Në SHBA vijojnë të dënojnë me vdekje

Postuar në 20 Prill, 2012 15:28

Harta që shoqëron këtë shënim (e marrë nga the Economist) jep një pamje të qartë statistikore të dënimeve kapitale në SHBA. Pavarësisht nga presioni i jashtëm që bie mbi SHBA-të lidhur me këtë çështje, heqja e dënimit me vdekje vijon me ritme tepër të ngadalta. Janë 16 shtete që nuk e kanë më këtë dënim ekstrem (shtete me ngjyrë mente në hartë), mes të cilëve bien në sy New York-u, Michigani, Minesota, etj. Shumë shpejt këtij grupi do t’i bashkohet Connecticut-i dhe California (në këtë të fundit ka 723 vetë që po presin ekzekutimin).

Për një lexim të saktë të hartës, mbani parasysh që dënimi kapital ekziston në shtetet me ngjyrë rozë. Në dy kuadratet e vegjël që formojnë një si thyesë brenda çdo shteti shfaqen numrat e të dënuarve me vdekje (numri në kuadratin ngjyrë kafe) dhe të atyre që janë ekzekutuar qysh prej vitit 1976 (numri në kuadratin e bardhë). Vihet re kollaj që 481 vetë janë dënuar me vdekje në Teksas, ku – siç thotë artisti italian Celentano në një këngë të kohëve të fundit -  c’é uno stato che uccide e nessuno lo arresta (është një shtet që vret e askush nuk merr guximin ta vërë në pranga).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Te heqesh denimin me vdekje eshte budallek vecanerisht per nje Shtet te Madhe ku popullsia do dilte jashte kontrollit.

Submitted by Ekzekutuesi (not verified) on

Ah sa mire. Te vihej edhe ne Shqiperi ky denim te ekzekutoheshin nja 500 kriminela direkt pastrohej ky vend

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Duhet denimi me vdekje per krimet e renda kur autoresia eshte katerciperisht te provueshme!

Keto pordhat e Celentanos ne fund....nuk me pelqyen...!

Submitted by Huana (not verified) on

Kjani hallin kalorsit se i varen kambet! Agjenda e juej per me sha Ameriken nuk ka me te pi uje o Muci, sepse per fatin tand te keq edhe te tane te majteve ne bote, Amerika vazhdon me kene anderr. Ty e do pseudointelektualeve te tjere ju duket vedja ma te mendshem vetem pse e keni vizitue kete vend.....

Submitted by Ilir (not verified) on

Tamam  pordhe Adrianoje se do te bej tipin e rebelit dhe te shesi CD......, Adriano harron qe nga Roma dhe Poshte dhe deri ne ishull drejtojne  klanet..........

Te ben pershtypje fakti se vendet me te zhviluara ne Bote sic eshte edhe Japonia apo USA e kane denimin me vdekje............del Shqiperia nje nga vendet me te prapambetura te tipit Afrikan dhe e hoqi denimin me vdekje per ti bere qejfin Evropes dhe Evropa se rruan fare......nuk keni vdekur per buke.............

Submitted by onni (not verified) on

HUANA  ver nje emer shqipetar dhe meso shqip njehere pastaj bej komente..."kjani"      "agjenda"     "juej"     "tand"       "tane"       "kene"        "vedja"        "vizitue"    kur   AMERIKA ka vend per njerez si ju vaj halli per muçin...

Submitted by albgentius (not verified) on

Denimi me vdekje eshte i nevojshem per rastet kur rrezikshmeria shoqerore e personit i cili ka vrare tashme mbetet e larte.  A mendoni ju se nje person si ai qe vrau arketaren e te tjere me pare duhet lene i gjalle.

Apo ata qe vrasin police. Nqs vret policin ne US ke nje shans mjaft te madh per tu futur ne radhen e ekzekutimit. Edhe kjo ka pasur ndikim mjaft pozitiv ne uljen e krimeve ndaj forcave shteterore.

SHBA eshte demokracia me e madhe ne bote e demokracia e vertete te ndeshkon ne menyren e duhur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.