Ra një mort dhe … skena pushtohet nga banaliteti

Postuar në 23 Nëntor, 2013 14:54
Mustafa Nano

Më kanë munguar kontaktet në pikëpamje humane me Sokol Olldashin, por e kam njohur mirë në pikëpamje politike (duke e ndjekur në distancë). Doni që të jem i sinqertë në këto orë përdëllimi, që shumëkush i ka banalizuar ashtu si dimë t’i banalizojmë gjërat, edhe mortin, ne shqiptarët? Nuk mendoj se Olldashi ka lënë shenjë si politikan, e se duhet t’i njohim ndonjë meritë në këtë drejtim. Personalisht, kam mundur t’i regjistroj veç një gjest domethënës, me të cilin më ka kapur në befasi. Dhe është gjesti i fundit i tij si veprimtar publik. Është një fjalim i tij në Kuvend në ditën që deputetët po kacafyteshin lidhur me honoraret elektorale të studentëve korçarë fresh-istë. Sikur të mos e kisha parë e dëgjuar vetë, nuk do ta besoja: Ishte Olldashi në një version inedito, dmth i shtruar, konstruktiv, autokritik, vizionar.

Po bënte denoncimin e madh të jetës së vet, po denonconte ata (një syresh ishte dhe ai vetë, kuptohet) që nuk kanë ditur të bëjnë gjë tjetër gjatë dy dekadave të fundit, veçse të blejnë vota, të trukojnë rezultatin e zgjedhjeve, e t’i prishin këto të fundit. Ish në një moment të çuditshëm ftillimi që, sipas shumë gjasash, duhet ta ketë burimin tek përvoja e trishtë e garës brenda partisë së tij. U desh që të ish vetë viktimë e deformimit të një gare për të kuptuar se nuk bëhet shaká me rregullat e garës politike dhe me respektin për votën. E kuptoi shumë vonë këtë gjë. Por ka të tjerë, dhe janë të shumtët, që s’e kanë kuptuar ende; e një pjesë nuk japin shenja se mund ta kuptojnë ndonjëherë.

Me këtë fjalim, Olldashi, edhe nëse nuk e ka nderuar karrierën e vet (nuk njoh karriera të nderuara në politikën shqiptare, me përjashtim ndoshta të ndonjë karriere fare të shkurtër që, pikërisht ngaqë është e shkurtër, nuk mund të quhet fare karrierë), të paktën e ka shpëtuar atë. Pa këtë fjalim të fundit, karriera e tij nuk do të binte në sy për ndonjë gjë. Ose do të binte në sy për ndonjë bëmë politike të pahijshme.

Të tjerët mendojnë ndryshe? Të tjerët kanë parë tek Olldashi një politikan brilant, që na ka lënë pas një trashëgimi të çmuar? Unë nuk besoj se ata i besojnë fjalët e tyre. Madje, kam frikë se nuk e nderojnë Sokol Olldashin duke parë tek ai atë që nuk ishte. Por puna është se tek ne është bërë e udhës që, me të ikur dikush me pushtet e ndikim nga kjo botë, të rendet drejt një alkimie postume; me fjalë të tjera vdekja shihet si një rast për të organizuar një festival a garë lëvdatash. Flasim për të vdekurit mú sikur ata të jenë jo ata që ne kemi njohur e që po marrin rrugën e mistershme drejt qiellit, por ca të tjerë, që sapo kanë zbritur prej qiellit.

Në rrethana vdekjesh pra ne duket sikur nderojmë një njeri tjetër, dhe jo atë që sapo ka vdekur. Kjo është e natyrshme, mund të thuhet. Por unë kam përshtypjen se ky festival lëvdatash këtejpari merr formën e një – mund të duket shprehje oksimoronike, por ja që kështu ndodh – harbimi mortor. Dita e mortit banalizohet, gjë që asnjë i vdekur nuk e meriton.

Mirëpo, ish pikërisht kjo që ndodhi pas vdekjes krejt të papritur të Olldashit. Nuk them se ka pasur një përpjekje për ta banalizuar këtë ngjarje. Përkundrazi, banalizimi ka ardhur prej dëshirës për të dhënë prova respekti e dashurie për Olldashin. Dhe në këtë kuptim, për mua, ka qenë i tepërt edhe vendimi i qeverisë për ta shpallur të nesërmen e vdekjes së Sokol Olldashit si një ditë të Zisë Kombëtare.

