Shtatë argumenta në ndihmë të Amerikës

Argumentet se pse armët kimike të Sirisë u dashka të sillen në Shqipëri janë disi të çuditshme. Disa thonë se ky akt do ta përmirësonte ndjeshëm imazhin e Shqipërisë, dhe do ta ngjiste në pozicion në hit-paradën e shteteve, sipas modës më të re të gjeobiznesit, që quhet nation branding. Kjo puna e imazhit mbase ngjit shumë në mendjet e shplara me fetishin e imazhit, të cilat shpenzojnë orë të tëra në grimierë e parukierë, në fitness dhe te kirurgu për atë të shkretë imazh. Pak a shumë si ai i sëmuri me kolerë tek “Vdekje në Venedik” (Luchino Visconti), që edhe pse duke dhënë shpirt, e mban gjallë shpresën virile pikërisht përmes imazhit, duke lyer flokët, duke vënë pak buzëkuq, e duke shtënë ton në lëkurën e tij prej meiti. Meqë ra fjala, tek i njëjti film paraqitet edhe një përpjekje për nation branding, shfaqur para se të lindte ky term bashkëkohor. Bashkia e Venedikut dhe gjithë hotelierët e punonjësit e administratës e mohojnë në çdo çast shfaqjen e kolerës, sepse nëse kjo do të merrej vesh atëherë do të iknin turistët, pra qyteti do të mbetej pa të ardhura për atë behar.
Edhe argumenti tjetër, se Shqipëria nuk mund t’i thotë “jo!” Amerikës për punën e helmeve siriane pasi mes dy vendeve ka një miqësi të veçantë, pasi Amerika ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk qëndron. Së pari, miqësia është e vërtetë pikërisht atëherë kur mund të thuash edhe “jo!”. Së dyti, pse, pak miq ka Amerika në rajon? Pak vende për të cilat ka bërë shumë, madje më shumë se ç’ka bërë për Shqiptarët? Duam t’i numërojmë? Pse nuk ia çojnë armët Izraelit, vend tërësisht filoamerikan, me kapacitete të mëdha ushtarake e teknologjike, vend nga më të sigurtët në rajon e që është edhe shumë pranë pra zvogëlon kostot e transportit? Apo, përse jo Turqisë, partner i rëndësishëm në NATO, vend gjithashtu proamerikan gjer në skaj, me kapacitete e me siguri pakrasueshmërisht më të larta se Shqipëria e vocërr? Apo, pse jo Arabisë Saudite, që i përmbush edhe kjo rekuizitat e vendeve më sipër? Për të treja këto vende Amerika ka bërë, dhe vazhdon të bëjë shumë, është angazhuar ushtarakisht për to, ndërkohë që edhe ndihmat financiare që kanë dhënë në këto vende kanë qenë të konsiderueshme, plus janë edhe drejtpërdrejt të interesuara për paqtimin e Sirisë. Apo mos vallë turqit, arabët dhe izraelitët janë bukëpërmbysur? Dikush mund t’i shtojë këtij argumenti sqarimin se armët nuk mund të mbahen në Lindjen e Mesme, pasi atje siguria është e brishtë, prandaj i sjellin në Shqipëri. Me gjithë respektin për vendin tim, po do të qeshja nëse dikush pretendon se është më i sigurt se vendet e përmendura. E gjithsesi, edhe nëse doemos duhet të sillen në Evropë, pse në Shqipëri? Mos vallë gjithë Evropa, përfituese e Planeve Marshall, përfituese e ndihmave dhe favoreve financiare e ushtarake në vite, e përkëdhelura e SHBA-ve na qenka antiamerikane, dhe SHBA ka mbetur vetëm me një mik në anën e djathtë të oqeanit?
Me argumenta të tilla këto çështje nuk mbrohen, sepse shqiptarët nuk e hanë sapunin për djathë. Mund ta hanë sapunin për sapun, dhe të jenë krenarë për këtë, po jo për djathë.
Duke qenë pjesë krenare e këtij populli krenar, me krenari po i rendis argumentat e vërteta se pse armët kimike duhen sjellë në Shqipëri dhe vetëm në Shqipëri.
1. Siç e kanë nënvizuar tashmë këshilltarë e analistë të ndryshëm të çështjeve ushtarake e gjeopolitike, Shqipëria është vend i varfër. Madje i varfër është pak të thuash. Është vend i mjerë. Jo se është e mallkuar toka, jo se s’ka njerëz që punojnë, po se qeveriset nga politikanë të mallkuar. Për pushtet e për para ata e kanë katandisur këtë vend në furnizues të perëndimit me emigrantë, me krah pune, me prostituta. Ata ia kanë shkatërruar natyrën, ia kanë vjedhur nëntokën (pasi e kanë larë me gjak minatorësh), ia kanë zhbërë publiken. Meqë për këtë vend ndjejnë aq sa ndjen çifligari