Harasani, një mocion mosbesimi ndaj Berishës

Postuar në 16 Prill, 2012 08:08

Në një intervistë për ABC News, deputeti socialist Andis Harasani foli për riafrimin e tij me Edi Ramën dhe sugjeroi publikisht se mazhoranca duhet testuar me një mocion mosbesimi ndaj Berishës, përpara se ajo të testohet në votimin për Presidentin e Republikës. Kjo deklaratë e Harasanit për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit është e para që artikulohet drejtpërdrejt nga një socialist, pas votimit traumatik në Kuvend për anëtarin e KLD-së. Ajo duket se është në sintoni me thirrjen që Edi Rama bëri në blogun e tij për një bashkim  “të gjithë atyre ende BRENDA SHUMICËS SË SOTME,  që nuk duan të mbeten nesër në duart hakmarrëse e mbytëse të Sali Berishës, ashtu edhe të  të gjithë atyre jashtë shumicës së sotme nëpër tribuna partish e mediash, në rrugët e shoqërisë civile a të sipërmarrjes private, të cilët nuk duan të përfundojnë pas një viti në honin e një makthi fashist pa zgjedhje, pa gjykata, pa media të pavarura, pa biznes të pakapur nga pushteti”

Votimi për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, ndryshe nga votimi për anëtarin e KLD-së, bëhet i hapur. Pra, nuk mund të manipulohet, në qoftë se 71 deputetë janë të vendosur të votojnë për një kryeminstër tjetër. (Neni 105 i Kushtetutës thotë: Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri”). E përkthyer në realitetin parlamentar shqiptar, kjo do të thotë se Harasani, me deklaratën e tij, ashtu siç bëri Rama në blogun e vet, po i bën thirrje Metës, Oketës dhe Idrizit që të bashkojnë votat me opozitën për rrëzimin e Berishës në parlament.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Jo Harasani eshte i shtyre nga Nano, n.q.s Nano nuk votohet per President..........Berisha  bie..........ky eshte mesazhi.........dhe provokimi i radhes

Submitted by artur (not verified) on

Nano President ne shkembim te Berishes jokryeminister? Shume intriguese per te qene e vertete!Tre te LSI-se - Meta, Koka,Tavo  dhe Idrizi me Islamin teorikisht i detyrohen Nanos ne kete qoke. Po Oketa?

Submitted by a.g. (not verified) on

Ja e beri thirrjen, ndac diplomatikisht, ndac acik, por ata jane te gjithe interesaxhinj, kolltukofag, 'te lindur' per deputet, medet- medet. S'ka me badiava, kush ofron me shume ai u merr votat. Qofsha i gabuar! Por s'besoj

Submitted by Zani (not verified) on

Harasani eshte mekatar i perjetshem,edhe pse eshte abendenuar deri dhe nga miqte e tij,vazhdon lojen per tja futur Edi Rames dhe Ps-s.Eshte i lexueshem dy vjet larg.Ram po e degjove kete radhe nuk do ta hash me ne dysh,por ne tresh

Submitted by Aron (not verified) on

Me votim te hapur !!!??? Po bishaberishe jep urdher tju vrase direkt ne Parlament,kush do guxonte!!!????

Vetem me vote te lire e te ndershme rrezohet berisha,ele edhe me thesin me para ,prape nqs vota eshte e fshehte ,rrezohet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.