Edi Rama: Borxhi ka arritur në 100% e GDP-së

Edi Rama ka deklaruar se “borxhi i sotëm i Shqipërisë është më i madh se 60% e GDP-së; është së paku 100%”. Ai nuk e mbështeti këtë shifër me shifra e statistika, por nënvizoi se “për [shlyerjen e] borxhit ne shpenzojmë [në vit] më shumë se fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe dyfish më shumë se sa fondi për bujqësinë”, dhe se “as privatizimet nuk e pakësuan borxhin publik”. Dhe në këtë pikë gjeti rast për të dhënë optikën e vet mbi privatizimet e bëra e mbi privatizimin në përgjithësi: “E vetmja konseguencë e privatizimeve është rrënimi i sektorëve të energjisë dhe naftës. Ne nuk jemi kundër privatizimeve në vetvete, por mënyra sesi privatizimet janë bërë deri këtu është mënyra më shembullore për të privatizuar në funksion të interesave të sotme të pushtetit dhe blerjes së ardhmes për pushtetin”.
Të gjitha këto ai i tha në një tryezë të organizuar mbi politikat fiskale. “Një nga gënjeshtrat është se janë ulur taksat, se kemi një qeveri të vogël e në dietë”, u shpreh ai, ndërsa lidhur me argumentin e tryezës bëri vëzhgimin se “vetë qeveria e pranon sot se në Shqipëri konsumi taksohet 3 herë më shumë se fitimi dhe pasuria. Një familje shqiptare e zakonshme është 3 herë më shumë e taksuar se një kompani që fiton apo një i pasur”. Si pasojë “rezulton se 10 kompani në Shqipëri edhe pse kanë 12% të xhiros së tyre në Shqipëri kanë 37% të fitimit që realizohet”.
Re.Pu.
Comments
Sa i lodhshem qe je bere mor
<p>Sa i lodhshem qe je bere mor Ed. Llap e llap e llap e asgje nuk thua. Nuk arrij ta kuptoj dot, si ka mundesi qe u tregu aq gomar Nano, qe te katapultoi ne krye te Ps-se. Te te jap nje keshille? Lere PS-ne dhe ik ne France. Miljardat i ke. Ik vella shijo jeten se nuk ben per drejtues. Je i deshtuar si njeri</p>
ti duhet te jesh noj mazokist
<p>ti duhet te jesh noj mazokist i semure. don me shume ate qe te vret dhe te perdhunon gjith qef e lezet diten per diell. ke te drejte ai ty ta mbush jeten plot emocione, intriga, vrasje dhe vjedhje live ne tv, aq sa ske nevoje per telenovela. Shpresoj qe kta analistat e gazetave te maten mire kur kritikojne politiken si te vetme fajtore per kete vend v.k. dhe tu rreferohen edhe komenteve idiote te tipave si ky 'endri' kur duan te shpjegojne arsyhet pse... </p>
Ju shqiptar qe i keni tryezat
Ju shqiptar qe i keni tryezat plot dhe kerkoni me ngulm qe kjo qeveri qe vazhdoj te jete ne pushtet keni shume te drejte se cdo kafshat buke qe hani eshte vjedhja qe beni perdit nga shqiptaret qe kan frik te ngren zerin dhe te thone TI PO ME VJEDH DO DENOHESH . Ju qe u lodhet duke degjuar fjalimet e Edi Rames e keni frik se pushteti i tij mund tju denoj dhe tju mar ato pasuri qe i keni vjedhur dhe i perdorni sikur i keni fituar me forcat tuaja. Shqipria ka nevoj per drejtsi dhe per njerez qe mendojne per qytetaret dhe jo per miqt e tyre
Add new comment