SHBA-të po krijojnë tension mes Turqisë dhe Greqisë

Postuar në 02 Dhjetor, 2023 16:09

“Nëse thërret me zë të lartë dikë nga Turqia, mund të dëgjohesh në Kos. Nuk është e drejtë që dy vende, kaq të afërta dhe kaq të lidhura ngushtë, të vazhdojnë përpara me zëra që ushqejnë armiqësi”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Greqia është pjesë e qasjes së re të Ankarasë “më shumë miq dhe më pak armiq".

Pak ditë para vizitës në Athinë për takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greqi-Turqi, Erdogan tha se ndërsa ka çështje serioze që kërkojnë kohë për t'u zgjidhur, “ka edhe çështje që ne mund t'i trajtojmë menjëherë, duke zgjeruar bazën e bashkëpunimit. Qasja jonë ndaj politikës së jashtme nuk është një lojë me totalin zero. Ne do t'i qasemi Athinës me një mentalitet të favorshëm."

Erdogan akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të krijojnë tension mes Turqisë dhe Greqisë.

“Kush është përgjegjës? Disa, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk na japin F-16, pavarësisht pagesës, ndërsa njëkohësisht dërgojnë F-16 dhe municione në Greqi”.

Comments

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Ne kete portal Greqia eshte me e pranishme se Shqiperia. Nuk eshte nje permendje e rastesishme, por nje perfundim i bazuar ne permbajtjen dhe vemendjen e shkrimeve te ketushme. Pyetja me e thjeshte: PERSE, dhe KUSH FINANCON?

Submitted by Doktor mortja (not verified) on

Une them e financon SHBA sic ben me Greqine.
Perse? Sepse jemi fqinj dhe Aleate ne NATO. Vetem per te na hapur syte dhe zgjuar nga gjumi.

Submitted by Asterisk (not verified) on

Jo mer jo, kerkoka F-16 Jarani. Po pse nuk te dalin ato 260-270 qe i ke apo si? Po je qe je pse nuk kerkon dhe F-22 dhe F-35, qe pastaj ti shesesh me pjese te Putini e Irani. Ashtu sic shite rezultatet e provave me S-400 kunder F-16. Or shok, ka Cecua bicak me Ameriken nuk eshte Kurdistan ku ti hyn e del si ne shtepine tende. Po zgjat si teper ne pushtet se nuk i duhet kurrkujt nje Turqi e destabilizuar, prandaj vazhdon te hedhe deklarata te tilla e te beje 'trim' me ca barkthate te tjere si Greqia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.