Edi Rama i ’992-shit e nxjerr zbuluar Edi Ramën e sotëm

Postuar në 22 Prill, 2012 05:40

Në gazetën shqiptarja.com gjendet e ripublikuar një intervistë e e prillit të vitit 1992 e Edi Ramës dhënë gazetarit Arben Kallamata. Ky i fundit, i pyetur sot nga Admirina Peçi, do donte ta ri-intervistonte Edi Ramën për të marrë vesh se si “do ta komentonte Edi Rama i vitit 1992 Edi Ramën e vitit 2012”. Por një ide mbi këtë intervistë të pamundur, ose të parealizuar, mund të krijohet duke lexuar intervistën e dhënë 20 vjet më parë. Një ballafaqim i dy personazheve, i piktorit të djeshëm, dhe i politikanit të sotshëm, na thotë se Edi Rama e ka tradhëtuar Edi Ramën, ose nuk i ngjan shumë atij. Duhet thënë kjo qoftë dhe për arsyen e thjeshtë se Rama i sotëm nuk mund ta vërë në dyshim vetveten si qëmoti: “Ku ta dish se ç’do të bëja po të isha në plenumin e IV? Mund të isha armik i regjimit, por mund të isha ndoshta dhe spiun; mund të shihja se si më dilnin shokët në gjyq, por mund të kisha sot me vete turpin e një dëshmitari të rremë”. Etj, etj.

Në atë intervistë bie në sy veçantërisht një ide e tij: “Politika është një shkallare pa fund, në çdo shkallë të së cilës, duke u ngjitur, duhet të bësh kurban një pjesë të vetvetes”. Këto njëzet vjet, në mos tjetër, duhet ta kenë bindur Ramën se Rama ka pasur të drejtë. Po, politika e ka bërë atë të humbasë në mënyrë të parekuperueshme copa të vetvetes; copat më të mira, madje.

E.G.

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

Edi Rama mund te ndryshoje nga Edi Rama i para njezetvjetesh. Dhe kjo eshte fare normale. Ai qe nuk ka ndryshuar kurre eshte Sali Berisha - nje komunist ishte dhe komunist mbeti. Mos e kritikoni Ramen, metamorfoza e tij vjen si pasoje e lojrave te natyrshme qe duhet te luaj cdo lojtar i politikes. Ajo qe shoh une tek Rama, e qe besoj se nuk ka ndryshuar kurre, eshte deshira e tij per ta ndryshuar vendin e tij, Shqiperine. Prandaj, mbeshteteni kete njeri, mos gjuani balte mbi te. Mbi te gjitha, ai eshte shprese edhe per ne kosovaret, te cilet padrejtesisht, akuzohemi nga vellezerit tane nga Tirana per dicka qe nuk jami fajtore - mbajtjen e Berishes ne pushtet.

Submitted by M (not verified) on

Vetem nje idiot mund te besoje vertete se njeriu nuk mund te  ndryshoje ne 20 vjet. Gjate etapava te jetes edhe per shkak te ciklit biologjik njeriu ndryshon, perveç kesaj ai ndryshon edhe sjelljen e tij sipas rolit qe merr per te luajtur. Nese je nje komisar policie i devotshem kriminelet tremben nga hija jote e kur fati e sjell te jesh ne nje burg me ta e madje ball per ball ne tavolinen e ngrenies atehere ata mund te te peshtyjne ne pjate... dhe e kunderta ti je perseri nje komisar edhe me nje eksperience akoma me te madhe...Gjerat jane ne levizje dhe ne ndryshim te perhershem...

Ciao

Submitted by katarakti (not verified) on

Te gjithe shqiptaret kane ndryshuar gjate ketyre 20 vjeteve. Ndryshe e kishim menduar demokracine atehere dhe ndryshe na doli sot. Ndryshe e kemi pase ditur boten dhe ndryshe e njohim sot.  Madje une personalisht, qe nuk i njihja asnje te mire sistemit komunist te atehershem, sot 20 vjet me pas, mendoj se nuk e paskam gjykuar drejt.

Submitted by linda (not verified) on

vetem nje njeri driteshkurter dhe qe e ve emrin me iniciale mund te bente kete "reportazh" per ate interviste brilante te Rames perpara 20 viteve. vizionar qe atehere por sigurisht me nje shoqeri e politike te tille dhe ne vecanti opinionberes te ketij lloji, te vjen keq qe Rama duhet te uli nivelin e diskutimit per tu kuptuar nga mediokriteti qe na rrethon se brendshmi e se jashtmi. cte besh kjo fatkeqesisht eshte Shqiperia. Ne vend te harxhoni kohe dhe te beni koment mbi komentin botojeni te plote ate interviste lexoni dhe reflektoni...eshte me e dobishme dhe per lexuesit e nderuar te vete respublikes

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Nuk ve ne diskutim ndryshimin, i cili imponohet nga koha dhe rrethanat. Ne dyshim ve anonimatin: Kosovari, M, Katarakti, Linda etj., jane kalemxhinjte e Rames. Nuk i ha njeri keto çorba, o miq komentatore. U quaj dhe u kam miq, per deri sa edhe une komentoj dhe secili eshte i lire te shprehet si te doje. Por me e ndershme do te ishte: secili me identitetin e vet.

Submitted by Dritan (not verified) on

Dhe ajo qe eshte me e rendesishmja...: Edi Rama ka ndryshuar per me mire.

Submitted by Albi (not verified) on

Morali eshte i thjeshte. Eshte e lehte te flasesh per demokraci, e veshtire ta ndertosh ate. Mbi te gjitha, te gjithe mund te duken modern e vizionar pa e prekur pushtetin, por te gjithe ju lezeton ai kur e arrijne e me pas nuk duan ta leshojne me.

Mbi te gjitha demokracia eshte nje rrjet institucionesh qe kontrollojne pushtetin e politikaneve. Njerez si Rama kete nuk e kuptuan ne 92 e nuk e kuptojne sot, por besojne se jana ta "messiah" ne toke qe do na e dhurojne nje gje te tille.

Submitted by ermiri (not verified) on

Titull shume bajat dhe shkrim vertet i pamerituar per kete faqe.

O  E.G., E.Rama eshte prototipi i mungeses se koherences ne kete vend?

p.s. Ja cfare lexojme kur u "vjedhin" te dielen punonjesve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.