Gjinushi: Mos u merrni më me Berishën; fajin na e ka Rama

Postuar në 13 Prill, 2012 10:06

Skënder Gjinushi është nga të vetmit ‘fajkonj’ që kanë mbetur në opozitë. Dihet se çfarë mendon ai për Berishën, por herë pas here i hedh kritika edhe opozitës së Edi Ramës. Këto kritika i ka bërë më të shpeshta kohët e fundit. Ai gjen një arsye tjetër tek ajo që ndodhi dje në parlament për të demonstruar mospajtimin e fortë mes tij e kësaj opozite: “Rikthimi i opozitës në Kuvend përbën gabimin më të rëndë të Ramës. Pas Gërdecit, 21 Janarit, nuk mund të flitet më për faj të Sali Berishës, por për faj të opozitës parlamentare të drejtuar në mënyrë të gabuar. Lidershipi i PS-së dhe i disa të prenotuarve të Saliut në PS e kanë kthyer opozitën në një grup të dhunuar dhe poshtëruar”.

Rama nuk ka vonuar t’i përgjigjet, por ka shmangur formulimet e pakujdesshme dhe ka folur me gjuhën telegrafike të Twitter-it: “Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynë gabon që akuzon PS-në për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël. PS kërkon njëzëri me aleatët ndryshim në sistemin zgjedhor. Por kjo s’bëhet dot as pa konsensusin e palës tjetër, as duke akuzuar kot PS-në.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Erind (not verified) on

Me ne fund arrin nje njeri qe thote te verteten: - FAJIN E KA RAMA !

Po pas 7 vjetesh, vetem deshtime ne krye te PS-se dhe opozites Shqiptare - Edi Rama duhet te marri noten qe meriton = 4 (kater).

Edi Rama nuk meriton me te drejtoje opoziten shqiptare - sot opozita ka nevoje per nje grup (dhe jo nje individ) te afte. Dhe opozita ka nevoje me shume se kurr te ndahet nga e kaluara komuniste dhe te drejtohet nga njerez qe te kene kurajo dhe etiken qe ti thone Sali Berishes ne sy : - TI JE NJE KOMUNIST !

Çohuni te gjithe ku jeni brenda PS-se dhe hidhuni ne sulm kunder Edi Rames dhe kunder femijeve te bllokut komunist qe ai solli dhe po i ngre me force ne gjith strukturat e partise.

Ku eshte Ben Malaj, ku eshte Ben Isaraj, ku jane Erion Veliaj dhe djemte te tjere qe kane sakrifikuar 20 vjet ne PS? Pse keta jane duke ja lene PS-ne Edi Rames i cili po komandon ne te gjithe strukturen e PS-se djemte e Bllokut ose djemte e financuar nga SOROS-s (G99/MJAFT) ?

Submitted by dashi nga prizreni (not verified) on

erind, e ke pak si lemsh komentin, me ngjan! sa per gjinushin, eshte i vetmi qe arrin te shohe nje vit para, ate qe do ndodhe nje vit me pas. po perseritet filmi i 2009, kur gjinushi i thoshte rames se po te bie catia, kurse ky krihej! do e shohim qe do te kete serish te drejte gjinushi, edhe kesaj rradhe, nese ky i gjati nuk i therret mendjes!

Submitted by Enea (not verified) on

Shume e lehte te vendosesh vitin tek "fajtori". Ju akoma nuk keni kuptuar qe Berisha nuk hiqet kollaj, dhe opozita po behet mese e zgjuar per te arritur fitoren e sigurt ne 2013. Thirrjet e Gjinushit tani jane shume pa vend. Gjinushi te kishte reaguar ne te njejten menyre pas 21 Janarit, por i vetmi qe reagoi pas 21 Janarit ishte Edi. Ishte po Edi qe doli perballe llumit te pushtetit ne zgjedhjet e 8 majit. Ku ishte Gjinushi ate kohe?

Te flasim drejte te nderuar njerez. Kritika te tilla ne kete kohe nuk bejne pune. Jane jashte llogjikes.

Edi Rama nuk perpiqet te rrije urtazi, por pushteti duhet marre me takt...ndryshe nuk kemi ndermend te shkojme ne lufte civile, sepse vicidoli nuk e ka per gje te beje nje katastrofe te tille.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Po perseritet historia,qe te gjithe duan te ndryshojne kete bote.

Njerezit e shpenzojne kohen duke akuzuar te tjeret,duke ja vene te gjithe fajin te tjereve,jetes,shoqerise,fqinjit.

Ne kete menyre nuk ndryshohet kurre! Gjithesecili do te vazhdoje te jetoje ne ankthin e tij dhe s'ka per t'u zgjuar kurre.