Përsëris, nuk mund të vihet në diskutim një dëshirë e mirë majtas e djathtas për ta nderuar kolegun e tyre, ashtu si nuk mund të vihet në diskutim që kjo dëshirë ngrihet edhe mbi ndonjë kompleks faji apo borxhi që ka pasur njëri e tjetri përballë Olldashit, por dita e Zisë Kombëtare duhet të shpallet mbi kritere të tjera, e jo mbi dëshirën e njërit apo tjetrit.

Në VKM-në nr. 229, dt 23.04.2004, që përcakton ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, thuhet: “Zi kombëtare mbahet për: 1. Personalitete të larta shtetërore e publike kombëtare; 2. Personalitete të shquara të komunitetit ndërkombëtar me origjinë shqiptare; 3. Njerëz që sakrifikojnë jetën e tyre në krye të detyrës; 4. Fatkeqësi të rënda njerëzore që prekin thellë ndërgjegjen e kolektivitetit; 5. Për çdo rast tjetër me vendim të Këshillit të Ministrave.” Pika 5 e bën legjitime Zinë Kombëtare në nderim të deputetit Sokol Olldashi, por pikat 1-4 që përbëjnë kriteret, mbi të cilat shpallet një Zi Kombëtare, nuk e justifikojnë vendimin që u mor nga qeveria “Rama”.

Mirëpo vendimi u mor. Mass-media-s kaq iu desh, dhe situatën e morën në dorë gazetarët, të cilët e big-brother-izuan ngjarjen fët e fët. Filluan transmetimet non-stop që, siç është e pritshme, marrin për lajm çdo gjë, mor po çdo gjë, që ka të bëjë me mortin, me fjalë të tjera një deklaratë të dikujt, një kurorë, një vizitë, një pamje të ngashëryer, ca lotë, pastaj sërish një deklaratë, e cila rëndom ndahet në shumë fraza dhe secila prej këtyre frazave shitet si lajm prej televizioneve që japin informacion të titruar.

Në studiot qëndrore është anchor-man-i, që përcjell ngjarjen me ndihmën e pamjeve televizive që i vijnë live nga gazetarët e kameramanët e terrenit, dhe që kur mbetet ligsht, zë e çaprashit fjalë të tilla, si “ja, te grupi i familjarëve po afrohet Ilir Meta, ja dhe Jozefina Topalli i dha dorën dikujt, ja dhe Berisha që mezi po i mban lotët, ja dhe Rama që ka ardhur me të shoqen, të dy janë duke u afruar, po ecin me hap të ndadaltë, ja edhe pak, etj, etj”.

Seç ka diçka jo humane tek këto kamera televizive furacake, që pardje kapnin fytyra fëmijësh të përlotur (me siguri, ishin fëmijët e Olldashit), fytyrën e topitur e të tronditur të së shoqes së tij, pamjen e pambrojtur të të vëllait, të nënës, dhe në fund dhe gropën e varrit, dheun që bie mbi arkivol. O jo, kjo është e pakuptimtë, kjo është një marrí. Dikush atje do duhej t’i kish ndalur këta kameramanë që, po t’i lije, s’do ta kishin për gjë të hapnin dhe arkivolin e të fusnin tytën e kamerës atje. Por askush nuk u kujtua që t’i ndalte. Me sa duket, po na bëhet zakon që të filmojmë, e të nxjerrim në shesh, çdo gjë.

Ky ishte kulmi i banalizimit, që vijoi më tej me reagimet e ca e cave. Një pjesë personalitetesh thoshin të tyren, e ishin patetikë, tmerrësisht patetikë, por në këtë rast patetizmi nuk ka lidhje me përdëllimin. Dhe shyqyr që qëlloi Astrit Patozi, që i iku këtij kori e që e neutralizoi aq sa mundi përmasën banalizuese të mortit. Patozi ishte i vetmi normal mes “të vetëve”.

