Sinjale nga Rusia për anëtarësimin e Kosovës në UEFA: Votuam kundër, por vendimi i shumicës duhet të zbatohet

Postuar në 03 Maj, 2016 15:08

Kosova është anëtarja më e re Federatës Europiane të Futbollit, duke konfirmuar kështu një realitet të gjallë që nuk mund të mohohet. U pëlqen apo nuk u pëlqen disave. Ajo është bërë pjesë e familjes së futbollit europian me anë të një votimi, i cili në fund është i padiskutueshëm.  Një sinjal tjetër, jo pa domethënie, vjen nga Rusia e cila votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA, gjithnjë si aleate e qëndrimit serb. Dhe për të theksuar se vota ruse është koniunkturale dhe jo e posaçme kundër shqiptarëve, ministri rus Sporteve, Vitaly Mutko, ka deklariuar se:  “Rusia nuk mbështeti vendimin e Kongresit për të anëtarësuar Kosovën, por kjo është demokracia, ky ishte vendimi i shumicës dhe ky vendim duhet të zbatohet”(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=325673&fundit). 

Ky qëndrim që ka përmbajtjen e një mesazhi politik e bën vajtimin për këtë vendin të sotshëm, monopol serb. Të shpresojmë që këtë datë serbët, një pjesë e tyre, të mos e propozojnë si ditë historike për të kujtuar.

 

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Ky mesazh, i ministrit rus te sporteve, duhet te konsiderohet seriozisht, nje mesazh politik per Shqiperine ne rradhe te pare, dhe per Kosoven ne rradhe te dyte.
Parathenia e ketije mesazhi, ishte ngritja e flamurit te Kosoves, ne Rusi, me porosi te presidentit Putin, para disa diteve.
Parathenie, eshte edhe kerkesa, nga qeveria Ruse, per ndihme ne hetimin nderkombetar, nga qeveria Shqiptare, per masakren e Odeses, ku u vrane 48 rusisht foles nga forcat e erreta ukrainase.
Pra, mesazhet jane te qarta.
Mendoj qe reagimi yne, duhet te jete i pjekur, i matur dhe me perspektive per tejkalimin e ndasive, dhe perafrim te ceshtjeve qe na bashkojne drejte prosperitetit dhe paqes, ne rajon e kudo.
Nga miqesia e sinqerte, gjithmone korrekte, askush nuk humbet.
Sidomos kur je i vogel si puna jone.
Me mire nje mik, se sa nje armik.
Jemi sterngopur me armiq.
Boll me.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.