Günter Grass ka thyer një tabú? Apo ka çaprashitur kotmëkot?

“Është një poemë që ta shpif” – këto fjalë janë të kritikut të njohur gjerman Marcel Reich-Ranicki; dhe ende pa e ditur se për çfarë është fjala mendja të shkon tek një poemë e shkrimtarit Günter Grass, që u publikua nja dhjetë ditë më parë në të përditshmen Süddeutsche Zeitung, për të cilën po bëhet një zhurmë e madhe. “Pikërisht për këtë shkak e ka bërë poemën, me fjalë të tjera që të fitojë pak vëmendje mbi vete”, e shtyn dhe ca më tutje sulmin kritiku i mësipërm. E vërteta është se për poemën me titull “Çfarë do duhet të themi”, në të cilën denoncohet programi bërthamor i Izraelit, qëndrimi agresiv në adresë të Iranit dhe shitja e nëndetësve gjermane bartëse të armëve bërthamore që u është bërë izraelianëve, kanë folur kryeministra, ministra të jashtëm, ambasadorë, shkrimtarë të tjerë, etj (në shtypin provincial shqiptar nuk para është folur për këtë ngjarje; kjo poemë është përkthyer, sidoqoftë, nga Beqë Cufaj, dhe tok me një koment të tijin, është publikuar në Zërin e Prishtinës; shih linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/20/47164/bomba-poetike-e-po...). Kush është vënë në mbrojtje të Grass-it, së pari e ka bërë në mënyrë të ndrojtur, e së dyti ka mbrojtur, jo poemën (që e quajnë të dobët e me mesazhe të gabuara), por lirinë e shprehjes. Vetëm në Iran është pritur me hare të madhe kjo poemë: kanë folur gjatë në televizionin shtetëror dhe poemën e kanë cilësuar një kryevepër.
E në këtë tollovi të shkaktuar prej tij, vetë shkrimtari nobelist është shpallur, përveç të tjerash, dhe persona non grata nga Izraeli, gjë që do të thotë se ai s’mund të vërë këmbë në shtetin e çifutëve. “Një reagim foshnjor” e quajti këtë gjest shtetëror Salman Rushdie. Një ish ambasador izraelian në Gjermani, Avi Primor, e quajti këtë veprim si të tepruar e populist.
Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: Günter Grass ka mposhtur një tabú, sipas së cilës gjermanët nuk mund ta qortojnë Izraelin.
E.G.
Comments
Se pari, titullin e keni

Se pari, titullin e keni shqiperuar gabim, shqiperimi i sakte eshte : Cfare duhet (te guxojme) te themi. Pra dicka qe sipas autorit e dine te gjithe, por qe ska njeri ta shprehe. Se dyti, po, ka shkelur nje tabu, por e ka bere ne menyren me te gabuar te mundshme, duke ngritur insinuata dhe denigruese te paverteta per Izraelin, si psh faktin qe sipas autorit Izraeli eshte i vetmi vend ne bote qe nuk i nenshtrohet kontrolleve periodike te OKB-se per energjine atomike, gje qe eshte totalisht e pavertete. Madje i vetmi vend qe nuk i nenshtrohet kontrolleve eshte Irani, prandaj kemi dhe kete krize qe kemi. Ka dhe insinuata te tjera te renda, si fakti qe nuk ka ndare popullin izraelit nga qeveria izraelite ne poeme, dhe qe me vone vetem pas lumit te kritikave e ktheu dhe tha, jo se nuk e kisha per popullin, por per qeverine...Nga nje njeri si ai pritet shume me shume saktesi ne keto gjera.

Mos harroni se Grass ka qene ne rinine e tij anetar vullnetar i SS-ve dhe kete gje e ka fshehur per kohe te gjate, derisa ia zbuloi media. Dhe edhe pas atij momenti, u soll si burracak dhe nuk beri nje distancim te hapur te paster nga aktet e rinise, sic kane bere shume e shume gjermane te tjere... Nuk e ka bere akoma ate distancim e sot e kesaj dite... prandaj eshte psikologjikisht e parashikueshme qe do perpiqet te beje gjera te tilla... pesha psikologjike nuk eshte e vogel.

Ajo qe shkruan ti eshte

Ajo qe shkruan ti eshte krejtesisht genjeshter !!

Izraeli eshte nje nga anetaret themelues te Agjensise se Energjise Atomike (1956) por nuk ka pranuar kurre te nenshkruaje traktatin per mosperhapjen dhe eliminimin e armeve berthamore (Nuclear non proliferation Treaty) dhe ne Izrael nuk ka shkelur kurre kemba e e ndonje inspektori nderkombetar qe raporton per pranine e armeve berthamore ne kuadrin e ketij traktati.

Me nje kerkim te thjeshte ne google lexohet nga cdo kush qe do te dije pak me shume nga ajo qe na perserisin vazhdimisht mas mediat se fajin e ka thejsht Irani. Edhe presidenti Obama eshte detyruar te flase per kete qendrim te papershtashem te Izraelit ne vitin 2010. Shimon Perez dhe politikane te tjere izraelite kane deklaruar disa here qe Izraeli nuk do t'i bashkohet ketij traktati.

