Gerapetritis: Shumë pikëpyetje mbi rezultatet e censit në Shqipëri

Postuar në 04 Korrik, 2024 19:51

Greqia ka rezerva në lidhje me rezultatet e censit në Shqipëri. Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se “rezultatet nxjerrin në pah çështje serioze që lidhen me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në pikëpyetje vetë rezultatet".

Edhe Omonoia i kundërshtoi rezultatet e censit, duke theksuar se qeveria nuk ka prodhuar "një rezultat të besueshëm dhe të pranueshëm" në lidhje me numrin e grekëve dhe të krishterëve ortodoksë në Shqipëri.

Gazeta greke, “Kathimerini”, ndërsa thekson se 150 000 qytetarë rezultojnë me identitet etnik të panjohur, shton se së bashku me burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur grek të Himarës, Fredi Beleri, tashmë eurodeputet i zgjedhur nën logon e Demokracisë së Re, kjo do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet Athinë-Tiranë, përfshirë edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas censit të kryer në vjeshtën e vitit të shkuar, në Shqipëri rezultojnë rreth 23 500 grekë, rreth 2 300 maqedonas, si dhe 2 500 vllehë dhe 7 000 bullgarë që jetonin në Shqipëri, midis pakicave të tjera.

Reagime për censin ka pasur edhe minoriteti maqedonas. Pak ditë më parë, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian i kundërshtoi rezultatet e regjistrimit, duke argumentuar se minoriteti i tyre që jeton në Shqipëri i kalon 100 000, “kryesisht i përqendruar në Mala Prespë, Gollobordë dhe Gorë”.

PAMIE pretendon se në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas është bërë presion nga ana e Bullgarisë dhe janë dhënë pasaporta për qytetarët shqiptarë.

Kjo shpjegon, sipas saj, praninë e 7 mijë bullgarëve që rezultuan nga censi 2023. Bullgarët u njohën si pakicë në vitin 2017, pas një rekomandimi nga Parlamenti Evropian “për të përfshirë në ligj” të drejtat e bullgarëve që jetojnë “në rajonet e Prespës, Gollobordës dhe Gorës”.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Ka nje logjike edhe ne shifrat qe duken te cunguara te censusit. Ti marrim me rradhe.
A hane 100 mije maqedonas ne ato zona e prespes? Ary mund te thuash lehte qe nuk jane 100 mije banore te gjithe bashke, lere pastaj vetem maqedonas.
Bullgaret kane ndjekur politikat e ture per te rrit numrin kane dhene pasaporta. Mos harrojme se ajo eshte pasaporte e BE dhe poseduesi, banor i nje zone te varfer ne Shqiperi mund te gjeje oune lehte ne gjermani e pertej. Cili maqedon i shqiperise i thote jo kesaj pasaporte, apo i thote vetes jo bullgar?
Greket e fhatrave miniritare, pas 100 politikave lehtesuese nga Greqia, me pasaporta, natyralizime, leke ne dore, dhe diferencen ekonomike Greqi, Shqiperi, cili prej tyre po rri ne fshat vetem per te prit punonjesin e censit qe ti thite se jam grek? Te gjithe i dime fshatrat e jugut qe ska mbet kembe njeriu. Pse duket cudi kjo kur shkruhet?
Epo edhe te rruje fshatari mes asgjekundit sa per ti rrit numrin e diaspores Greqise, budallq nuk eshte. O shkon per tirane nese ka shkolle ose shkon e ounon ne Greqi. Gjithsesi atje ne fshat nuk rri, sa per te rrit numrin e minoritareve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.