për plantacionin, ata mund ta shesin për fare pak para. Psh. një ose dy miliard dollarë. Ose edhe më pak. Pra, nëse SHBA, me gjithë kapacitetet që ka, për të shkatërruar mbi 3000 ton armë kimike që i kanë mbetur, supozohet që do të shpenzojë edhe rreth dhjetë vjet, si dhe 35 miliard dollarë, Shqipëria do të marrë një të tretën e kësaj sasie, dhe me kapacitetet e veta teknike e me sipërfaqjen e vogël që disponon, pretendohet se do t’i shkatërrojë armët për një të dhjetën e kohës. Dhe me një të dhjetën e kostos. Deal apo jo? Madje, nëse paguajnë ca më shumë tek politikanët shqiptarë, mund t’i kursejnë ato 35 miliardët, dhe t’i sillni dhe armët e Amerikës në Shqipëri.
2. Shqipëria ka një raport të çuditshëm me sovranitetin e saj dhe me themelin publik mbi të cilin çdo sovranitet ngrihet. Në dekada është ushqyer mosbesimi tek shteti, tek politikja, tek angazhimi. Njerëzit duan të jenë veç individë, nuk kanë qejf të jenë as qytetarë, as popull. Ata e kanë problem të përshkruhen si politikisht si komb, se kjo nënkupton angazhim në shumësi. E kanë problem gjithashtu të përshkruhen politikisht si klasë, se dhe kjo kërkon angazhim në shumësi. Shumica preferojnë të përshkruhen kulturalisht, apo etnikisht, sepse fundi i fundit, kjo është çështje identiteti individual, dhe nuk të vë në raport me ndonjë publik që kërkon angazhim. Ideologjizimi është i skajshëm, ata duartrokasin çdo iniciativë që ka të bëjë me falje, me dhurim të sovranitetit gjetiu. Aq më mirë nëse kjo është shitje. Kështu, kanë shkatërruar ushtrinë e tyre – jo për shkak të pacifizmit apo demilitarizimit, po për shkak se bazat i kanë transferuar tek ushtri të tjera. E kush mund t’i mbrojë më mirë se të huajt? Kanë shkatërruar industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit, që tash e kanë koncesionuar, kanë shkatërruar bujqësinë dhe kanë ngritur një ekonomi tërësisht importuese. Doganat dhe tatimet po i japin, se nuk duan t’i mbajnë publike. Madje, edhe burgjet, drejtësinë e gjyqësorin do të donin t’ia jepnin të huajve. Është i vetmi popull në Evropë që ka një koncept të tillë për sovranitetin, i vetmi popull që sheh Kosovën me zili, pasi mendon se EULEX-i është më mirë se të kesh një drejtësi tënden. Pushteti në këtë vend legjitimohet përmes ambasadorëve, media për gjithçka pyet ambasadorët, dhe ambasadorët as që kanë arsye të përmbahen. Estetika është luks. Do të mjaftonte të flisnin dy-tre ambasadorë të rëndësishëm, ose qoftë dhe një i vetëm, dhe kjo punë do të merrte fund. Në favor të importit të armëve, kuptohet.
3. Shqiptarët kanë alergji nga politika-politikja, kur kjo del tej klientelizmit, tej thashethemit apo tej krekosjes. Mjaftojnë disa “analistë” të pavarur që të fillojnë të ankohen se çështja po politizohet, dhe ndonjë rezistencë e mundshme do të fillojë të shuhet. Aq keq është puna me politikën në këtë vend, sa që partitë politike vetë janë tërësisht të depolitizuara, dhe funksionojnë si agjentë depolitizues të çdokujt. Po ashtu mediat, opinionbërësit, shkollat. Politikja aty është stigmë. Natyrisht, shqiptarët janë gati të dalin në shesh. E pastaj të shkojnë në shtëpi. Por politikja e cila qëndron tek organizimi dhe tek organizata, tek angazhimi i vazhdueshëm në çështjet që thërrasin – kjo është demode. Ajo çfarë nuk është demode është “objektiviteti”. Hidh ca shifra në lojë, nxirr në televizion ekspertë, sidomos ekspertë të huaj, me grada e me shkollë nëpër harvardë të çdo soji, dhe sheshi nis e bie. Sheshi nis të kritikohet për populizëm, dhe shqiptari korrekt, objektiv dhe autokritik tërhiqet e i kërkon falje ekspertëve për gabimin logjik që bëri, duke u bashkangjitur me turmat e duke dalë për një moment prej egoizmit të domosdoshëm, i cili në fakt është asgjësim përfundimtar i vetvetes.