"Israel is not a signatory to the 1970 Treaty on the Non-Proliferation of Nuclear Weapons, which seeks to promote the peaceful use of nuclear energy and to prevent the spread of nuclear weapons" pohon mes te tjerash lajmi i CNN US i para kater diteve dt 11 prill 2012.

Me kete behen te kuptueshme shkelmat qe hedh here pas here Irani ndaj inspektimeve te shpeshta berthamore teksa nje shteti tjeter te rajonit, qe mendohet se ka mbi 400 mbushje berthamore (arme te shkaterrimit ne mase), nuk i behet presion nderkombetar per eliminimin e tyre.

Gynter Grass u regjistrua vullnetar ne moshen 17 vjec per te shkuar ne marine por per shkak te te dhenave fizike u dergua ne repartet ushtarake elite

(X Panzer Division Waffen SS Frundsberg), qe fatkeqesisht (per Grass) u konsideruan en bloc pas lufte si organizata kriminale.

Harrova t'u rikujtoj se Irani

Harrova t'u rikujtoj se Irani eshte firmatar i traktatit per mosperhapjen dhe eleminimin e armeve berthamore dhe, kundrejt negociatave, ka permbushur detyrimet qe rrjedhin nga kjo marreveshje nderkombetare, ne kontrast te thelle me Izraelin.

Gunter Grass thote te verteten ne cdo rresht te poezise!

Perkthimi i sakte fjale per

Perkthimi i sakte fjale per fjale nuk eshte "Cfare duhet (te guxojme) te themi" por "C'fare duhet thene", pra autori perdor pasivin dhe nuk flet ne emer te te tjereve duke u fshehur pas peremerit vetor "ne". Sigurisht qe shqiperimi eshte dicka tjeter nga perkthimi fjale per fjale i titullit apo dhe vete poezise ne pergjithesi. Liria e perkthyesit brenda disa kornizave te caktuara luan rolin e saj.

Grass ka qene vertete pjesemarres ne ditet e fundit te luftes. Por mos harrojme qe ishte nje 17 vjecar ne nje pike kritike te historise. Nuk mund te pritej ne ate kohe dhe moshe nje formim i tij sikunder ka ai sot. Aq me teper qe ruset ishin ne dere te shtepise dhe pritej nje kasaphane sic edhe ndodhi (vrasje e perdhunime masive, shkaterrime, burgime, deportime, internime, etj., pra ato qe gjermanet vete kishin bere ne BRSS ca kohe me pare). Vete Grass, pa ia kerkuar kush, ka denoncuar para do kohesh faktin qe ka qene pjesemarres ne lufte.

Grass megjithate nuk eshte i pari gjerman qe kritikon Izraelin. Ka pasur edhe te tjere, madje politikane, me te drejte apo per populizem kjo nuk ka rendesi. Keta te fundit kane mbyllur karrieren e tyre ne disa raste per shkak te ketyre kritikave. Shume e rende eshte ende pesha historike e katrahures gjermane kundrejt hebrenjve ne luften e dyte boterore.

Ajo qe kuptoj une nga Grass ne vjershe eshte se ai thote pak a shume qe ne nje konflikt ka dy pale, dhe izraelitet kane pjesen e tyre. Si me te forte (me mire armatosur) ai mendon se kokefortesia izraelite eshte me e rrezikshme. Ndoshta ai merr shkak nga konflikti konkret Izrael - Iran per te pergjithesuar konfliktin Izrael - bote arabe, palestineze, etj. ku bota e qyteteruar ka c'te kritikoje gjithe diten e dites ne sjelljen e Izraelit.

Vete mendoj se barazimi Iran = Izrael nuk qendron. Izraeli eshte te pakten i vetmi vend ne lindjen e mesme e te afert qe ka nje demokraci institucionale, dhe kjo nuk eshte pak. Meqe ra fjala nuk kam degjuar qe atje te kontestohen votimet.

Tung,

Blendi

Po, eshte nje demokraci qe ka

Po, eshte nje demokraci qe ka provokuar spastrimin etnik te 4,7 milion veteve, qe nuk pranon multietnicitetin dhe multikulturalizmin, qe banoret palestineze rrojne pas muresh te trasha, ku ne shkolla mesojne vec cifutet nga arabet, nje "demokraci" qe eshte denuar ne konferencat nderkombetare si sistemi racist nr 1, qe prej mbi 30 vjetesh nuk respekton vendimet e OKB (me voten e 150 shteteve) qe te terhiqet nga tokat e pushtuara, pra nje regjim aparteidi sic e ka quajtur ish presidenti amerikan Xhimi Karter ne librin e tij "Palestine,Peace not Aparteid",e megjithate shume me i keq se sa regjimi i aparteidit se benda nje jave faqe gjithe botes se qyteteruar vret 1400 vete (gjysma gra dhe femije) me arme te ndaluara nga konventat nderkombetare (fosfor te bardhe dhe cluster bombs (nje lloj schrapneli), qe ka torturuar sipas organizatat te te drejtave te njeriut 150 mije persona te etnise tjeter ne 30 vjetet e fundit te konfliktit, per te cilin e gjithe bota sheh prej dekadash nga kamerat vrasjet e femijeve dhe te rinjve qe gjuajne me gure apo thyerjen nje nga nje te kockave te protestuesve qe u bien ne dore ushtareve izraelite.

