Muzafer Korkuti: Pse nuk kujtohen t’i bëjnë një monument në Tiranë Ismail Qemalit?

Postuar në 19 Prill, 2012 03:19

Historiani e arkeologu Muzafer Korkuti ngre zërin kundër idesë për të ngritur një monument pavarësie në Tiranë. Në vend të këtij monumenti (që ne e kemi të papërsëritshëm në Vlorë, thotë nënkryetari i Akademisë së Shkencave), do ish mirë të ngrinim ca monumente për figura të shquara në historinë 100 vjeçare të këtij shteti, dhe në këtë mes ai hedh idenë për të ngritur një monument për Ismail Qemalin. “Në Tiranë ka 25 monumente”, na bën me dije ai, duke bërë një listë: Skënderbeu, Faik Konica, Jeronim de Rada, Avni Rustemi, Sulejman Pasha, Qemal Stafa, Myslim Keta, Ahmet Zogu, Ahmet Kazazi, Adem Jashari, disa monumente të Nënë Terezës, etj”. “Madje, kemi dhe një monument të Frederik Shopen-it”, shton.

Në këtë pikë, i drejtohet gazetares së shqiptares.com me një pyetje: “Më thoni, ju lutem, a kam të drejtë apo jo të pohoj, se në Tiranë duhet të ketë një shesh me një monument për Ismail Qemalin, ku ne kryeqytetatit të kemi mundësi në raste festash kombëtare ta nderojmë e të vendosim një buqetë me lule tek monumenti i tij?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

respublica pershendetje .e vetmi koment i imi eshte:

ne jemi popull pa shume karakter ose dhe pak te qendrueshem ,dhe nqs nje monument i ismail qemalit ne tirane,do tja hiqte vemendjen qeverive per te ardhur ne qytetin e paveresis ,ose po te benim nje munument te mesojtores ne tirane do ikte vemendja nga korca ,ose lidhjen e prizrenit ta trnsportojme ne tirane si godine ,cdo ndodhi,atehere sipas mendimit tim  dhe personal cdo kryeqytet i botes ka shume monumente figurash kombetare, por cdo qytet i botes i cili vertet ka hyre ne histori per mire apo per keq vlersohet ne daten e shenuar me te gjithe ceremonialet.

faleminderit

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne monumentin e pamvarsise ne Vlone nuk asht vue me qellim edhe farketuesi dhe organizuesi kryesor i shpalljes se pamvarsise Imzot  Nikoll Kaçorri, i cili bani lidhjen me Austro-Hungarine e cila u ba mbeshtetsja kryesore per Pamvarsine.  Ramiz Alia u tha skulptorve te monumentit hiqnje Nikoll Kaçorrin sepse asht prift katolik. Imzot Nikoll Kaçorri u dengedis ne burgjet e Stambollit para Pamvarsise prej turqve dhe prej smundjes vdiç ne Vjene ne vitin 1917. E çfare kishte kjo se ishte prift katolik?!? Pikrisht sepse ishte prift katolik luftoi kundra turqve. Po te kishte qene hoxhe nuk do te kishte luftue kundra vllazenve turq. Kjo asht diference e hoxhallarve me priftnit katolik.

Tashti thuhet se "... “Në Tiranë ka 25 monumente”, na bën me dije ai, duke bërë një listë: Skënderbeu, Faik Konica, Jeronim de Rada, Avni Rustemi, Sulejman Pasha, Qemal Stafa, Myslim Keta, Ahmet Zogu, Ahmet Kazazi, Adem Jashari, .."-

Lind pyetja vetvetiu: Po pse a vetem muslimanet na paskan ba per kete token shqiptare-a?!? Po sa inteletual patriot katolik kan derdhe gjakun per kete toke?!? dhe asnjeni nuk meritoka nji monument ne Tirane?! Dhe mandej thone se ka harmoni fetare. Prralla !!! Bile po e vuni kush ne dukje kete gja, akuzohet se je kundra islamit. Prralla edhe kjo.

Submitted by a.b (not verified) on

Me siguri imzot Nikoll Kacorri ka qene zotni burre. Me siguri ka punuar per nje Shqiperi te pavarur nga Turqia, ashtu sic kane punuar edhe shume katolike te tjere, prifterinj ose jo. A mund te na e sqarosh a ka qene ne Vlore diten e pavaresise apo jo? Se per ate dite nuk luftoi/punoi vetem ai, por shume e shume te tjere. Te gjitheve nje nga nje nuk mund tua bejme monumentin, si thua ti?

Meqe ty te lindin pyetje vetvetiu, pyete veten, "Sa vete, nder mbi 40 persona, qe firmosen aktin e pavaresise ishin katolike, sa ortodokse, dhe sa muslimane (per me teper hoxhallare)? Pergjigjen e gjen kollaj dhe duket shume qarte se pavaresine e kane dashur shqiptaret paveresisht besimit fetar qe kishin. Mos harro ama, se shumica ishin muslimane.

gjuhe-neperke je. njeri i vogel dhe plot mllefe

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.