4. Kur flas për ekspertët, nuk nënkuptoj se Shqipëria ka nevojë për argumenta shkencore që të pranojë armët siriane. Jo jo, është më e lehtë dhe më e lirë se kaq. Shqipëria ka nevojë vetëm për autoritete shkenciste, për argumenta shkenciste. Për shkencën e kthyer në ideologji ka nevojë, se shkencën si shkencë nuk ka se si ta kuptojë – ashtu siç edhe ju nuk keni si ta përdorni. Në njëzet e tre vjet Shqipëria ka rrënuar arsimin dhe shkencën e saj. Më përpara jo se kishte shumë, po tani s’ka hiç. E ka shkatërruar me pretendimin se shkolla qe e ideologjizuar. Tani njerëzit janë më të lirë. Bëjnë ç’të duan. Thonë se janë pa ideologji tani, nën urdhrin e bindjes dhe besimit vetjak. Tamam ai momenti kur sipas traditës së kritikëve të ideologjisë, ideologjia është në kulmin e saj dhe sundon pa patur nevojë për policë, për burgje, për terror. Apoteoza e hegjemonisë. Analfabetizmi funksional bën gjëmën, prej elitës qeveritare, prej parlamentit, prej akademisë e gjer te njerëzit e thjeshtë. Dhe analfabetët e kanë gjithnjë një funksion. Përdoreni këtë funksion pra! Nuk ka shkencë në Shqipëri që të jetë në gjendje të thotë as jo as po në mënyrë të kualifikuar. Kështu që do pyesim ndonjë think tank.
5. Shoqëria civile u krijua nga ju, paguhet nga ju, e urdhërohet nga ju. Debatet mes “faktorëve të shoqërisë civile” më shumë reflektojnë debatet dhe konfliktet mes interesave të donatorëve, se sa ndonjë kontradiktë të brendshme. Në fakt s’ka si të ketë kontradikta të brendshme, shoqëria civile funksionon njëjtë si bizneset e vogla, një pronar, katër pesë punëtorë. Deri më tash ka qenë përkrahëse, nxitëse, lubrifikant i projekteve të privatizimit, denacionalizimit, zhbërjes, terapisë së shockut, përqendrimit të pushtetit, rritjes së pabarazisë. Ka shërbyer si “fytyrë njerëzore” e asaj që po ndodhte pavarësisht apo përkundër publikes. Do të mund të shërbejë kështu edhe për ju, medoemos!
6. Siç është e qartë prej “kabllogrameve” pozitë e opozitë bashkë, këta rrëfehen te ju, e po te ju e marrin kungimin. Pozita edhe kësaj radhe do ta paraqesë me eufemizëm dhe megalomani këtë projekt duke thënë se po hyjmë në histori, se po shmangim luftën në Lindjen e Mesme, se burrat e shtetit marrin vendime të vështira. Opozita do shukatet si gjysmë e vdekur që është. Se vetë opozita është e zhytur gjer në hundë publikisht e jopublikisht në çdo lloj pisllëku që ka ndodhur në këtë vend. Prandaj dhe hunda e opozitës ka të njëjtën ngjyrë të kafenjtë me atë të pozitës. Thirrini pra, diskutoni me ta, vini në punë spin doktorat, mediat, opinionistët. Shpikni diçka që tërheq vëmendjen. Fundi i fundit, bëjeni fshehurazi, pa i thënë njeriu. Shkelja e transparencs s’do jetë precedent me sa duket, sidomos tash kur u mor vesh ç’ka bërë “padashje” NSA-ja. As për pushtetarët shqiptarë s’do të jetë kurrfarë precedenti.
7. Ata që rezistojnë – të cilëve u bashkangjitem me gjithë zemër – se patjetër ka të tillë, nuk është vështirë të trajtohen. Me njerëzi, pa dhunë, pa gjaknxehtësi. Ngjitjuni etiketën e “antiamerikanit” përmes gazetarëve tuaj. Pastaj me radhë etiketat e islamistit, terroristit, komunistit, fashistit, antiperëndimoristit, izolacionitit, homoseksualit, homofobit, ateistit, injorantit, fondamentalistit etj. Kështu rezistenca izolohet vetë, për pak ditë. Se pak ditë duhen. Kur të vijnë armët në Shqipëri, pastaj le të bëjnë ç’të duan. Se mos është hera e parë që vendosen para faktit të kryer, si në Gërdec.
Pra s’ka asgjë për t’u shqetësuar sa i përket mungesës së argumenteve pro importit të armëve. Në fund fare, mjafton të dalë ndonjë propozim konstruktiv, ku të thuhet se Shqipëria nuk i merr dot të gjitha, por gjysmën e merr, dhe kështu kjo punë mbyllet me kompromis, me rrugë të mesme, duke respektuar edhe popullin edhe aleatët, pa gjemb në këmbë dhe të gjithë dalim faqebardhë dhe heroikë.
Kaq për momentin, edhe pse sigurisht se ekzistojnë më shumë se 7 argumenta. Po ndoshta i mbledh, i formuloj si dymbëdhjetë teza, dhe i çoj të m’i botojë si libër ndonjë universitet i shquar proamerikan i Tiranës.
Comments
Bravo!

