Nëse zhduken faktet dhe lajmet

Postuar në 20 Nëntor, 2013 11:35
Roberto Saviano

Të shkruash do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të shkruash është përgjegjësi. Tashmë këtë e eksperimenton edhe ai që të shkruarit nuk e ka profesion. Para se të shkruhet një post në Facebook, për shembull, qoftë kur bëhet fjalë për një koment apo një ndodhi politike apo më banalisht për ndeshjen e fundit futbollistike, reflektohet aq sa mjafton për të kuptuar nëse komenti ynë është njëmend i nevojshëm. I nevojshëm për atë që do ta lëxojë dhe për ne vetë. Për historinë tonë në ueb, për atë që në ato vende virtuale gjithnjë e më të prekshme mbetet nga ne. Për atë që, ditë mbas dite, post mbas posti, ndërton një identitet paralel. E bëra këtë hyrje ngase shpesh ai që shkruan nga profesioni duket sikur harron sa thelbësore është të kuptojë pse po shkruan. Dhe kujt i drejtohet shkrimi. Për mua të shkruarit mbi të gjitha ka pasur domethënien e matjes, bashkëndarjes, njohjes. Instrumetit të ndërmjetësimit mes meje dhe atij që më rrethon. Po qe se shkruaj për Primo Levin apo për Anna Politkovsajën, po qe se flas për Shalamovin apo për ‘Jo, ditët e ylberit’ në televizion, e bëj ngase këto argumente janë unë. Kanë kontribuuar dhe kontribuojnë ta ushqejnë jetën time dhe më ndihin ta kuptoj atë që e jetoj, që e shoh, atë që ma ka ëndja ose ose ma neverit. Nuk ma ha mendja të jem, në këtë, ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ajo që pa dyshim më dallon, është privilegji të mund të shkruaj edhe jashtë nga hapësira virtual e pafundme. Dhe fjalët i bën të rrezikshme, rrëzikuese, bash hapësira që zënë dhe përhapja që kanë, edhe nëse janë thjesht recensione librash. Rrëzikuese në masën që do të lexohen, komentohen, përcillen. Duhen, urrehen, bashkëndahen, kritikohen. Fjalët e mia, fjalët e çdonjërit që shkruan sot, duhet t’i lajnë hesapet me një kohë në të cilën të shkruarit – gazetaresk dhe letrar – gëzonte një kredibilitet për t’u pasur zili për ne. “Kanalet e furnizimit elementar” ishin të pakta dhe ajo pakësi e bënte të tërën më të autoritetshme. Në hapësirat bukur të kufizuara të të përditshmeve dhe revistave gjente vend ajo që perceptohej se e domosdoshme dhe pakashumë e pandryshueshme. Ndërsa sot informacioni vazhdimisht përditohet dhe e gjitha humb karakterin e esencialitetit, e gjitha mund të zëvendësohet, kundërvihet, përgënjeshtrohet pas pak kohe. Verifikimi i burimeve mund të lihet anash, ngase në rast gabimesh lajmi modifikohet, fshihet ose të përmbyset menjëherë. Bën vaki asisoji sa mes lajmit e gossipit të indiskrecioneve, thashethemeve, në mënyrë progresive fillon të mos ketë më dallim. Fitojnë prapaskenat – të cilat shpesh nuk janë tjetër pos faqja e zhvatur e uebit – që nuk detyrohen të verifikojnë asgjë, por të gjenerojnë konfuzion. Rezultati i këtij tregimi të realitetit që iu ekspozohet helmuesve të puseve të profesionit gjeneron tek ai që lexon humbjen totale të pikave. E tek ai që shkruan? A e dime se ajo që shkruajmë do të humbet në mare magnum të shkrimeve të nxjerra nga furra pa solucion vazhdimësie? Sigurisht do të bindemi se fjalët tona nuk janë të domosdoshme dhe se, thënë troç, mund të shpëtojmë nga çdo përgjegjësi. Fillohet, kështu, të mos shkruhet më për një publik lexuesish heterogjen dhe shpresohet më i gjeri i mundshëm, ama për t’i folur një personi të vetëm. Gazetari që na ka kritikuar javën e kaluar, gjykatësi që na ka dënuar pardje. Porse këto janë justfikime shuëm të këqija për të vënë dorë mbi penë ose – më vërtetësisht – mbi tastierë. Është e rëndësishme që shkrimet tona të mos iu përgjigjen nevojave të hakmarrjes, shpërblimit personal, të mso jenë tupanë të dashakeqësisë, fyerje, zgërdheshje dhe përqeshje. Të pazot për të argumetuar apo arsyetuar, preferojnë të vjellin, përqeshin, tallin, të shikojnë thonjtë e përlyer e të harrojnë trupin, të ndiejnë një aksent dhe ta injorojnë fjalimin, ta bjënë lexuesin të ndihet pjesë e një shoqërie ku në fund të gjithë janë narcisë të pështirë. Ai që e ka tkurrur kështu të shkruarit kënaqet lehtësisht të hedhë jashtëqitje mbi botën, ama e injoron se, në mënyrë të paevitueshme, do të përfundojë të jetë pjesë e asaj jashtëqitjeje. Përgjegjësia e fjalës, kurrë sin ë këtë fazë, duket të jetë fishkuar, ngase e tëra mund të modifikohet, bile edhe grafikisht, një çast pasi që është bërë publike. Përshtypja është se edhe përgjegjësitë – si fjalët – janë përjetësisht të modifikueshme, sipas atij që qeveris, atij që vendos, atij që komandon.

 

Nga Gazeta "Express" 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.