Ka qenë miku më i ngushtë i Olldashit, dhe ndonëse i ka dhembur më shumë se të tjerëve ikja e Olldashit, fjalën e kish të thjeshtë, të qëlluar, qibare, humane, gjë që duket tek citimet e mëposhtme: “Më kujtohet që e kemi ndjellë këtë ditë, kur me shaka i kemi thënë njëri-tjetrit se çfarë do të shkruajmë në fjalimin e lamtumirës, kur Ai, që është lart, do të thërresë të parin prej nesh në radhë”, ose “Kemi thënë jo pak herë, reciprokisht, se do të çoheshim nga varri nëse dikush në fjalët e përcjelljes do të na fyente duke na vënë mbi shpinë merita dhe atribute që nuk i kishim pasur dhe që nuk na takonin”, ose “Sokol Olldashi nuk kishte asgjë heroike në qenien e vet; [nuk kish] asnjë grimcë patetizmi, ndonëse zanati ynë e kërkon, madje në disa raste me tepri, këtë dimension”, etj.

Të tjerët iu vunë garës së përdëllimit, dhe këtë gjë e bënë me fraza të fryra e me pohime hiperbolike, a thua se donin të bëheshin protagonistë edhe të kësaj dite të përzishme. Ranë në sy Sali Berisha e Lulzim Basha. Ja disa nënvizime që bëri i pari: “Sot zija në zemrat tona është më e zezë se nata”, ose “shkrimet e tua Sokol kanë qenë perla të publicistikës”, “Ylli i shndritshëm, yll i papërsëritshëm”.

Lulzim Basha nga ana e vet mund të thosh pafundësisht gjëra për Olldashin, të cilin e ka njohur e me të cilin kanë punuar për vite të tëra, mund të thosh gjëra që kanë hyrë në normalitetin e këtij bashkëpunimi e bashkëjetese, por ai nuk mundi t’i ikte stilit të harlisur të mentorit të tij. Edhe një fëmije po t’ia lije në dorë fjalën e lamtumirës për Olldashin, do t’i kish shmangur fraza të llojit “betimi yt Sokol është dhe betimi ynë”, “jemi duke jetuar një makth të tmerrshëm”, “Sokoli ishte një sokol i paepur i shumë betejave”.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto fraza të kërkuara, Basha i dha dhe një natyrë kotmëkot partizane fjalës së vet, gjë që përbëri kulmin e banalitetit në atë ditë, që veç banale nuk kish pse të ish. “Sokoli … për vite të tëra, ndër më të vështirat për PD-në, çmontonte dhe denonconte intrigat që thurreshin kundër nesh”, “[Sokoli] na jepte kurajo kur forca të errëta kërkonin me çdo kusht të na çbënin si forcë politike të së mirës dhe si ndërtimtare e Shqipërisë Europiane”, etj, janë fraza që e politizuan pa qenë fare nevoja momentin kur Olldashin po e përcillnin në banesën e fundit, në ditën që – sipas vendimit të qeverisë – kombi, e jo PD, ishte në zi. Dhe po Basha duhet të ketë qenë në dijeni për një si nekrologji që Olldashit iu bë menjëherë pas publikimit të lajmit tragjik. Ishte një nekrologji në stilin enverist, tmerrësisht enverist, aq sa dhe në fund të nekrologjisë, për të imituar pikë për pikë tabiatet e nomenklaturës së kuqe, ishin vënë emrat e ‘anëtarëve të Byrosë Politike”: Lulzim Basha, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, …. e deri te Gert Bogdani. Kjo ish një nekrologji e kotë, e panevojshme, absurde në rrethanat kur mediat, të të gjitha llojeve, informojnë për çdo gjë, e kur secili prej këtyre njerëzve që kanë vendosur emrin në fund të nekrologjisë, mund ta thosh të vetën në rrugë individuale.

Se ç’kanë një ngërç emocional këta njerëz në marrëdhëniet me sho-shoqin, gjallë a vdekur qofshin! Nuk ia dalin dot të sillen si njerëz normalë. Dhe anormalizojnë e banalizojnë gjithë jetën publike; dhe një mort, gjithashtu.

DITA

Comments

Submitted by RP (not verified) on

politika shqiptare - klub varrimesh me pjesmarrje vullnetare.Pas varrimi te gjithe u derdhen ne Facebook per te shkruar hartimin me te bukur nekrologjik.Nga burime bulevardi kam informata qe shumica e deputeteve duan te vdesin para kohe,por me pare duan te lexojne fjalimet,qe te bejne dora vete korrigjimet e duhura.