Bravo!

Kur vura re se ky artikull

Kur vura re se ky artikull kishte zero komentues, u bera kurioz dhe e lexova. Eshte vertet e cuditshme qe artikuj te nje niveli kaq te larte te lihen pa komentuar. Zoteria qe ka shkruar kete artikull, me te vertet eshte nje shqiptar me gjak puro shqiptari, absolutisht i paperzjere.

E falnderoj me gjithe shpirt kete njeri qe ka sjelle gjera ne kete artikull, gjera te cilat dhe vete i kam menduar me qindra here. Edhe njehere, respekt o njeri , z. Arber Zaimi!

I nderuar zoti Dardan, Per

I nderuar zoti Dardan,

Per fat te keq, ne shumicen e rasteve, artikujt e Respublikes kane nje numur te kufizuar komentesh, edhe kur jane ne nje nivel te larte publicistik, ne ide, ne stil, ne elegance, ne argumenta dhe ne nje qasje kaq brilante ndaj ca realiteteve tabu te tranzicionit shqiptar.

Ky shkrim i zotit Arber Zaimi, jashte egzaltimit, te le pa fryme.

Pasi e mbaron se lexuari, ke frike ti rikthehesh leximit, per te mos prishur magjine.

Por sodomos sepse, si shqiptar, pasi lexon shkrimin, ndjehesh kaq i mjere, kaq i neperkembur, kaq fatkeq dhe i pashprese sa thua qe me mire te mos e kishe lexuar.

Jo se nuk i dinim keto, jo se nuk i ndjenim keto dhe jo se nuk i kemi vuajtur keto.

Por sepse keto te verteta vrastare, jane then kaq butesisht dhe qartesisht, sa te mbeshtjellin te terin, si nje qefin i bute dhe te kthejne menjehere ne nje luftetar, perpara se sa te te te kthejne ne nje kufome qe shetit me indiference neper rruget e shqiperise.

Ne publiciste si Arber Zaimi, mund te shpresosh se te vertetat qe na nevoitet, mund te kene ze dhe fytyre ne publicistiken tone.

Faleminderit zoti Arber Zaimi!

Autorit me siguri i vjen ndot

Autorit me siguri i vjen ndot nga ky koment racist gjithe "gjak puro, absolutisht te paperzjere". Koment qe nuk i ben nder shkrimit!

