Shqipëria s’duhet të shkojë në Hagë për detin! SHBA të negociojë dialogun

Postuar në 23 Shkurt, 2024 22:13

Studiues dhe ish-gjyqtarë të Kushtetueses i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, që u rrëzua në vitin 2010, Xhezair Zaganjori, shpjegon se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.

Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titulllin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale. Nuk mund të thuhet asolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen mu përpara Sarandës vija e kufirit.

Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.

Madje studiuesi Agron Alibali propozon që kjo marrëveshje të ndërmjetësohet nga SHBA.

Mendimi im është që nëse ka mundësi për t’u ulur në bisedime, duhet bërë kjo gjë. Duhet parë mundësia nëse mund të realizohet zgjidhja e kësaj mosmarrëveshjeje me Greqinë në kuadrin e një ndërmjetësimi nga ana e SHBA.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Trump duhet te ndermjetesoj. T'a uli Ramen me Mitsotakin. Mundesisht Rama te kopjoje Sharon Stone, njesoj si Vucic kur te ulet perballe Donaldit. Amerika e ka zemren e madhe, eshte e urte dhe ne shqiptareve na ka xhan. Njesoj si Partia e Punes apo Sali Berisha.
Me nje dore te gjuan dhe me tjetren te pret dhe ngre.
Mos na lente Perrendia pa Amerike dhe Sali, i kemi njeren mome e tjetrin tate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.