Ngjarje pa precedent: Ndeshja Genoa-Siena ‘gjykohet’ nga tifozët

Postuar në 22 Prill, 2012 15:25

Në Gjenovë (Genoa) të Italisë ka ndodhur diçka që ka lënë gojëhapur gjithë opinionin futbollistik të fqinjit tonë të përtej Aadriatikut. Sot luhej ndeshja Genoa-Siena, e cila kish rëndësi për të dyja skuadrat që po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria më e lartë (e famshmja ‘Serie A’). Por nuk ishte dita e vendasve. Siena shënoi golin e parë, shënoi të dytin, pastaj të tretin, e në fund të katërtin, dhe kur ndeshja ish 0-4, një grup tifozësh fanatikë (në Itali i quajnë Ultrás), zunë të hidhnin shashka e të grumbulloheshin mbi pikën ku lojtarët do duhej të hynin në dhomat e zhveshjes. Arbitri pezulloi lojën për shkak të bombave që bënin tym e zhurmë në minutën e tetë të pjesës së dytë, dhe prej atij momenti, për 40 minuta të tëra, ndodhi një ngjarje surreale. Në mungesë të policëve (gjithë-gjithë ishin një duzinë, ngaqë askush s’kish menduar një skenar të tillë), situatën e morën në dorë tifozët, të cilët bllokuan gjithçka pa zbritur në fushë, derisa erdhi puna që lojtarët e Genoa-s u shtrënguan prej tifozëve kërcënues të hiqnin bluzën (si të padenjë për ta mbajtur veshur). Lojtarët iu bindën ‘urdhërit’, dhe në fund u deshën këmbëngulja e futbollistit Sculli, të  vetmit që s’pranoi ta hiqte bluzën, dhe negociatat e ndezura mes tij e tifozëve që i bëri këta të fundit të tërhiqeshin. Në fushë u rifutën lojtarwt e Siena-s e gjyqtarët, dhe loja vijoi. Lojë i thënçin. Lojtarët vinin vërdallë si somnambulë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Qami (not verified) on

Qyteti quhet Genova ne origjinal, jo Genoa

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Edhe ne shqip i themi Xhenova.

E kane marre lajmin nga anglishtja duke e kopjuar emrin e qytetit pa vrare mendjen!

Submitted by Genti (not verified) on

Dy komentuesit kane te drejte lidhur me emerin e qytetit. Por ResPublica ka zgjedhur (jo vetem ne kete rast) te shkruaje emrat e pervecem ashtu sic shkruhen ne gjuhe te huaj, ne shkelje te rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe. Keto shkelje bien edhe me teper ne sy kur shton viza kot me kot p.sh. Genoa-s, Celentano-s, etj.

Submitted by aha (not verified) on

skuadra e futbollit te qytetit quhet genoa pranej sa te bejme si gjuhetare merremi me mire me thelbin e lajmit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.