Antieuropiane mbajtja e masave të BE-së ndaj Kosovës. Po ndëshkohen njerëzit edhe në projekte si uji i pijshëm

Postuar në 18 Dhjetor, 2024 20:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e disa vendeve europiane. Duke folur para mediave ajo ka vënë në dukje se masat kufizuese ndaj vendit të saj mbeten në fuqi dhe se në këtë qasje nuk ka asgjë europiane dhe as drejtësi. Ndonëse siç tha ajo, Kosova e ka linjëzuar 100% politikën e saj të jashtme me BE-në.

Nëse jem e sinqert, jam e zhgënjyer me trajtimin që Kosovës po i bëhet nga disa shtete anëtare të BE-së. Nëse pyetem pse, atëherë qartë arsyeja kryesore është se nuk ka përparim në heqjen e masave ndaj Kosovës. Janë ende në fuqi e siç kemi parë në konkluzat e Këshillit, nuk do të hiqen as në dhjetor. Janë të padrejta e joevropiane.

S’ka asgjë evropiane e nuk ka asgjë të bazuar në vlerë, të ndëshkohen njerëzit edhe në projekte si uji i pijshëm. Jam këtu për të falënderuar dy të tretat e shteteve anëtare që përkrahën heqjen e masave e ato tjerat t’i pyesë se çfarë është evropiane të ndëshkosh 1.7 milionë evropianë që jetojnë në Kosovë, në shtetin më pro evropian në botë me 97 për qind që besojnë në rrugën tonë evropiane

ka thënë Osmani. 

Presidentja Osmani ka bërë thirrje që paketa e zgjerimit të BE-së të përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, e procesi të jetë i bazuar në merita, duke vënë në dukje megjithatë se qasja ndaj Serbisë përcjell mesazhe kundërthënëse.

Mesazhi që marrim, veçanërisht njerëzit në Kosovë, është se sa më tepër që rreshtohesh me Rusinë, Iranin e Kinën aq më përparim bën, dhe hap klastere të reja e mbyll kapituj në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ndërsa nëse je qind për qind e rreshtuar me BE-në, atëherë s'ka përparim. Nuk është ky proces i bazuar në merita

ka thënë ajo.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Po Vjosa, ke shume te drejte, edhe ti edhe Albini. Te gjithe ne Evrope jane gabim. Ah sikur te kishim ty ne vend te Ursula von der Leyen dhe Albinin ne vend te Joseph Borrel, dy shkurtabiqet e Kosoves do e kishin zhvilluar BE-ne tej mase.
Kosova pjell gra e burra te jashte zakonshem.
Ju jeni dy bilbila te Ballkanit, ia kaloni ene Zelenskyt. Por me sa duket Ahmed Al Sharraa po i ben hije Kurtit. Cudi se si ky i fundit nuk e provon te vishet me fanelle jeshile qe te terheq vemendjen e Mediave dhe pokitikaneve te huaj, si c ben Jolani e Zelensky. Ka kohe qe Osmanja me Kurdin Albin qe po ttherrasin Ujku ujku dhe asnje nuk i degjon por vetem i bojkoton. Ngjyra jeshile paska me shume vlere se sa poturret e Rames dhe rricat e Vjoses qe duket si Marokene.
10 milion $ kushton koka e Ahmedit por ja qe fanella jeshile po e ben me te kushtueshem. Keta bilbilat e Kosoves nuk kushtokan asgje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.