Nënshkruhet marrëveshja “Me duar të pastra” mes PD-së dhe LSI-së

Postuar në 06 Qershor, 2016 23:46

Pas dështimit për një marrëveshje për reformën në drejtësi dhe në kushtet eventuale të një presioni mediatik dhe të aktorëve ndërkombëtarë mbi opozitën dhe LSI-në, të dyja palët bien dakord për:

 

Nënshkrimin e Marrëveshjes “Me Duar të Pastra”.

 

Hyrje: Kjo marrëveshje është një axhendë pune e brendshme për të dyja partitë dhe nuk ka pasoja për marrëdhëniet e tyre në zgjedhjet e vitit 2017, apo pas tyre. Qëllimi i saj, ndonëse lidhet me të ardhmen politike të tyre, ka të bëjë më shumë me një përgjigje ndaj situatës më të re politike në vend.

 

Përmbajtja:

  • Aktivizim i Prokurorisë në goditjen dhe materializimin e hetimeve për veprën e korrupsionit në nivele të larta. Konkretisht: Thirrja për deponim dhe dëshmi e ministrave që janë pjesë e dosjeve hetimore si CEZ, pajisja e përgjimit, konçesionet në shëndetësi.
  •  
  •  Kalimin në fazë të dytë, zbatuese të qarkores së Prokurorisë për përhapjen e kanabisit në rang vendi, duke nisur hetime kryesisht në bazë të denoncimeve publike si ato të z. Berisha, apo Qytetarit Dixhital.
  •         
  • Propozimin e ndarjes më vete të Njësisë së Antitrafikut nga Policia e Shtetit duke cilësuar paraprakisht se për sa i përket situatës së trafikimit të drogës, Shqipëria ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme.
  •   
  • Tematizim dhe debatim publik, përmes mjeteve të caktuara mediatike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si ai për mandatin e Koço Kokëdhimës, ligjit të pronave etj.. Është e domodoshme që të evidentohet një punë e mirë e gjykatës në kontesktin e një drejtësie që funksionon, duke përfshirë këtu gjyqin e presidentit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës për shpifje, apo vendimit për pallatin 17-katësh në Parkun e Liqenit.
  •         
  • Në kushtet kur ka të dhëna se disa deputetë të PD-së mund të votojnë ndryshe nga vendimet e saj, është e dobishme që LSI-ja të kushtëzojë përherë e më shumë mazhorancën me orientimin e votuesve të vet në zgjedhjet e parakoshme lokale në Dibër dhe sipas rastit.
  •  
  • Bashkëpunim i ngushtë për reformën zgjedhore.

Fund

(Shaptilografisti)

Comments

Submitted by analisti (not verified) on

e paskeni dit qe dje punen e cakos me sa shihet...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.