Reforma zgjedhore, të vegjlit e PS-së ndjehen të përjashtuar

Postuar në 07 Prill, 2012 08:28

Aleatët e majtë janë ndjerë të përjashtuar nga negociatat për sistemin zgjedhor duke reaguar njëzëri sot kundër PS-së. Skëndër Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, dhe Petro Koçi dolën paraditë në një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën akuzuan kreun e PS-së për prishje të marrëdhënieve zgjedhore dhe se në këtë mënyrë do të bënte që të realizohej skenari i vitit 2009, ku koalicioni i majtë humbi.

Krerët e partive satelite të PS-së, deklaruan ndër të tjera se fitorja e kësaj partie në 2013-ën është e dyshimte për aq kohë sa “Rama nuk mëson nga gabimet e së shkuarës”.

Nuk zgjati as një orë nga deklarata e përbashkët, kur Rama reagoi në rrjetin sociale, Twitter duke dashur të thotë se reagimi i tyre ishte i nxituar, ndërsa theksoi se PS nuk mund t’a përmirësojë sistemin e vetme. “Keqardhje për reagimin në tym të aleatëve ndaj PSs-së! PS mbron të njëjtën bindje me ta, por s’ka në dorë ta përmirësojë pa konsensus sistemin”

Në këtë mënyrë Rama thotë se në tavolinën e negociatave është edhe PD-ja, megjithatë duket që PS-së i intereson sistemi aktual dhe jo proporcionali kombëtar që kërkojnë të vegjlit. Kjo do të jetë edhe molla e sherrit deri në përfundimin e reformës. Deri më tani, aleatët e PS-së kanë qenë më zhurmëmëdhenjtë në këtë drejtim, kurse djathtas, përveç Mediut nuk ka filluar të pipëtijë njëri ende.

S.E.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Sistemi aktual siguron monopolin PD-PS. Pse duhet ta ndryshoje Rama???

Submitted by hapi (not verified) on

Albi ça halli ke ti shoku?

PS-ja ka vendosur dhe ngul këmbë të ngelet në opozitë dhe nja 20 vjet të tjera. Jo, që ta dish që kastraveci i detit është resurs i rrallë dhe Saliu po bën krim mbi krimet që nuk e mbron. Edi ka vendosur që aleat do të ketë vetëm Veliajn, ose Metën po ujdisën mirë pazaret. Ruçi po e përgatit mirë terrenin, hidh një shashkë që të bëjë zhurmë që tu mësohen veshët njerëzve deri kur të thotë nuk kishim zgjidhje tjetër se nuk na kanë ngelur më aleatë.

Vari leshtë kësaj pune, Edi është mirë në opozitë. Në 2009 qe goditja e parë për partizat që luanin të paktën rolin e figurantit në skenë. Tani Edi ka vendosur tu japë goditjen e fundit. Por i ka bërë prapë keq llogaritë. Do të shohim a do të aplikojë rregullin sipas të cilit ai që humb liron vendin e kryetarit. Me atë rregull hoqi Nanon (qerosin).

Shëndet shoku e mos e vrit mendjen, sa të ketë Edin Berisha deri kur ti vijë ora e vet në pushtet do të jetë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.