me i reformuar deri tani. Dhe sa per Shqiponjat, vallaj ja bej hallall. Shume mire bejne me ata qe nuk i binden ligjit! Po nje dru e meritojne dhe shkerdhatomediat qe direkt sulmojne policine dhe pergjithesojne çdo rast qe degjojne.....

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nga e nxjerr ti kete qe policia eshte sektori me i reformuar? Ne disa nga aksionet me te rendesishme kunder drogmeneve ne Elbasan e Sarande te drejtuar nga polici te shteteve te huaja, policia jone eshte lene qellimisht e painformuar sepse konsiderohet pale me kriminelet. Tani reforme eshte edhe kjo, qe te arrish deri ne ate pike sa ta konsiderosh policine te kriminalizuar deri ne kete pike.

E dyta, monopoli i dhunes eshte pushtet dhe pergjegjesi e madhe ama. Do te thote qe te kesh mundesi ta perdoresh por edhe te dish kur dhe si. Nese nuk provohet qe babe e bir kane qene vertet rrezik per policine, ushtrimi i dhunes ne nivele te pajustifikuara ndaj tyre eshte shkelje ligji. Policia pretendon qe ka kamera qe e shoqerojne ne aksionet e saj. Te shfaq filmimin dhe te tregoj kush eshte iniciatorja e konfliktit.

Submitted by SHQUP-isti (not verified) on

Me fal o ALB, por monopolin e DRURIT e ka patur dhe e ka Sali BERISHA, per kete gje, a mos je bere gje xheloz pse mund te kete ndonje tejkalim nga ndonje polic i paformusr ?5

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.