Nesër ankandi i bonove, në provë besimi tek qeveria

Postuar në 29 Prill, 2012 11:28

Banka e Shqipërisë do të organizojë nesër për llogari të qeverisë ankandin e radhës të bonove të thesarit për sigurimin e një borxhi prej 8.6 miliardë lekë nëpërmjet bonove me afat maturimi 12 mujor dhe 3.8 miliardë lekë nëpërmjet bonove tre mujore.

Fakt është që qeveria ka shfrytëzuar rreth 68 për qind të borxhit të brendshëm të parashikuar për këtë vit me qëllim financimin e shpenzimeve relativisht të larta gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Kjo kërkesë e lartë e ekzekutivit duket se ka ezauruar edhe ndikimin e uljeve të normës së interesit nga Banka e Shqipërisë për katër herë me radhë përgjatë gjashtë muajve të fundit. Kjo, pasi në vend që kostoja e borxhit të qeverisë të ulej, ajo është rritur gjatë kësaj periudhe. Kërkesës së lartë për borxh nga qeveria i shtohet edhe skepticizmi i bankave ndaj borxhit afatgjatë duke preferuar atë afatshkurtër duke rritur edhe interesat e bonove me afat maturimi tre mujor. Ankandat e fundit kanë treguar se bankat kanë qenë të prirura më shumë ndaj bonove me afat maturimi 3 apo gjashtë mujor duke shmangur kështu marrjen e një borxhi afatgjatë. Interesat e këtyre bonove kanë qenë në rritje të vazhdueshme duke arritur nga 5.08 për qind në janar në 5.30 për qind në ankandin e fundit.

Ankandi i nesërm do të jetë një tregues në lidhje me faktin nëse bankat do të vazhdojnë të preferojnë bonot me afat maturimi të shkurtër duke shfaqur më pak besim tek aftësitë paguese të buxhetit të shtetit apo nëse tregu do të pasqyrojë më në fund ndërhyrjet e BSH-së, duke ia bërë qeverisë borxhin me kosto më të lirë.

S.E.

Comments

Submitted by socialdemokrat (not verified) on

o zoti Senja, na be nje krahasim me tregun e bonove ne Europe ne menyre qe lexuesit te kene te qarte ne c'lloj vrime muti po futemi. Psh. mund te shtosh qe kur Italia po merrte leke me 7,xy % ne nentor 2011 u quajt tmerr nga te tere ekonomistet e BE-se. Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore qe u kerkua heqja e Berlusconit. Ne menyre qe t'u jepej shprese investitoreve dhe te ulej kostoja e borxhit. Ne nivelin e 7% ky borxh quhej fajde dhe krahasohej me ate qe Greqia arrinte te merrte. Nderkohe qe shtetit Italian i eshte kerkuar qe te ulte shpenzimet dhe te mos kryente me investime aftagjate te panevojshme. Nderkohe tek ne vazhdojne marrezite. Le te marrim rastin e parkingut te ri prane stadiumit Qemal Stafa.

1. Po behet me koncesion, menyra e preferuar e Berishes kur behet fjala per familjen e tij.

2. Po paguhet nga xhepi yne, plot 15 milione USD.

3. Po jepet per shfrytezim per 35 vjet, nje marrezi dhe nje thike popullit pagues.

4. Po jepet me nje leje te firmosur nga Edi Rama ne kohen e Lul Bashes.

5. Dhe po jepet per mikun e tyre te perbashket.

Dhe asnje artikull nga asnje gazetar, as nga ata te "shtypit te lire " te Bollinos, qe jane kthyer si Paloma.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.