Submitted by RP (not verified) on

z.Muçi!"Inedito" do te thote i paedituar me pare,i padale ne shtyp,i panjohur ose dhe i pazakonshem...Ti e ke perkthyer komplet ndryshe,dhe  e di pse ta kujtova?Sepse ti i perdor shume fjalet e huaja dhe ato gjetjet pijanece te ndonje Plasari.Mos ma marr per keq!Shkrimi eshte i sakte,por te bej furça qe te kaloje gjysma lart e komentit,se jemi edhe ne forumistet "qerratenj".

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Je i sakte fare me kete shkrim _-Te lumte !

Eshte pa-moralshme te  krijosh idhuj te reme  ne keto kohe moderne , sepse krijohet precedenti qe ..te ecet gjithmone ne kete menyre,
dhe ne te njejten kohe  te konsiderohen institucionet e shtetit si qendra bamiersie per shoket dhe miqte  eshte skandaloze

Por te lumte Muc Nano se me kete artikull ke vendos pikat mbi i. ..Ke vendour  ne gjendje normale  te kohes moderne qe jetojme   vleren  e normave morale te cilat gjate kesaj kohe media dhe politka i kthyen me bythe  perpjete

Ne realitetin shqiptar nuk gjen dot te verteten --Shkeleet e verteta me te dyja kembet, vetem e vetem per hir te shoqerise  , gje qe shte e pa-imagjinueshme ne cdo vend tjeter nromal

Ata gazetare qe nuk thone te verteten tregojne nje mungese tottale respekti per lexuesin sepse gazetari e nxjer jeten duke na shitur ne artikujt e tij ..Dhe jemi ne ata qe e mbajme ne biznes gazetarin --Ndaj kur ai genjen si ne kete rastin e Olldashit .atehere ata gazetare duhen abandonuar
Ndersa kur nje gazetar thote te verteten ai tregon respekt siperor per lexuesin dhe  ai gazetar duhet perkrahur nga lexuesi dhe nga kushdo tjeter, se atje ti gjen te verteten

Por ama  do shtoja se duhet  qe gazetaria te beje edhe investiguesin dhe ti kerkoje Prokurorise te hetoje tabulatet e gazetares se Panorames  per te gjetur policin qe lajemeroi i pari ne lidhje me personin e dyte --Ne menyre qe ti shkohet deri ne fund dhe te ndricohet e verteta, sepse kemi te bejme me nje person publik, jo me nje njeri te thjeshte
Po te jete njeri i thjeshte askush nuk ka te drejte te dije per te , megjtihse policcia dhe prokuriria ka per detyre n funksionale
qe gjithmone te zbardhe te verteten e  cdo humbje jete   ne cdo rethane qofte

Submitted by P.A.B (not verified) on

5 *

Me ne fund ... me ne fund, nje ze i kjellet dhe i guximshem. Nje ze i arsyes dhe i sensit te mases. Nje ze i ndershem dhe burreror. Te lumte Mustafa! Mendimi im personal - ne keto 10 vjete te fundit - eshte se kemi shume pak si ''ky njeri'' ne fakt jane vec dy ne kombin tone sot persa i perket publicistikes, M. N. ne Shqiperi dhe Znj. K. Berisha ne Kosove; qe i thone gjerat si jane. Pa hater, pa lluster, direkt, e me theksin e duhur. Shpesh shoh qe autorit i kujtohet origina, perkatesia (e kaluar) politike apo dhe i lakohet emri per idotizma, sa per sport dhe ti bejme pak zhurme alla ''O Muc, ja ke fut kot'' c'te them; ne kakofonine a medias Shqip, diamantet mbulohen nga balta. Por ky nuk eshte qellimi im ne kete post.

1) Republika dhe Patetizmi.

