Papa Françesku është një tiran në krye të Kishës
Një ish-diplomat i Kishës Katolike dhe kritik i ashpër i Papa Françeskut akuzon Vatikanin se po e çon në gjyq për mohimin e legjitimitetit të Papës. Carlo Maria Viganò, 83 vjeç, ultra-konservator që ka mbajtur postin e ambasadorit të Vatikanit në SHBA nga viti 2011 deri në 2016, thotë se Departamenti i Doktrinës në Selinë e Shenjtë e ka thirrur për t’i komunikuar akuzat.
Viganò pretendon se Dikasteri për Doktrinën e Besimit ka ngritur ndaj tij akuza "për kryerjen e krimit të përçarjes" - domethënë përçarjen e kishës katolike. Ai akuzohet edhe për "mohimin e legjitimitetit të Atit të Shenjtë dhe për refuzimin e Këshillit të Dytë të Vatikanit" në vitet 1960, i cili e futi kishën në një rrugë modernizimi.
Kryepeshkopi italian në pension thotë se ky është një "gjykim penal jashtëgjyqësor", një proces i përshpejtuar. "Unë i konsideroj akuzat kundër meje si një nder," tha ai përpara se të niste një varg kritikash ndaj Papës. Vigano nuk bie dakord me thirrjen e Papa Françeskut për të mirëpritur migrantët pa dokumente, "enciklikat e tij delirante" për ndryshimet klimatike dhe autorizimin e bekimeve për çiftet e të njëjtit seks, dhe e akuzon atë për promovimin e aleatëve të tij.
“Unë mohoj, hedh poshtë dhe dënoj skandalet, gabimet dhe herezitë e Jorge Mario Bergoglio, i cili manifeston një menaxhim absolutisht tiranik të pushtetit”, shkroi ai, duke iu drejtuar Atit të Shenjtë me emrin që mbante gjatë zgjedhjes si kreu i Kishës Katolike.
Në vitin 2018, Viganò, i mbështetur nga një fraksion ultra-konservator i kishës amerikane, bëri thirrje që Françesku të jepte dorëheqjen. Ai e akuzoi atë se kishte injoruar akuzat për sulme seksuale kundër kardinalit të atëhershëm të lartë amerikan, Theodore McCarrick, i cili u shkarkua nga Papa një vit më pas.
Comments
Ky tipi do jete si Papu i
Ky tipi do jete si Papu i elbasanit pe greket
Add new comment