Euro forcohet sërish, këmbehet me 140.29 lekë

Postuar në 29 Prill, 2012 05:41

 

Monedha europiane euro forcon sërisht pozitat në tregun shqiptar. Euro ka fituar pikë në raport me lekun, duke u kuotuar në nivele më të larta këtë fundjavë. Pas një zbritje të lehtë javën e kaluar, monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur të këmbehet me 140.29 lekë. Ndërkaq monedha amerikane vijon të këmbehet në të njëtat vlera këto dy javët e fundit.  Ajo është kuotuar me 106.10 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë. Ekspertët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së kërkesës për monedhën europiane në tregun shqiptar.  Nga ana tjetër, ekspertët shprehen se forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor. Ata që e ndiejnë më tepër efektet e larta të euros janë bankat, bizneset dhe konsumatorët. Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë, pasi shumica e tyre pagat i marrin në lekë dhe blejnë euro për të paguar këstin mujor, i cili do t'u shtrenjtohet.  Rritja e vlerës së eruos pritet të ndikojë edhe tek importet, çka përkthehet në rritje të çmimeve për konsumatorët vendas, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet. Albanian Screen

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p><em>&nbsp;Rritja e vlerës së eruos pritet të ndikojë edhe tek importet, çka përkthehet në rritje të çmimeve për konsumatorët vendas, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.</em></p><p>Pse kaq thate, avantazhi ? Duket sikur eshte tragjedi qe euroja po rritet.</p><p>Avantazhi i eksportuesit eshte avantazhi i prodhuesit, Shqiperia do te prodhoje me shume dhe sot per sot, gjeja me e rendesishme eshte rritja e prodhimit. Nuk ka sot menyre tjeter per rritjen e prodhimit, kur duhet te praktikosh tregun e hapur.</p><p>Jo me kot BE-ja, para euros, nuk u lejonte vendeve anetare zhvleresim te monedhave kombetare, sepse krijonte favore nacionale ne dem te eksportuesve te huaj, dmth kryesisht te shteteve te tjera te BE-se. Toleronte disi Italine, e cila e mbajti rritjen ekonomike fale zhvleresimit te vazhdueshem te liretes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.