Z. Nano, e shpjegoi mjaft mire: nga ana ligjore, morale dhe faktuale: se pse c'fare ndodhi eshte e padrejte. Nuk me shqetesojne konspiracite ne internet - kishte apo nuk kishte nje person te dyte ne makine, ato nuk mbyllen kurre - dhe aq me pak media vizive, intervistat e pasqyrimi non-stop i kesaj ngjarje; aspak. Per kete me mire te flasin ato qe jetojne ne Shqiperi. Aq me teper nuk bezdisem nga hipokrizia, nje fenomen qe ka kaluar groteskun ne keto 20 vjete. Shume prej atyre qe e ''qanin'' duke paguar respektet e fundin, jane po ato qe e akuzuan Olldashin per korrupsion (vjedhje votash ne Durres) shoqerim me kriminele, shperdorime e vjedhje fondesh ne Ministrine e Transportit, qe e ktheu Ministrine e Rendit ne 2005 ne Waffen SS te PD dhe pergojuar ne shume afera (nga Socialistet) kjo s'ka si te me shqetesoje, pasi 1) pak ka te beje me mua, 2) ne Shqiperi kjo eshte bere Normale, 3) Politikanet atje luajne hapur me ndjenjen dhe jeten e njerezve. Por me Shqeteson origina ime, shteti dhe Republika. Flamuri, si nje simbol suprem is saj.

Nuk mund te ulet Flamuri Shqiptar ne gjysme-shtize per Z. Olldashi kjo eshte pertej banalitetit. Po te jemi korrekt me llogjiken, duhet te themi qe ai nuk ishte as ze e as person i jashtezakoshem me veprime apo ide qe lane ''ne Borxh'' nje shtet. Qe nje funksionar apo politikan, i bindur dhe i pabindur, i mire apo i keq [nga cdo kend te shihet] ne morine a shumte te ministrave dhe deputeteve te kohes se Tranzicionit, asgje me shume; nese Ulen Flamurin per te, atehere a do behet kjo dhe per Patozin? Po per ... Boden, Rulin, Pollon, dhe Berishen, dhe Topallin, Ilir Meten pse jo e Gramoz Rucin, kemi 140 deputete, si do shkoje kjo pune, do tallemi me llogjiken?!

Gjithmone tregohemi te pa-afte te respektojme dhe mbrojme  dinjetin kombetar e simbolet e tij, nga te tjeret por me shume nga vetja. Kur te gjithe e dime fare mire (perjashtuar normave te cilat rreshtoi Z Nano, heronjte qe bien ne detyre) se sot eshte vetem nje Shqiptar i gjalle, qe pranohet dhe vleresohet nga cdo ane e spektrit. I respektuar ne bote, qe ka bere me teper se 200 makineri PR apo mijera emigrante te ndershem, te lartesohet emri Shqiptar, dhe ai eshte Ismail KADARE!

2) Precedentet ne Bote.

Po marr nje shembull te thjeshte Britanine. Kur vdiq Thatcheri, Konservatoret - paksa me te ngecur, e nxitim, pasi ajo jetoi dhe vdiq si figure polarizuese ne polike dhe shoqeri - i bene State Funeral. Por ne fund te fundit ishte nje Thatcher. Ne Shekullin e XIX, Mbreteresha e Detrave dhe Perandoria me a fuqishme e Planetit, ajo Britanike, ka ulur vec 4 here flamurin ne gjysme shtize! (perjashto ketu vdekjet ne familjen mbreterore) Per figura, qe cdo student i historise apo nje person me njohuri mesatare i ka degjuar:

* Nelson

* Wellington

* Palmerston

* Gladstone

Keshtu. Ne na bie Gramozi, vritet Azemi, rrezohet Sokoli ... dhe ulim e ngejeme Flamurin Kombetar pa lidhje fare. Perandoria ne 100 vjete, ul flamurin vec 4 here!!! Per autoritete te cilet bene  histori, jo vec per Britanine por dhe planetin. Ideja? Duhet te jesh dicka me vlere absolute, te kesh bere dicka shume te madhe apo te vecante, me nje jete ne sherbim te shoqerise dhe veti shume te rralla nder bashkekohes; qe Kombi, Shteti e Republika te ule flamurin per ty! Vertete jemi nje Shtet i vogel, por kemi figurat tona dhe te kthehemi tek flamuri. Bile dhe per heronjte dhe te renet ne detyre ka nje hierarki; ka cmime, shperblime, medalje, emertime rrugesh apo institucionesh, dhe kur ulet Flamuri per ''ty'' eshte gjeja me finale qe mund te behet. Kete rradhe, si dhe here te tjera, ne ja ulem vleren shume ketij gjesti.

3) Emigrante dhe Shqiptare te Shqiperise.