Akoma kam shprese se do thone

Akoma kam shprese se do thone JO te zgjedhurit e popullit...arsyeja qe si thenkan dot JO Amerikes eshte tamam si ajo kafshate e Migjenit qe te ngel ne fyt e te ze trishtimi...

qarë komplet

qarë komplet

Arber Zaimi na ke treguar

Arber Zaimi na ke treguar arsyet pse duhet te vijne armet kimike ne Shqip. me nje ironi a sarkazem absolute. Pyetja ime per ty eshte:A ke ndonje arsye, [qofte edhe shkenciste (sic thua ti), por serioze ama, pertej alarmizmit populist qe perfaqesohet denjesisht nga ai i rrjedhuri me emrin Dritero, qe thote po erdhen armet kimike ketu ne do te vdesim, pardon ngordhim si karkalecat], perse armet nuk duhet te vine ketu?!? A mund te argumentosh sa njerez mund te semuren dhe nga cfare semundjesh, sa veta mund te vdesin nga kanceri i induktuar e te tjera si keto. Apo eshte me komode t'i biesh shkurt, si c'i ke rene zotrote?

Deri me sot askush nuk jep ndonje arsye te vertete teknike pse, si, ne c'mase etj. etj. asgjesimi i ketyre armeve eshte i demshem. Shume njerez kujtojne se asgjesimi do te behet njelloj si ai i predhave dmth, do te gjendet ndonje rreze e pabanuar dhe o burra bjerri ti biem deri sa ato gazrat te leshohen te gjitha ne atmosfere dhe meqe jane shume dhe udhetojne me shpejtesi marramendese edhe kundra eres do te mbytin nja tre a kater qytete shqiptare.

Keto lloj shkrimesh mund te lene me goje hapur ata qe nuk duan te harxhojne asnje neuron per te menduar rreth rrezikut te vertete qe mund te vije nga asgjesimi i armeve ketu. Tek e fundit keto shkrime e theshtezojne problemin ne "e lagu, s'e lagu" dhe meqenese tani ata qe thone e lagu jane shume me teper edhe se ata qe nuk dine c'te thone pa le pastaj se ata qe thone s'e lagu, keto lloj shkrimesh duken si kulmi i diturise njerzore. Keto shkrime nuk jane gje tjeter vecse si ato parrullat e banderolat e kohes se qoftelargut qe thoshin "Lart frymen revolucionare", packa se duke shkuar shume lart ngeleshim pa fryme fare.

Askush nuk mund te te thote

Askush nuk mund te te thote saktesisht sa eshte % per rreziqet e ndryshme, sepse ka lloj rreziqesh qe nga nje helmim fatal masiv e deri te deme me pak te kuptueshme po afatgjate ne ekologjine e zones dhe ne jeten e atyre individeve.

Arsye kryesore perse askush nuk mund ta thote, dhe kete mund te te konfirmoj Zaloshnja statisticieni, eshte qe te dhena statistikore per keto procese ka pak ose aspak. Amerika demontime te ngjashme i ka bere ne mes te Paqesorit, larg cdo lloj qendre te banuar. Rusia ama ka plot qytete te ndotura nga periudha e Luftes se Ftohte, po eshte e veshtire te vendosesh nje perqindje te sakte se sa prej ketij demi vjen nga teknologjia e vjeteruar.

Kshuqe ne po themi dicka me te thjeshte. Te eleminojme fare kete lloj rreziku duke mos e pranuar fare. Perderisa shtete qe mund ta kontrollojne kete rrezik edhe me mire se ne, eshte cmenduri te mendojme se mund ta bejme ne.

Albi, ajo qe kerkoj une prej

Albi, ajo qe kerkoj une prej ketij autori nuk jane statistikat e tipit Zaloshnja, por meqe ti e kupton keshtu nuk po e zgjas me sepse do te me duhej te shkruaja po aq gjate sa Zoti Zaimi.

Ajo gjeja me e thjeshte qe propozon ti eshte njesoj si ai zoteria, qe meqe kishte frike mos e shtypte makina nuk dilte nga shtepia fare.

Kurajozi Anonim, ti nuk ke

Kurajozi Anonim, ti nuk ke kuptuar asgje nga thelbi i komentit tim. Une dhe te tjeret i dime fare mire pasojat e sarinit kur ai perdoret si arme kimike dhe perdoret kunder popullates ose ushtrise per te shkaktuar sa me shume dem.

