Thika e radhës ndaj Kosovës nga Tirana: Asocacioni, kusht për hyrjen në KiE

Postuar në 18 Mars, 2024 09:33

Kryeministri Rama e sheh Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si kushtin themelor për hyrjen e dy vendeve në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se marrëveshja dhe aneksi i saj zbatues duhet të përfshihen në proceset e anëtarësimit.

Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u arrit një vit më parë në Bruksel. Ajo synon t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve të hapura mes dy vendeve - nga njohja e simboleve shtetërore deri te të drejtat më të mëdha për komunitetin serb në Kosovë.

Pavarësisht marrëveshjes, ajo që pasoi në terren gjatë vitit të kaluar ishte krejt e kundërta. Në veri të Kosovës, tensionet u shtuan pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe morën pushtetin; pati përleshje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në shtator ndodhi sulmi i armatosur në Banjskë dhe heqja nga qarkullimi e dinarit serb.

Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë kanë lënë vazhdimisht të kuptohet se nuk janë të gatshëm t’i përmbahen marrëveshjes.

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se asociacioni i komunave me shumicë serbe, “nuk është prioritet” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se nuk duhet veçuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Prioritet i kujt? I Albinit? Po nese ke pushtetin ti vendosesh vete prioritete ne marredheniet me Serbine, per ca dreqin shkon ne bisedime me ndermhetes? Nxirri perjashta dhe vazhdo fol me Vucicin dhe boj8 detman halleve tuaja.

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Thika e radhës ndaj Kosovës nga Tirana: Asocacioni, kusht për hyrjen në KiE". Ky eshte titulli.
Pastaj poshte asgje qe te kete lidhje me titullin.
Lihet te nenkuptohet qe Rama aty e kishte hallin.
Pse e detyroi Rama te firmoste? Po te mos i pelqente marreveshja Albini mendt ne koke i kishte. Nuk e firmoste.
Nga momenti qe e firmos ajo eshte ligj dhe nuk mund te zgjedhesh cfare te besh. Eshte kryeminister dhe mban pergjegjesi aty ku firmos
Pastaj se c'hyn Rama ketu ec e merre vesh. Cfare pritet nga ai te thote mos zbatoni marreveshjen?

Submitted by redaksia on

Je dobet edhe ne rolin e Shvejkut. Njesoj si ky qe adhuron. Propozimi per ta bere aneksin e marreveshjes kusht per ne BE, lidhet me sugjerimet e Escobar qe sicc u mor vesh "shtoi dy kushte" per anetaresimin e Kosoves ne KiE. Shqiperine nuk e detyron askush te dale me flamur ne dore pro kushteve te reja qe ne fakt krijojne tension artificial me Kosoven, sikunder eshte e qarte qe nese do te kerkohet qe ajo te mbaje nje qendrim, mundet edhe ta zeme formalisht te abstenoje si qendrim politik. 

Zoti Rama doli me vrap me kete mesazh kur dihet se Kosova ka sproven e anetaresimit ne KiE dhe deshtimi aty do te kapitalizohet serish se "Kurti po izolon Kosoven". 

Albin Kurti firmosi marreveshjen thua ti. Por edhe Vucic e firmosi marreveshjen dhe pse nuk kerkohet prej tij zbatimi? Jo nga Rama, sepse ky eshte lider qe sheh pertej universit te dukshem, por nga ai Igli Hasani. Ta thote ai me ate buzeqeshjen e vet skepike dhe neutrale. Sa per statistike se nuk i ndodh gje Shqiperise sone te lavdishme po mbajti vetem nje here pozicion hasanian. Pra as mish as peshk. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.