Nga larg Flamuri ka shume vlere per mua, si simbol me ''dhemb e me frymezon'' ndoshta dhe me shume se sa te isha ne Shqiperi. E kam ne nje pikture, ne celsat e makines, ne bluzat e sportit qe blej per femijet. Qofsha ne Barcelone apo Budapest, ne murale, art e konferenca; ne mes 80-100 te tjeresh ai eshte i pari qe me bie ne sy. Me vjen mire, me ben krenar, me kujton vendin tim... dhe nuk e dua te respektoje gjysme i perkulur cdo person qe e con rasti apo ambicja ne karrige deputeti apo ministri. Eshte nje gje ti bejne homazhe ne kuvend; Meta ti shkruaje artikuj me pathos, Rama te lere shenime me ndjenje apo Basha ta quajne te pavdekshem ne stil Maoist; kjo eshte Puna e tyre. Tjeter eshte flamuri, Flamuri eshte i IMI! Eshte gjeja e fundit qe kemi, tani po na perdhosin dhe ate? Ja ulen vleren ne bote, e denigruan ne cdo takim nderkombetar me servilizmin dhe korrupsionin galopant, e masakruan per pushtet personal, tani  e Ulin ne Gjysme shtize kur nje koleg u vdes ne aksident?! KJO DUHET TE CMOHET SI E PAPRANUESHME!

4) Flamuri dhe Vlerat!

Per ate flamur rane njerez qe shuan veten dhe familjen, refuzuan korrupsionin e huaj dhe dhane gjak te kuq kur ju kerkua apo me deshire; nuk e kemi per tu ulur kur nje deputet i PD-se (apo i PS) vdes ne aksident.  Berisha ta qaje ne publik apo privatisht, ti bejne homazhe nje nga nje apo ne TV private, ama mos te luajne me Kombin dhe Flamurin tone!

Ded Gjo Luli, Buletini i madh, Elez Isufi, Cerciz Topulli e shume te tjere, ne lufte a ne prite, u vrane per ate Flamur! Flamuri yne eshte Simboli me sublim i Shqiptarise, ka emer te madh  dhe eshte mbajtur nga njerez te medhenj. Njerez te cileve u detyrohet historia jone, pavaresia dhe qytetaria shqiptare sot, vete Emri yne, Shqiptare, lidhet me te dhe me ta! Mund te quhet nje turp ne morine e turpeve te perditshme, nje tragjedi qe kaloi caqet a patetizmit familjar apo te zyres ku punonte (Kuvend/ e PD) ndoshta i pa-krahasueshem ne nje vend ku padrejtesite jane bere norme dhe Arroganca Politike eshte emeruesi i perbashket mengjes-darke ....  por... prape mua me dhemb Flamuri!

Eshte e qarte se ne Shqiperi prodhohet vecse politike, nga Facebuku e Twiteri tek TV tona banale, qe une rrall i shoh - 2 dite me pare ne T** Chanel, gjysma e ekranit kishte nje ''lajm'' me germa te medha, qe s'levizte prej aty, NESER VJEN MINISTRI Bullgar ne Tirane, O Zot jemi 999 vite larg normalitetit - por prape, me dhimset Flamuri. Ajo eshte gjeja e fundit qe me ka ngelur se bashku me origjinen e gjuhen time, FLAMURI! Eshte e dhimbshme -per familjen, e miqte e tij- qe nje baba, bashkeshort e politikan humb jeten ne moshe te re; nese do nxirrej nje mesim nga ky aksident duhej te ishte per sigurine e rrugeve, rrypin e sigurimit, shpejtesine, alkoholin, telefonin ne makine dhe gjithshka qe mund te sjelle parandalimin e aksidenteteve te tjera, Kaq.

Mua, dhe shume si une -qe jemi larg, e politka zyrtare ne Tirane as na prek e as nuk na ndikon ne jeten tone - na intereson Republika, ajo nga ikem dhe ku i mbajme syte pas. Nanot e Berishat, Ramerat e Basheret, te tjeret qe do vijne pas tyre, jane kalimtare, Republika, Kombi, Gjuha dhe Flamuri, jane ato qe mbeten aty. Mjaft u luajt me ndjejat e njerezve dhe me show-mediatike pa shije, here tjeter - Zoterinj- medohuni shume kur Ulni Flamurin Shqiptar ne gjysme-shtize. Perseri me nje falenderim per zerin e vetem guximtar, ne kete orgji banaliteti. Bravo, Zoti M. Nano!