Une nuk besoj qe amerikanet i kane kerkuar Qeverise Rama qe armet kimike ti shkaterroje duke i plasur ne mes te Tiranes, Durrsit apo Shkodres. Ajo qe une me shume miresjellje i kerkoja Zotit Zaimi ishte qe po te jete i afte te sjelli fakte konkrete mbi efekte ansore afatgjate te Sarinit mbi popullaten dhe/ose mjedisin ku Sarini asgjesohet ose neutralizohet "under safe conditions" (ti duhet te dish anglisht meqe kishe sugjeruar at linkun me siper). Per ndryshe ky shkrim nuk eshte vecse propagande ne favor te njeres ane dhe nuk me duket fare ndonje kulm diturie ne kete fushe, vecse nje flamur i madh qe tundet dhe entuziazmon ata qe e shohin. Duhet t'i njoh autorit zhdervjelltesine e shprehjes se mendimeve, por une nuk jam mrekulluar ndonjehere nga ambalazhi i sofistikuar i mallit, me intereson me shume cilesia e mallit vete, dhe ne kete rast ajo nuk me duket kushedi se cfare, thjeshte propagande ne forme ironie dhe sarkazme, pra pa ndonje vlere te vecante.

E respektoj çdo opinion te

E respektoj çdo opinion te kundert ose jo te ngjashem me timin, ndaj te lutem te na spjegosh se ku çalon cilesia e "mallit te ambalazhuar mire" te mesiperm...!

Kete e kam shpieguar gjere e

Kete e kam shpieguar gjere e gjate ne komentin tim te pare, por meqe po e kerkon ne menyre te sjellshme po e permbledh edhe nje here: Argumentat qe sjell autori nuk jane teknike. Jane emocionale te mbeshtetur te gjithe ne mendimin "Arme kimike -> rrezik i madh -> dem i pallogaritshem per popullaten dhe mjedisin", pa marre parasysh faktin qe asgjesimi i tyre do te behet ne menyre te kontrolluar.

A ka rrezik zero? Sigurisht nuk ka, askerkund nuk e kam thene kete (dhe po i pergjigjem edhe Kurajozit Anonim me kete rast). Por gjithmone ka nje logjike "Risk - Reward" (Rrezik - Shperblim). Vetem mbi kete baze mund te merret nje vendim i arsyetuar. Meqe ra fjala, une nuk po them qe armet pa tjeter te sillen dhe asgjesohen ne Shqiperi". Ajo qe po them une eshte : "Asnjera pale deri tani nuk ka sqaruar me argumente teknike ku e mbeshtet pozicionin e vet", ne kete kuptim edhe cilesia e dobet e mallit te ofruar ne kete artikull.

Une e mbeshtes ete koment.
Une e mbeshtes ete koment. Arner zaimi nuk duhet to trajtoje keto tema si Bariu me delete e tij, por te marre element gjwopolitike, shkencore dhe pergjegjesie qe ne kemi si vend. Nqs ne duam mbeshtetje dhe duhet te japim mbeshtetje. Dhe nekete rast duhet e mebshtesim nje vend qe ka 10 vjet qe na mbeshtet.
Nuk ka absolutisht fare

Nuk ka absolutisht fare nevoje per te sjelle argumenta perse armet/lendet kimike siriane nuk duhet te vine ne Shqiperi. Te gjithe jemi te ndergjegjshem per shkel-e-shko-zmin qe mbizoteron gjithandej, e sidomos tek ata qe jane deleguar me qofte edhe fijen me te vogel te pergjegjesise. Mjafton te shikosh rrotull dhe kupton se duke filluar qe nga pastruesit e rrugeve e deri tek kryeministri, askush nuk mban pergjegjesi per cfare eshte deleguar te beje. Dhe ne ne ndergjegjen tone kombetare dhe individuale e dime shume mire kete. E per me teper, kujtimi i Gerdecit eshte teper i fresket.

Artikulli me i mire per kete

Artikulli me i mire per kete ceshtje

Te nderuar, Kam lexuar shume

Te nderuar,

Kam lexuar shume artikuj keto dite, si te huaj, kryesisht nga media e shtypur amerikane, ashtu edhe ajo ketu ne Shqiperi. E pergezoj vertet autorin. Sic mund ta themi ne gjuhe tone popullore, 'e ka qare'!

