Shtypi vallëzon me ritëm presidencial

Ka ditë për ditë një fluks opinionesh që kanë në fokus çështjen presidenciale, e cila është bërë përparësi mbi përparësitë, shqetësimi kryesor i gazetave. Në Panorama ish një shkrim i Agim Baçit, i cili, pasi i vë në kandar kandidaturat e Nanos e të Topallit, ‘voton’ për këtë të dytën. Në të përditshmen Shekulli bie në sy një opinion i Yllka Lamçes i njoftuar qysh në faqe të parë. Autorja nuk është e njohur, por teza e saj nuk të lë indiferent: Na duhet një President, jo një hero. Në gazetën Shqip janë publikuar dy opione ‘presidencialë’, njëri i Andrea Stefanit, ku autori rreket të përkufizojë termin ‘president konsensual’, dhe tjetri i Moikom Zeqos me titullin ‘Ekuacioni politik i Presidentit’. Enton Abilekaj, në shkrimin e tij në shqiptarja.com, fut mirë në sitë kandidaturën e Nanos. Titulli thotë diçka lidhur me qëndrimin e tij: Nano kandidon si ambasador.
Në gazetat e tjera vijon e njëjta histori.
Re.Pu.
Comments
Nderkohe Gotham City vazhdon
<p>Nderkohe Gotham City vazhdon te zieje. Meqenese Respublica nuk merret me kronike, propozoj qe te pakten te beje nje permbledhje ne mos javore, mujore te krimeve, dhe nje here ne tre muaj te beje nje grafik te ketyre numrave.</p>
Respublica, mos bini dhe ju
<p>Respublica, mos bini dhe ju ne kete batak ! Ne kete kohe qe troku i krizes po i afrohet timpanit te veshit eshte me mire te merremi ca muaj me 'perralla alla Arjan Cani' me president.</p>
Add new comment