Shemsi Prençi jep dorëheqjen dhe denoncon mafian me rrënjët në Tiranë

Postuar në 25 Prill, 2012 05:16

Dy ditë më parë, ministri i brendshëm ka urdhëruar pezullimin e Shemsi Prençit nga detyra e drejtorit të policisë së Dibrës. Motivi? Për shkelje disiplinore (‘ka bërë luftë selektive ndaj bizneseve të kromit, duke tejkaluar kompetencat e duke penguar eksportin e këtij minerali të rëndësishëm në tregjet e huaja”, zbulon shqiptarja.com një pjesë të motivit), dhe me këtë rast SHKB-ja (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) nisi një hetim disiplinor. Sot, në një konferencë për shtypin, Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen, duke shpjeguar dhe shkaqet e pezullimit të tij nga ministri. Pretendon se është gjendur përballë presionesh të natyrës mafioze: “Ta harrojnë se duke më kërcënuar me bukën e gojës apo me jetën unë do të hesht. Nuk gjeta mbështetjen në shtet. Denoncimi im ka rënë në vesh të shurdhët. Është koha që qytetarët të dëgjojnë. Do denoncoj në prokurorinë e Përgjithshme dhe në publik, pasi [këto] nuk [duket se] janë të lidhura me shpellat e mafias.”

Dhe ka shtuar: “Do luftoj dhëmbë me dhëmbë me mafian e shpellave të Bulqizës që e kanë rrënjën në Tiranë. Nuk do hesht më”.

Drejtoria e Përgjithshme ka emëruar menjëherë në vend të Prençit, Hasan Gjergjerin.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Tani u kujtua te ndenoncoj qe e hoqen.....pse nuk e beri me perpara kur ishte ne detyre ? Apo keshtu ben presion qe ti gjejne nje vend tjeter ....pune

Submitted by Shqiptari (not verified) on

I ke ndjekur lajmet qe flisnin per bllokimin e kamioneve me krom?

Nese jo, ky eshte fakti qe eshte kujtuar me heret. Pikerisht per kete gje ai eshte (Pezulluar), dhe jo shkarkuar.

Submitted by Bujar (not verified) on

Mendoj se doreheqja e Prencit eshte nje nga elementet qe tregojne renien e shtetit, por shume prej nesh nuk duan ta shikojne.

A nuk i kemi bere shume shpesh pyetjen vetes se ku eshte policia ne gjithe kete kontrabande kromi? Kromi nuk fluturon naten dhe maleve, por shkon diten me qindra kamiona rruges nacionale, te vetmes rruge qe lidh Peshkopine. Dhe kur policia u kujtua, atehere doli qe policia e paska fajin.

Lidhur me mafian e kromit ka shume kohe qe flitet, ekziston por eshte ulur kembekryq mes nesh, duke na shperblyer me nje kore buke per te mbajtur gojen mbyllur e frymen gjalle...

Sipas informacioneve qe kam, jane te pakten tre pronare mediash ne Tirane qe kane akses ne kontrabanden e kromit... Keshtu qe sdo mend, qe Prenci do hiqej... Por kjo eshte nje heqje me nder e tij... Ai mund te kete qindra kusure, por kjo qe ben eshte dinjitoze.

Zoti e shpetofte Shqiperine!

Submitted by davidi (not verified) on

Ky shtet eshte privatizuar kudo. kushdo e shikon sektorin apo postin e vet si realitet privat ku mund te ndjeke e zbatoje vullnetin dhe interesin e vet. Prencit i kane hequr kocken nga goja dhe tani  po skermit dhembet,  por ka edhe frike sepse nuk eshte me me tufen por vetem.

Submitted by a.g. (not verified) on

Dritan Priftin e njeh Shemsiu ?! Rrenjet e dime qe jane ne Tirane, metastazat ku jane (?), kirurgu kush eshte (?)...dhe kete e dime. I pari i doktoreve recetat i jep me ilace te skaduara...Shemsi, si te gjithe edhe ti, kur ju 'qethin' gjekundi dilni e na numeroni per vite e vite te tera shkelje alarmante, sikur prokurorite tona jane ne planet tjeter. Prokurorite, Shemsi dhe te gjithe 'Shemsi-jte' e tjere!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ketu Minjve te Kromit iu duket vetja te pa poshtur.

E vetmja gje qe mund te thuhet eshte : U futshin ne ato tunele dhe mos dalshin me.

Submitted by aldo (not verified) on

po mire pse nuk investigon nje gazetar se sa pasuri ka ky drejtor policie dhe sa te drejta jane keto qe thote ky polic se me sa me kujtohet mua ky ka qene drejtor policie nje periudhe ne shkoder dhe trafiku i cigareve behej me anije ne velipoje dhe ky su ndje asnjehere

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.