Me ne fund Gjinushi e kuptoi : KY PARLAMENT ............. DUHET TE SHKOJE NE SHTEPI.

Edhe pse jemi ne kohe shtese perseri eshte momenti qe ta beni ju te paret kete Zoti Gjinushi!

Nje keshille . NXITO ,nese do qe te jesh i pari,sepse ERION BRACE ,mund ta kete bere kete gje para teje.

Le te shpresojme qe ky parlament po deklarohet i terhequr,qe t'i japi mundesine Presidentit qe te caktoje nje Qeveri Teknike me njerez te ndershem per te bere dy detyra:

- ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT NGA POPULLI,sepse Ai eshte SOVRANI.

- Qeveria Teknike te pregatise zgjedhjet e ndershme per ne Parlament.

Submitted by Aulin (not verified) on

Po te zgjidhet presidenti nga populli merr kompetenca te tjera dhe nuk jemi me republike parlamentare por presidenciale.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Kush e thote kete gje?

Dhe çfare ndodh pastaj?

Ju jeni per nje president kukull,buratin i partive politike?

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Gjinushi eshte nje destabilizues plak dhe i parendesishem. Aq i parendesishem sa nuk denjojne t'i japin as direktivat dhe flet qesim. Me kujton reagimet revolucionare te PLL ne14/09/1998

Submitted by Aulin (not verified) on

Po çfare faji? Nqs se gjinushi dhe te tjeret do te shkrinin partine e tyre ne Ps ashtu sikurse ndodhi ne Itali atehere do kishim me pak parti fantazma e me shume mundesi per te rrezuar qeverine. E ben dot ai, jo. as ai e as disa te tjere.

Kjo ka te beje me ate historine e autobuzit dhe vendin e pare.

Submitted by Tani97 (not verified) on

Pastaj i themi edhe Rames dhe Gjinushit, te dy bashke te shkrire ne nje, te shkrihen me PD-ne dhe ja qe rame rehat te gjithe se bashku, dhe pas 22 vitesh perpjekjesh kthehemi prape tek nje parti e vetme? Sala eshte gati, t'ia propozojme?

Submitted by Aulin (not verified) on

Pata parasysh, Finin qe shkriu partine per Berluskonin. Fassinon per Pd etj Dhe ne fund te fundit per oportunizem pse jo te mos bejme si gjermanet, ndoshta dhe funksionon.

Submitted by Johnny (not verified) on

Epo kesaj i thone u kujtua delja te bej  . . . beeeeeeee

Submitted by ajsberg (not verified) on

Levizjet a manovrat ne politike thuhen dhe 'ne skakieren politike'; sepse eshte perballje e dy te medhenjve ne arenen e 'shahut'. Berisha deri me sot, ne keto raunde qe kemi pare e ka zene 'mat' Ramen. Si i bene levizjet njeri e si tjetri ata e dijne me gjithe tabore qe kane pas, e jo pak por mbi 60 deputete...Populli vetem voton, administrimin e bejne vet ata, vecse njeri leviz si dem e tjetri si ari...

Submitted by Ilir (not verified) on

Berisha s'ka zene asgje mat n.q.s cdo gje do te zhvillohet me fair play dhe kush fiton-fiton Berisha del jashte Konceptit te Shtetit, berisha eshte vete Shteti por harron qe Thiken e  ka mbas shpine nga Meta............Duhet te dije te manovroje me Meten se ndryshe...............Del ne pernsion por mund edhe te shkoje drejt Gjyqit.....

Submitted by ajsberg (not verified) on

Pse, pas 'shah-ut' qe dha Berisha pardje ne parlament, cfare beri Rama ? U ngrit nga 'tavolina' e doli jashte si i dorezuar dhe Berisha 'triumfoi' me ate Cefen...'Fair play' e percaktojne Ata vet dhe jo ne; ne sehir bejme dhe reflektojme per zgjedhjet e ardhshme...

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjinushi nuk ka qene ne San Egidio ! Per kete shkak ai nuk arrin ta shmange shikimin e se vertetes ne sy , ose te pakten sedra nuk e lejon te behet aq "legen" per shkak te pengut "San Egidio" ! Rama eshte realisht shume i dyshimte ! Eshte tmerruar nga pesha qe ka pushteti dhe fuqia poltike dhe koha tregoi se nuk ka bythe ta mbaje ! Lekundjet e tij i ngjane nje lavjeresi te cakorduar ! I ngjajne nje frikacaku , i cili kur arriti ta kuptoje fuqine reale qe ka pushteti dhe fuqia poltike , nuk ia mbajti as te tentoje ta ngreje "peshen" , por e hodhi si deshtak ne toke !

