Remzi Lani për Presidentin: Ndryshimet kushtetuese synojnë të shmangin krizën, jo konsensusin

Fatos Nano në Top Story hapi atë që mund të quhet loja presidenciale, e që ka shumë gjasa të jetë leitmotivi i debatit politik derisa sa të vijë momenti i zgjedhjes së Presidentit të ri. Duket se për fat të keq të gjitha energjitë/vëmendja e politikës dhe e medias shqiptare do të derdhen/fokusohet tek kjo çështje. Secili do ketë rast ta thotë të vetën.
Analisti Remzi Lani, i intervistuar nga Top-channel-i, nuk do donte një president të një pale, dhe në këtë pikë bashkohet me shumicën e njerëzve. “Unë mendoj se nuk ka një mënyrë që presidenti të mos zgjidhet në rrugë kushtetuese. Marrëveshja për ta zgjedhur presidentin me 71 vota është një marrëveshje jo për të shmangur konsensusin, por të shmangur krizën. Dhe ajo që Kushtetuta parashikon si zgjidhjen e fundit, nuk duhet ta paraqesim si zgjidhjen e parë dhe madje si zgjidhjen e vetme.”, përpiqet ai të saktësojë kuadrin kushtetues, për të cilin ka pasur interpretime të ndryshme.
Më poshtë, ai i mëshon idesë së vet: “Unë nuk e di se cili do të ishte varianti më i mirë, por di se cili do të ishte varianti më i keq: të zgjidhet një njeri nga forumet drejtuese të partisë në pushtet. Në një shoqëri të ndarë politikisht si e jona, ku zgjedhjet dalin për disa herë me radhë barazim, ky do të ishte mesazhi më i gabuar që shumica do t'i çonte publikut”.
E.G.
Comments
Asnje fjale respublica per
<p>Asnje fjale respublica per veprimin aq dinjitoz te doreheqjes se gjyqtarit Plloci???</p><p>Ne kete shoqeri te ndyre si e jona, nje akti te tille i duhej dhene shume ze, ne gjykimin tim. Dhe kete e prisja nga respublica.al.</p>
teologu, ke mese te drejte.
<p>teologu, ke mese te drejte. doreheqja e gjyqtarit Plloci mese e meritonte vemendjen tone!</p>
Remzi Lani qe mezi artikulon
<p>Remzi Lani qe mezi artikulon fjalen kur flet ne televizor apo ne ndonji interviste, per gati 20 vjet me NGO-ne e tij private ben "auditimin e mediave" shqiptare. Nuk ka si te mos jene mediat tona ne ket derexhe kur nje palle si Remziu qe sflet as shqip, jep mendim mbi gazetarine, mediat dhe pale kur i futet dhe politikes !</p>
Add new comment