Ka më shumë se 24 orë që versioni online i Zërit të Prishtinës është i bllokuar

Postuar në 19 Prill, 2012 01:26

Provoni të hyni në website-in zeri.info! Rezultati? Do t’ju dalë ekrani i bardhë me shënimin ‘unable to connect’ (lidhja nuk është e mundur). Dhe zëri.info është adresa në web e së përditshmes kosovare Zëri, që është shndërruar prej dy ditësh në një pikë kombëtare referimi për shkak të scoop-it lidhur me bllokimin për qëllime korruptive të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Ka më shumë se 24 orë që ky portal është i bllokuar. Zakonisht, adresa www.zeri.info hapet me një click të lehtë mbi komandën ‘enter’, por qysh nga momenti i lajmit të bujshëm, në qendër të të cilit është djali i kryeministrit tok me biznesmenët sllavë Falliç e Hamoviç, portali nuk hapet më. Burime tonat në Kosovë na folën për hacker-a që e kanë marrë në dorë këtë portal.

Janë se s’bën hacker-a që veprojnë në emër të personazheve të mësipërm, apo të kryeministrit shqiptar? Jo, s’është e thënë, por përkimi në kohë është shumë komprometues. Është hera e parë që kjo faqe bllokohet, dhe kjo herë e parë korrespondon në kohë me zbulimin e denoncimin e një afere korruptive të kryeministrit Berisha, të djalit e të miqve të tij serbo-boshnjakë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Jasonbourne (not verified) on

<p>eshte e lezetshme po te kujtosh qe sa here ka patur lajme te rendesishme per Sali Gerdecin dhe korrupsionet e tij ka pasur bllokime te faqeve online nga kane ardhur keto lajme - &nbsp;ka ndodhur disa here me TCH dhe tani me Zerin - mua me eshte mbush mendja qe Saliu pervec armates se vrasesve ka dhe nje armate me hackera qe i permbushin deshirat ne kete lloj fushe</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.