Ambasadori Arvizu bën një parashikim ndjellakeq. Por nuk shpjegohet më tej

Ambasadori Arvizu ka komentuar atë që ndodhi në parlament më 12 prill në një mënyrë që ka bërë shumë përshtypje. Fillimisht ai bëri një paralele disi të sforcuar midis zëvendësimit të Rudina Seserit në Kuvend dhe zëvendësimit të Kreshnik Spahiut në KLD: “Mendova që mënyra se si u mbulua pozicioni vakant i zonjës Seseri në Parlament ishte më e mirë nga mënyra se si u mbulua pozicioni i mbetur bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”. E vërteta është se debati për zëvendësimin e Seserit ishte i stisur e krejt i panevojshëm, e prandaj paralelja nuk shkon.
Por pjesa më interesante e prononcimit të Arvizu-së ishte tjetër: “Mbrëmë kam shkëmbyer mendime me një person që e respektoj shumë dhe në fakt i sugjerova dhe i thashë se ky është vetëm fillimi”. Në fakt, ky nuk bie era sugjerim; ky është paralajmërim apo parashikim ndjellakeq. Si i është përgjigjur miku shqiptar? “Po, zoti ambasador, keni të drejtë, ky është vetëm fillimi”.
Pyetje: A nuk do ish më mirë që, në vend të bënim e miratonim parashikime të tilla Kasandrash, të bënim diçka për t’u dhënë udhë tjetër ngjarjeve? Apo s’kemi asgjë në dorë? Nuk duket se ka arritur puna deri këtu. E keqja mund të shmanget.
M.N.
Comments
Ktu ka rene shteti ligjor

Ktu ka rene shteti ligjor ndersa Ambasadori flet si Nostradamus. Vepro tani sa je ne kohe Z. Ambasador se pastaj do na shkruash letra nga Washington si kolegu yt Withers.

As Arvizu 'Kasander' nuk na

As Arvizu 'Kasander' nuk na gudulis fare. Ai eshte i pranishem, ne mos aktor, ne levizjet politike ne kete vend 'te bekuar'. Neser jane pashket ortodokse ( Gezuar! Per shume vjet! ) . Ortodokset perplasin vezet e kuqe me njeri tjetri per te treguar se cili do te jete me i forte ne vijimesi, rit i tyre io respektuar. Sikur dhe Berisha, dhe Rama dhe Arvizu te ishin ortodoks e te kishin nga nje veze te kuqe ne dore e t'i perplasnin mes tyre nje here nga maja e nje here nga prapamaja, Berisha do te dilte i fituar. Veza e tij e kuqe s'do te pesonte as nje krisje. Dhe pse ? Ne keto perballje me 'veze', ndac fshati e ndac inkubatori, ai eshte i zoti te triumfoj, pasi ka aftesi qe kur e sheh te pamundur te krijoj 'veze' artificiale te kuqe te padallueshme qe te ua thyej 'kryet' e te 'pasmet' te gjitheve. Kur ta marrin vesh ata ka ardhur Bajrami me rite te tjera...

ky ja fut pordhes kot kete e

ky ja fut pordhes kot

kete e kane futur me pahir per ambasador

Zoti Ambasador i USA, DASH

Zoti Ambasador i USA,

DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) perpara ca kohesh na beri te qarte se vetem Ambasadori Amerikan PERFAQESON mendimin dhe vleresimin e Qeverise Amerikane. Parashikimi i juaj me shume percjell FRIKE se sa SHPRESE.

Pak nga pak po ju humbet shkelqimi zoti ambasdor.

Add new comment