Berisha dhe Bode shqetësohen për borxhin; lajm i mirë

Tema e Borxhit Publik dhe problematika që mbart ai ka filluar të lëvrohet së tepërmi ditët e fundit, pikërisht nga ata, që deri më tani e kishin anashkaluar, ministri i Financave dhe kryeministri. Borxhi ishte dje kryefjala e fjalimit të Berishës para deputetëve të PD-së në mbledhjen e javës, por edhe pjesa kryesore e intervistës së Ministrit të Financave, Ridvan Bode tek Zëri i Amerikës. Ky i fundit deklaroi se realisht borxhi i vendit është i lartë krahasuar me vendet e rajonit dhe përbën problem, kurse Berisha u përpoq të justifikojë rritjen e tij me arsyetimin e vjetër se PS merrte borxh për të paguar pagat dhe pensionet kurse PD investoi në infrastrukturë.
Fakt është që Bode ka shkuar në Uashington për të marrë një tjetër mbështetje financiare në një kohë kur ritmi i rritjes së të ardhurave në buxhet nuk lejon qeverinë që të jetë e qetë edhe për muajt në vijim. “Shqip” shkruante dje se borxhi që Bode ka shkuar për të marrë në Uashington është rreth 100 milionë dollarë. “Po shikojmë burime të tjera financimi dhe për këtë shkak jam në Uashington, për të biseduar me drejtuesit e Bankës Botërore”, - deklaroi kreu i Financave dje gjatë intervistës tek VOA.
Përkundër vlerësimeve të qeverisë, FMN nga ana tjetër parashikon që Borxhi Publik i Shqipërisë të arrijë në kufijtë e 62 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në fund të këtij viti. Në disa raste, FMN ka qenë e pasaktë në parashikimet për Shqipërinë, megjithatë duket se shifrat aktuale të borxhit kanë sjellë me këmbë në tokë edhe qeveritarët. Ky po që është lajm i mirë.
S.E
Comments
Eshte nje lajm i mire. Me nje

Eshte nje lajm i mire. Me nje norme baze akoma te larte ne krahasim me vendet e krizes ka vend per te patur nje politike monetare expansioniste, dhe per te balancuar sektorin fiskal.

Me fal o Albi po ku jeton ti?

Me fal o Albi po ku jeton ti? Nuk e shikon qe sistemi bankar po shperthen nga depozitat dhe nuk shkon njeri te marre kredi? Mendon se e kane prej normes se interesit? Pastaj ky balancimi i sektorit fiskal eshte qershia mbi torte. Me kete qeverri do arrish ti barazim fiskal?

Nuk e shikon qe sistemi

Nuk e shikon qe sistemi bankar po shperthen nga depozitat dhe nuk shkon njeri te marre kredi? Mendon se e kane prej normes se interesit?

Kur njerezit nuk marrin kredi NUK qenka prej normes se interesit??? Hmmm, shume makroekonomiste do te donin te te degjonin pak shpjegimin tend.

Eshte nje lajm i mire. Me nje

Eshte nje lajm i mire. Me nje norme baze akoma te larte ne krahasim me vendet e krizes ka vend per te patur nje politike monetare expansioniste, dhe per te balancuar sektorin fiskal.

Ky Djali i rakickes doli

Ky Djali i rakickes doli shume i zgjuar, po te lumte mor bode e hengre kete vend 8 vjet rresht minister financash ke marre mbi TRE MILARDE EURO BORXH dhe thua per investime dmth per tendera , dihet si behen tenderat ne Shqiperi ,nuk merr kush tender pa paguar(me pare 10% )ju e keni bere 20% , pra ta dine shqiptaret se ju u keni vjedhur jo vetem 10-20% e te tashmes por dhe 10-20% e te ardhmen 400 000 000 euro vetem nga keto hua ne xhepat tuaja, me kete kryeminister dhe minister financash 97 do ti duket shqiptareve luks.

Add new comment