Shqiptar ne Britanine e Madhe.

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

PAB. wau te lumte, ky koment eshte me i bukur dhe reflektues se vete artikulli

Submitted by Anonim (not verified) on

Sokoli per mu ishte nje (DELETED) e super (DELETED) asht sic jane te gjithe politikanet. Ky qe ka qene dhe vete i persekutuar e internuar ( Se na cate trapin ty e permend jeten e tij plot vujte) dhe i la te burgosurit te digjeshin e te perdhoseshin. M Nano, zotnia ka be nje koment te bukur qe, per rrespekt duhet tja nxjerresh si shkrim ne vete. qe ta lexojne dhe ti kushtojne vemendje. Une per vete tani po e lexoj dhe pse kam klikuar tre here ne artikull.

Submitted by Diferenca pa Mo... (not verified) on

Pothuaj dakord, Nano...

dhe kjo nuk e lendon aspak te ikurin aksidentalisht...

Sokoli, ne fakt, kishte nje te shkuar qe e kurajonte ne karakterin qe shpalli -

ndër te paktet e kesaj shtrese politike qe vendos ditet e gezimeve dhe te zise se shqiptareve -

se pothuajse tere keta birbot e tjere qe recitonin, shtireshin edhe ate dite, si tere ditet e tyre politike!

As vdekja nuk i kthen dot ne truall njerezor,

as vdekja nuk i zbulon dot me si njerez...

Aq shtiranak jane bere keto 20 e ca vite!

Submitted by Konica (not verified) on

Nje shkrim teper realist....nuk e dija qe Muci mund te jete racional kur zgjedh te jete i tille. Urime!!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Epo, politikanet po pergatisin te ardhmen e tyre kur te largohen nga kjo bote. Mustafa, te lumte!

Submitted by Anonim (not verified) on

Epo, politikanet po pergatisin te ardhmen e tyre kur te largohen nga kjo bote. Mustafa, te lumte!

Submitted by Gjin (not verified) on

O Mustafa, po si ka mundesi qe dhe ti ke rene ne kete delirin e madheshtise ku nuk pranon asnje koment qe te kritikon apo keshtu e don puna.

Submitted by HUANA KURTI (not verified) on

I ndjeri Gjosho Vasija vdiq nji dite mbas Olldashit dhe pervec disa postimeve ne FB, media nuk u kujtue per kete talent qe i ka dhene aq shume artit Shqiptar dhe qe  ka kalue kampet e tmerrshme te Tepelenes, ku  "e derguen" gjyshat e Sokol Olldashit.
I ndjeri Gjosho e ka thane  ma se miri:

"por poshtërsia s’matet

kur n’ballë t’nji lapidarit,

tri fjalë kanë shkrue për vehte:...

“Këtu pushon heroi.""

Submitted by IS (not verified) on

deleted

Submitted by Anonim (not verified) on

Te flasesh keq per te vdekurin nuk eshte e hijshme. Ne nuk kemi folur per Ramiz Aline, e mbajtem gojen mbyllur vec per te nderuar "te shenjten" vdekje. Tani gazetari Nano mesa duket kerkon te dale ose i sinqerte ose fsheq ndonje qellim prapa ketij"sinqeriteti".

Akoma sot e kesaj dite "perdellohemi" ne nostalgjine Enveriane; lere ate te shkrete rehat e me mire mos fol fare, se jo per gje po nuk the asnje gje te mencme.

Submitted by Anonim (not verified) on

Problemi qendron ne faktin, ndonese te padukshem, qe deputet dhe antaret e PD shkruajne me teperi lavde dhe thenie te Olldashit per menyren e te berit te opozites dhe per riorganizimin e PD etje tregojne per egzistencen e medimitndryse brenda PD>. Keto mendime nuk vertetohen qe i ka pasur Olldashi, por jane mendime personale te deputeteve dhe antareve te PD te cilet nuk guxojne t'i thone vete nga frika e ndonje ndeshkimi.

Nderim perOlldasin si njer dhe si politikan, por shkrmet  e botuara ne shtyp dhe te lexuara ne ekranet e TV duket skur jane te tipit skodran   "...ka thene kola..."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.