Jam dakort te thuash qe eshte demokraci vetem per cifutet por jo per banoret palestineze qe jetojne ne ate territor.

Ne votime, te cilat nuk kontestohen, marrin pjese dhe palestinezet?

C'gje me te keqe kishte regjimi i Afrikes se Jugut te cilin bota perendimore e mbyti me sanksione derisa e rrezoi?

Nuk di qe ne Afriken e Jugut te kete pasur konflikte dhe masakra te kesaj shkalle.

Kuptohet qe nuk po levdoj sistemin politik te Iranit, por Izraeli per shkak te posedimit te armeve te shkaterrimit ne mase, ndihmes ushtarake qe merr nga vendet perendimore (psh per vitin fiscal 2012 sic ka udheruar presidenti Obama, SHBA i akordojne Izraelit 820 MILION DOLLARE NE DITE VETEM PER NDIHMA USHTARAKE!!!! -Kerko online GLOBES Israel Business Arena 16, prill 2012) dhe politikes raciste ndaj popujve fqinje arabe, eshte nje rrezik shume me i madh per paqen se sa Irani.

Kur ra diktatura, kam qene 15

Kur ra diktatura, kam qene 15 vjet, por sdq e mbaj mend mire te famshmin nen te agjitacion-propagandes. E them kete gje sepse reagimet zyrtare ndaj kujtdo qe guxon te thote dicka qe konsiderohet anti-izraelite ( Ketu hyjne permendja e katastrofes humanitare qe po shkakton Izraeli ne Gaza,e shkeljes se te drejtave te njeriut, e 50 e fiu vjet tallje b... me te drejten nderkombetare, diskutimi i holokaustit, etj...), m'a kujtojne kete nen.

Nqs Grass do te tallej me kinezet, do te perbuzte shqiptaret, apo do te fyente lekurkuqte, te jeni te sigurt qe nuk do te ndodhte asgje. Por mjafton te kritikosh politikat izraelite dhe te pushkatojne mediatikisht.

Sido që të jetë, një gjë

Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: Günter Grass ka mposhtur një tabú, sipas së cilës gjermanët nuk mund ta qortojnë Izraelin.

Nje koment i tille mund te behet vetem nga njerez qe Gjermanine e njohin duke e pare me dylbite e shtypit boteror. Duhet te jete shume i guximshem njeriu qe te jape opinione mbi situata e realitete qe nuk i njeh! Nuk ka asnje tabu te tille ne Gjermani: Grassi ka mbajtur nje qendrim tipik te se majtes gjermane. Dhe e ka bere, sic e ka komentuar komentuesi i pare, sipas skemave thjeshtezuese e populiste. Ky eshte zhgenjimi dhe shkaku i kritikes se forte qe Grass ka ndeshur ne Gjermani. Ai nuk analizon, ai nuk ndihmon per te kuptuar te verteten, ai gjykon sipas skemes i miri dhe i keqi.

"Was gesagt werden muss",

"Was gesagt werden muss", shkon ne shqip: Ajo qe duhet thene

sifiz e ke gabim: perlthimi

sifiz e ke gabim: perlthimi eshte ky: "cfare duhet thene"

Izraeli shtet tipik nazist qe

Izraeli shtet tipik nazist qe kercenon paqen boterore.Kjo eshte nje e vertete qe i madhi Grass ja thote te gjithe frikacakeve,te shiturve e mendjeshkurterve .

Grass, - intelektual i

Grass, - intelektual i pavarur, qe mendon me koken e tij dhe qe nuk ka frike te thote te verteten, edhe kur ajo eshte e hidhur. Para se t'i kerkohet Iranit te lejoje inspektimin nderkombetar te instituteve te tij berthamore, kjo duhet t'i kerkohej Izraelit, qe prej 40 vjetesh e zoteron kete bombe. Izraeli eshte nje shtet agresor. por njekohesisht lobi çifut ne Uashington dominon edhe politiken amerikane. Izraelitet dhe bota nen hyqmin e tyre flasin shume per Shoan, Olokaustin nazist qe shkaktoi vrasjen e 6 milione çifuteve te pafajshem. Por nuk duhet harruar se gjate Luftes se Dyte Boterore u vrane edhe 30 milione sovjetike. Dhe per keta nuk flitet dhe aq shume. Per te gjitha keto arsye Grass ka plotesisht te drejte.

Add new comment