Putin: Kujtoni fatin e Hitlerit dhe Napoleonit
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin për rrezikun e luftës bërthamore në rast se trupa të tij dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Në një fjalim drejtuar Parlamentit dhe elitës ruse, Putin tha se liderët e Perëndimit nuk po e kuptojnë mirë se sa e rrezikshme mund të jetë ndërhyrja e tyre në ato që ai i cilësoi si punët e brendshme të Rusisë.
Putin iu referua idesë së hedhur tri ditë më parë nga presidenti francez, Emanuel Macron, për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë. Ideja e Macron u kundërshtua menjëherë nga NATO dhe Bashkimi Europian.
"Vendet perëndimore duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre. E gjithë kjo kërcënon vërtet një konflikt me përdorimin e armëve bërthamore dhe shkatërrimin e qytetërimit. A nuk e kuptojnë?!", tha Putin.
Putin u sugjeroi liderëve perëndimorë të kujtojnë fatin e Hitlerit të Gjermanisë naziste dhe Napoleon Bonapartit te Francës, të cilët nuk patën sukses në përballjen me Rusinë në të kaluarën.
“Por tani pasojat do të jenë shumë më tragjike”, tha Putin. "Ata mendojnë se lufta është një film vizatimor", tha ai.
Zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit pritet t’i japin Putinit një tjetër mandat gjashtëvjeçar. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962 dhe Putini ka paralajmëruar edhe më parë për rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.
Comments
Bekuar qofte ky lideri dhe
Bekuar qofte ky lideri dhe gjeni i madh qe po sfidon dhe shqelmon hegjemonizmin neokolonialist Perendimor.
Fitorja e Rusise eshte fitore e te gjithe popujve te shtypur, nga A latine, Africa e deri ne Azi. Perfshi ketu edhe popullin shqiptar qe, nga diktatura komuniste ra ne ate te imperializmit Anglo American. Mbi 30 vjet qe tek shqiptaret imponohen pederastia, Drogba droga dhe prostitucioni. Keto quhen arritje dhe civilizim.
Lavdi Rusise dhe Voloyes
Lavdi kush te jep mundesine
Lavdi kush te jep mundesine te shprehesh ne mediat shqipfolese!
Qe kur linde Qirje Qife, trangullin ne bithe e pate!
Te lumte ajo bithe qe tallet me trapat e redaktoreve te Respublica.al
O mortje, ne prag te
O mortje, ne prag te ngordhjes prasin e ne sume dhe trangullin ne goje.
Kurse bolet e dashit t'i kam varur ne qafe si zile per alarmin e censures. Te paska veshur Aleks Soros me fustanin e mortjes o zonjushe.
Add new comment