Kontroll pasurisë së Mediut, Imamit dhe gjashtë deputetëve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të ushtrojë një kontroll të imtësishëm të pasurisë së dy ministrave, Arben Imami dhe Fatmir Mediu deri në fund të këtij viti. Emrat e dy ministrave dolën nga shorteu i hedhur sot pranë ambienteve të këtij institucioni. Dy ministrat shoqërohen edhe nga gjashtë deputetë, një zëvendësministër dhe drejtues të lartë të administratës.
Deputetët që do t’u nënshtrohen kontrollit janë: Kreshnik Çipi, Qemal Minxhozi, Ledina Aliolli, Fatos Beja, Igli Cara dhe Arben Malaj. Shorti është treguar i drejtë me deputetët duke i ndarë tre nga PD dhe tre nga PS. Emra të tjera “VIP” nga lista janë: Brikena Kasmi, zv.ministre e Drejtësisë, Klement Zguri, anëtar i KQZ-së apo Tom Ndreca, gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Punonjësit e administratës së qeverisjes qendrore, deputetët, gjyqtarët, prokurorët etj., kanë detyrim ligjore deklarimin e pasurisë çdo vit. ILDKP merr të mirëqenë deklarimin e tyre nëse nuk ka ndonjë indicie për nisjen e hetimeve të mëtejshme. Shorti i sotëm ndërkohë, ka të bëjë me nxjerrjen e disa emrave për kryerjen e një kontrolli për të verifikuar deklarimet e kryera nga personat në fjalë.
S.E.
Comments
Inspektorati i Lartë i

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive lodhet kot. Megjithate i duhet te beje sikur punon, se duhet te justifikoje rrogen.

Tung,

Blendi

Inspektoriatit të Lartë

Inspektoriatit të Lartë të...! Amanet atë vilën që ka në bregdet, ngjitur me të Delijirgjit. Nxirreni pa lagur, se një pjesë e opinionit merret me shpifje. Ay, Mediu, ka faturat që tregojnë se vila është ndërtuar me kursimet e rrogës, si dhe ca ndihma nga... vëllezrit kosovarë të amerikës, a ku di unë. Nejse, Mediu do ju tregojë vetë faturat. Ai e di mirë këtë punë. Qentë socialistë le të lehin, karvani demokrat ecën përpara.

Po sa per sy e faqe mo e

Po sa per sy e faqe mo e bejn, dhe keta kaq per budallenj e marin ket popull kshu.

ILDKP-ja nuk bene kontrollin

ILDKP-ja nuk bene kontrollin e pasurive por certifikimin e tyre, pasi pas firmes e vules se tyre nderet 'carcafi i bardhe' i virgjerise ne ballkonin e qeverise e te parlamentit!

Add new comment