Nje pene realiste dhe krikite!

Mikela.

Ky artikull eshte shume naiv.
Ky artikull eshte shume naiv. Pse po e argumentoj.
Ceshtja e armeve kmike ishte jje zgjidhje qe te shmangej lufta ne Siri. Nato, vende brenda natoa sidomos Franca si dhe Cia do qe Obama te sulmoje Sirine. Me domosdoshmeri. Prandaj ata krijuan sulmin me arme kimike ne Damask. Assad nuk kish.te asnje llojinteesi te sulmonte qutetaret e tij nekryeqytet me gaz. Rusia nxorri planin e shkaterrimit tearmeve kimike qe te shmangej kjo luft, qe nqs ndodh do shnderohet ne lufte rajonale. Atehere Obama i ka kerkuar vendeve mike qe se bashku te marrin persiper shkaterrimin e armeve. Pra qeveria Rama ne kete rast po ndihmon vendin ShBA ne kete gje we te marri nje pjese te ketij arsenali kimik dhe ta shkaterroje ShBA.
Pra ne duhet te ndihmojme nje vend qe ka 100 vjet e na ndihmon.
Po, qe jam dakord me

Po, qe jam dakord me autorin.Duhet gjetur kompromis dhe shyqyr qe zbuluam se shoqeria civile ekziston dhe zbuloi tek vetja kurajen,se i kishte humbur fara.Por nga ana tjeter,mund te shikojme kapacitetet tona,jemi per turp ne nivel ekonomik,por ushtria jone e dikurshme ka zhvilluar gjenerata te tera me ushtarake te zote edhe ne kete fushe.Na mungon teknologjia,mbase eshte rasti ta kerkojme per te qene te gatshem te trajtojme nje pjese te vogel te ketyre lendeve,ne proporcion me mundesite.Pastaj shoh gazetare qe flasin ne tym,shkojne te intervistojne autoritete dhe specialiste dhe nuk kane asnje informim minimal mbi çfare trajtohet.U thone akoma arme,kur ato jane lende perberese,lemerisin popullin,.kur ne fakt keto lende jane perberes edhe ne proçeset kimike te fabrikave dhe punishteve.Une sugjeroj qe kushdo gazetar te shkoje i pergatitur ne interviste,te lexoje minimalisht mbi LHL ne Wikipedia apo portale te tjere,se keshtu nuk shkon te bejme terror demagogjik pa baze.Diku lexoja gazetare dhe politikane te preokupuar per transportin,a thua do behet me gomare apo me autobuset e Kamzes.Nuk e kane haberin e transportit me autokolona te ushtrise,oraret dhe prezencen e policise ushtarake;gjera keto rutine,qe jane bere per dekada te tera dhe kemi kaq eksperience.Dikur edhe predhat ne arka drejtoheshin ne drejtim te kundert nga qytetit me i afert brenda magazines,sado nuk kishin si te ndizeshin,por kjo ishte mase e dyfishte sigurie.Pse nuk kini besim tek kimistet tane?Kaq pak respekt keni per ushtaraket shqiptare,kaq te pazote i kujtoni?Se fundi,a nuk e kuptoni pse Gerdeci shpertheu jo per neglizhence te specialisteve,por sepse ata nuk u pyeten dhe u injoruan.

Shtatë argumenta në ndihmë të

Shtatë argumenta në ndihmë të Amerikës dhe i ke rene pikes... 1. kur ndihmon Asadin ke ndihmuar Obamen 2. Kur ndihmon Obame ke ndihmuar Edi Ramen 3. Kur nuk del kundra Amerikes je tamam burre shteti, vari lesht per atdheun 4. Po pranove plerat ke pranuar NATOn 5. Po pranove NATOn ke eklipsuar Sazan Gurin dhe Xhemal Maton 6 Po te lavdroi Amerika dije se ke bere piselliqe nga frika 7. Arvizu e ka ndare mendien, o sjell tek ne plerat e Asadit o plas me keq se Jovan Bregu per nje cik magazine...Konkluzioni: lum si ne qe kemi nje "partner" strategjik...gjynah per Francen, Danimarken apo Norvegjine qe skan partnere...

Ndaj çdo pike e presje te

Ndaj çdo pike e presje te analizes sikur ta kisha shkruar vete, komplimentet me te mira autorit!

Add new comment