Ky subjekt {Rama) , me te gjitha levizjet e tij , po na tregon se kurorezimi paqesor qe Nano i beri ne krye te PS-se , nuk ishte nje gje e rastit ! Ed Rama  eshte miku me i ngushte i Berishes dhe mbrojtesi me i madh i tij dhe nje ushtar qorr i Nanos ! Te gjitha levizjet e Rames , qe nga firmosja ne erresiren e nates se ndryshimeve kushtetuese te 2008-tes e deri tek riciklimi i Berishes , pas krimit te Gerdecit , apo qurravitja dhe shitja e "shokeve" te tij ne 21 janar dhe ne bashkepunim me Arvziun riciklimi per here te trete te Berishes  pas kryrjes se nje krimi publikisht evident , na japin paster se kush dhe kujt i takon Rama dhe per ke punon dhe shqetesohet Rama !

PS-ja , eshte gjynah qe eshte katandisur ketu ! Nje tufe uzurpatoresh , qe nuk kane asgje te perbashket me bazen dhe anetaresaine e kesaj partie dhe qe punojne kunder saj , duke filluar qe nga Majko Moja (nje gjak dhe prurje sllave) dhe duke perfunduar tek Edi Rama , nje sozi e Nanos , shpalosin dhe zbatojne polotika antishqiptare ne koherence te plote me veprimet dhe gjemat e bemat e antishqiptarit Berisha !

Shqiperia ka hyre ne nje rruge pa krye , ne rast se behet fjale per interesat e popullit shqiptar ! Sovranitetin e ketij populli dhe vendi e kane zene per fyti dhe po i marrin frymen !

Submitted by a.g. (not verified) on

Dikush me lart ndeshjen e Berishes me Ramen i vendosi ne 'skakiere' dhe u munduan te justifikojne kush e kush 'tifozllekun' e vet. Mire bejne , kjo eshte demokracia, respekt ndaj mendimit te kujtdo. Vecse, po e theksoj vecse, ta shohim problemin ne qetesi e ftohtesi ; Kush do ta vezhgoje Berishen se ne 'fushen e shahut' ai nuk e leviz 'kalin' sipas rregullit 'L' ( e madhe e shtypit) por si 'l' ( e vogel e shtypit) ?! dhe e ze 'mat' gjithmone ?! Ne ?! Jo dhe jo, pasi nuk jemi 'maestro' te kesaj pune, por te asaj qe bejme per mbijetese. Ai eshte 'opozite' , Ai eshte 'mburoja' e shigjetimeve antidemokratike, Ai eshte 'amortizatori' i gropave te krijuara nga mendje 'autokratike', Ai dhe duhet te pergjigjet e te mbaj pergjegjesi. Kjo eshte opozita : 'Kondrapesha' per ekuiliber demokratik ! "Lavjeresi' eshte Rama, te tjeret jane 'mbushes topi', si puna e Gjinushit, qe kerkon me cdo mjet e menyre te jete ne 'skuader' a ne 'postin' e vet luftarak demokratik. 'Lavjeresit' Rama ne kuadrin e 'orerave' elektronike ose te 'rikarikohet' ose te ndrroje 'bateri'. Kjo figurativisht sigurisht!...Secili po nuk qe ne gjendje te percaktoje vet 'amnezine' s'ka doktor qe te sherron ! Gjinushit nuk po i dhimbset 'dynjaja', por halli i tij, ai hall qe e provoi per here te pare larg parlamentit, larg laperdharjeve te deputetllekut, larg ngrohtesise pushtetore, larg 'reumatizmes' qe na ka zene te gjitheve. S'kemi pse shqetesohemi per te! Te shqetesohemi per demokracine, per te ardhmen e kombit, per te ardhmen e femijeve tane, pa Gjinushio ne rregull e ka!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Qe fajin e ka Rama kjo nuk vihet ne diskutim, por jo per arsyen qe thote Gjinushi. Sipas Gjinushit kujt ia ndjen per vendin, mjafton qe ai te behet minister.

Faji i Rames ka te beje qe nuk ndoqi rrugen e paraardhesit ne 2009. Nese Rama do kishte dhene doreheqjen si kryetar i PS dhe ne vend te tij te kishte ardhur dikush i pergjegjshem, sot jo vetem qe do ishim kandidat per ne BE por edhe ekonomia do ishte me mire (ngaqe pasiguria politike ndikon shume ne ekonomi). Sa per ato qe thone, po Berisha? per te hequr Berishen opozita nuk duhet te beje asgje, thjesht te sillet ne menyre te pergjeshme. Berisha nuk ka nevoje per ndihme per te rene nga froni. Skandalet e qeverise do mjaftonin per te sjellur humbjen ne 2013. Nejse.

Submitted by E.R (not verified) on

Po te kishte qene ne krye te PS nje i ndryshem nga lloji "berisha", Berisha do kishte rrezuar vete veten me kohe...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.