Ilir Meta shkel në “tokën e ndaluar”; por reciton vjersha të njohura

Postuar në 12 Prill, 2012 16:22

Meta ka qenë në studion e programit Top Story të televizionit Top-channel. Ish bërë kohë që s’kish qenë, dhe arsyeja merret vesh: Top-channel ish, jo vetëm televizioni që transmetoi video-përgjimin Meta-Prifti, por dhe që udhëhoqi fushatën mediatike për denoncimin e Ilir Metës. Por me sa duket, gjërat janë hedhur pas krahëve.

Përballë Ballës, ai e garantoi Berishën se “votat e LSI-së do të jenë të maxhorancës”, pavarësisht sjelljes së tre deputetëve të kësaj partie në seancën e sotme parlamentare. Për sa i takon Presidentit të ardhshëm, ai përsëriti qëndrimin e vet, që Berishën e bën ca me dhimbje koke: 1. Berisha s’mund ta zgjedhë pa ne presidentin; 2. Procesi i negociatave për Presidentin duhet të jetë konstruktiv, dhe të tentojë konsensusin; dhe 3. Presidenti duhet të jetë një figurë që t’i afrohet përcaktimit kushtetues si simbol i unitetit nacional, dhe – këtë e shton nga vetja, si shumë të tjerë – si garant i dokumentit themeltar të shtetit.

Por duke përjashtuar këtë qëndrim, që është tanimë i njohur për të gjithë, pjesa tjetër e intervistës ishte e ngadaltë, e mërzitshme, me fraza të kujdesshme e me përgjigje të matura. Me sa duket ka pasur për qëllim të mos përcillte asnjë mesazh, ndonëse marrëdhëniet me Berishën nuk janë më ato të parat.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ermiri (not verified) on

Vec te tjerave, Meta eshte edhe etaloni i politikanit amoral dhe hipokrit.

Mbijetesa e LSI-se  varet vetem nga aleanca me PD-ne. Tani per tani duke qene ne simbioze me te, me pas, thjeshte si nje parti parazitare prane saj.

Dhe kete "qelbesira e dashur" (keshtu e quajne analistet nese del kundra Berishes) e di mire.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Ke te drejte miku, Meta nuk eshte nga ai lloj brumi qe ta prish me Berishen, pasi e di fare mire qe do t'i prishet LSI-ja. Pse ? Deputetet e tij me pak presion te karamelosur e ofrim postesh ja marr takfak Sala. Ju i njihni ata: Tavo i njohur tashme, Koka me i mirenjohur nga te gjithe, Nacon e morri qe e morri, dhe keshtu si pragmatist qe eshte Meta hedh me gjasme ndonje shashkez kotsekoti per te mos e harruar media, me pas bene dhe nje pritje informale ne Gji te Lalezit dhe ditet kalojne me shi ,me bresher, me mjegulla dha pakez diell atyketu...

Submitted by Ilir (not verified) on

Meta me kete testoi sistemin e Saliu-t  se si do veproje ne zgjedhjen e Presidentit.......Per te pare a i ka apo jo votat e nevojshme dhe  a ka nevoje per LSI-ne......M.gj.th per bashkepunimin me Opziten cmimi do jete edhe me i Shtrenjte sepse ai do Kerkoje "Koken e Kryetarit  te PS" ne kete rast te Rames......

Submitted by Edvinushka Ramushka (not verified) on

O Ilir aman hec me mua oreeee se vetem Taku me ka ngel.

Submitted by bythqiri i vockel (not verified) on

mos valle eshte top channel qe u afrua me meten? sepse nuk m'u duk se sokol bythqir balla i beri ndonje pyetje te veshtire apo te sikletshme. edhe kur e pyeti per rrapo drogaxhiun qe shume dobet. sikur kishte frike te bente pyetjet qe duheshin bere. po ta krahasosh me ndonje gazetar-showman italian per shembull me Santoron, e mendoni cfare diference qe kane. Apo jo Muco? Hajde djale thuaje ndonje kritike, mos ki frike. Hajde thuaj Sokol zagari po ashtu si Blendi zagari. Apo i ke shoke dhe nuk i shan dot?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas Kuranit ketij hajdut Ilir Metes duhet ti priten te dy duart ( Kuran - Syrja 6 "El Maido" ne Ajetin 38: Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk ja vlenë të diskutoshë për një hajdutë dhe të presësh nga ky hajdut të jetë garand i kushtetutës ky brumbull nuk duhet të nxiret nëpër gazeta dhe emisione TV se përveç neveri dhe turpë për figurën e një politikani nuk ka se çfarë të na tregojë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.