Duket se ka filluar një epokë e re

Tërheqja e Ramës pritej. Nuk kish rrugë tjetër. Dhe duhet shpresuar se kjo do të shërbejë si një leksion i mirë për të e për klasën politike në tërësi. Ai, dhe të tjerët, janë zgjedhur për të drejtuar vendin e për të kuruar interesin publik, e jo për t’i dhënë munxët këtij interesi me një çiqitëmizëm të habitshëm moral (më pëlqen termi ‘çiqitëmizëm’, jo ngaqë është vulgar, por ngaqë shërben më shumë se çdo term tjetër shqip apo jo shqip për të përkufizuar ca sjellje të politikanëve tanë). Aventura e kryeministrit tonë, dmth negociatat e tij në stilin ezoterik me Washingtonin, mbajtja e çështjes, dhe e këtyre negociatave, larg syve të të tjerëve, madje dhe larg syve të të vetëve, injorimi për ditë të tëra i debatit publik që nisi me t’u marrë vesh lajmi, demonstron se abuzimi me pushtetin është një praktikë që nuk mund të marrë fund kollaj këtyre anëve. Por këtë herë ishte një presion popullor që kapi në befasi gjithkënd. Kapi në befasi dhe Ramën, duke iu imponuar atij.
Ky është një lajm shumë i rëndësishëm. Është i rëndësishëm, pasi bllokoi një ndërmarrje që bartte plot rreziqe (dhe ky është mendimi i shumë ekspertëve shqiptarë e të huaj; madje, dhe i vetë Ramës që e la të kuptohet këtë gjë dje gjatë fjalës që mbajti). Por kjo që ndodhi është një ngjarje e madhe edhe për një arsye tjetër. Protestat që u bënë, e që morën formën e një orteku që rritej dita ditës, përveçse i thanë kryeministrit “ndalu bek, se ka hendek”, ishin dhe një demonstrim fantastik i faktit që Shqipëria ka ndryshuar. Më 23 qershor shqiptarët ditën të merren në mënyrën e tyre me një “lëndë” tjetër të rrezikshme, me agjentin kimik SB (nuk duhet ta harrojmë këtë fakt, pasi ky gaz nuk është asgjësuar ende; është aty, i rrezikshëm mu si një gaz sarin, mustard, apo VX). Pas 23 qershorit pra Shqipëria, me hir me pahir, ka ndryshuar. Nuk them se ka ndryshuar tabiati ynë për të abuzuar me pushtetin, por ka ndryshuar shoqëria shqiptare. Është një shoqëri tjetër, krejt tjetër. Njerëzit nuk kanë më frikë. Ata ndihen të çliruar. Ata e ndjejnë vendin të tyrin. Ndihen zotër të këtij vendi.
Ishte i papritur ky zhvillim. Ne, një grusht njerëzish që u bëmë tok (me ftesë të Blendi Kajsiut, Kozara Katit, Sazan Gurit, etj) e që folëm qysh në krye të herës kundër idesë së Ramës për t’i sjellë në Shqipëri armët kimike të Bashar al-Assad-it, ishim apriori të dëshpëruar prej bindjes se do ish e vështirë që shqiptarët të motivoheshin e të ngriheshin në këmbë, s’ka gjë se rrethanat e kërkonin një gjë të tillë. Madje, përgjigja që personalisht i kam dhënë në sallën Black Box pyetjes se “pse këto armë e lëndë kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?”, ka qenë e lidhur me këtë bindje: “Duan t’i sjellin në Shqipëri, ngaqë e dinë se këtu ka vetëm një pushtet e një opozitë të korruptuar, dhe mijra qytetarë ngordhalaqë”. Qënkam gabuar. Shqiptarët treguan se nuk janë ngordhalaqë. Ata treguan se janë në lartësinë e detyrës së qytetarëve syçelët me sens civik. Nuk kanë qenë të tillë, dhe për këtë besoj se biem dakord të gjithë. Por këtë herë e treguan që janë.
Kjo që ndodhi këto ditë, nuk do të ndodhte para 23 qershorit. Kësaj ane eci dhe Rama dje gjatë fjalës që mbajti, e duhet thënë se në këtë pikë ka të drejtë. Para 23 qershorit, në një rrethanë të ngjashme, do të kish zëra kundër, gjithsesi, por nuk do të kish protesta të shoqërisë civile, njerëzit nuk do të dilnin rrugëve, e nëse do të provonin të dilnin, ata do të shkurajoheshin me mënyrat e njohura të regjimit të komanduar nga psikopati ynë që, bash si një sëmundje e ligë, nuk ka ndërmend të na shqitet. E nëse metodat e shkurajimit (shpifjet, akuzat, denigrimet, pushimet nga puna, kërcënimet) nuk do të bënin punë, do të viheshin në punë bandat e veshura me pushtet, të cilat s’e patën për gjë edhe të vrasin katër qytetarë të pafajshëm më 21 janar 2011. Atëmot protestoi veç opozita, ndërsa shoqëria civile bëri sehir. Ishte e frikësuar. Ose e blerë.
Ndërsa këtë herë askush nuk kish frikë. Kam parë qysh në ditën e parë të protestave mësues, juristë, njerëz që punojnë në administratë, etj, dhe ne kishim harruar se kjo gjë mund të ndodhte. Deri dje, shkollat mbylleshin për t’i bërë nxënësit të dilnin e të prisnin e të brohorisnin të sëmurin, këtë herë u mbyllën për të dalë e për të protestuar kundër kryeministrit. Deri dje, nëpunësit e administratës nxirreshin me dhunë nëpër tubime, ku u duhej të bënin një fotografi si provë të pjesëmarrjes që pushteti ua kërkonte, ndërsa këtë herë e shkrepnin vetë një foto dhe e nxirrnin pa asnjë gajle, madje me mburrje, në profilin e tyre në facebook. Deri dje, pronarët e dyqaneve e të bizneseve private kishin frikë ta nxirrnin fytyrën në protestat kundër pushtetit, ndërsa këtë herë ata kërkonin një megafon për ta thënë fjalën e tyre po kundër pushtetit. Mos vallë ishte rëndësia e çështjes? Sigurisht, edhe kjo ishte. Por vdekja e 26 vetëve në Gërdec për shkak të një biznesi ilegal, ku qartazi ishte përfshirë i biri i të sëmurit, apo ploja që u bë në bulevard, në mos me urdhër, të paktën me bekimin e të sëmurit, nuk kanë qenë të parëndësishme.
Përveç kësaj, para 23 qershorit, pushteti ishte një bandë kompakte, me politikanë, deputetë, intelektualë, gazetarë, gazeta, televizione. Pushteti mund të bënte ç’të donte, e asnjëri prej bandës nuk nxirrte zë kundër. Përkundrazi, televizionet e gazetarët e pushtetit pushtonin hapësirën e komunikimit publik në mbrojtje të çdo zullumi, intelektualët e pushtetit bënin peticione kundër opozitës, e kështu me radhë. Ndërsa kjo protestë u bë e mundur edhe me pjesëmarrjen, madje me nismën, e njerëzve që kanë votuar ndryshimin më 23 qershor (ashtu si dhe denoncimi i ngjarjes së shëmtuar elektorale në Korçë u bë nga Top-Channel-i, “televizioni i Ramës”). Në protestat e këtyre ditëve më ka parë syri më së shumti socialistë të zhgënjyer nga ky vendim, të cilët kishin merak megjithatë që t’mos u bëhej protesta pis prej sharlatanëve të futur në protestë nga i sëmuri, dhe kjo gjë u verifikua edhe pardje, kur këtë të fundit e përzunë nga protesta.
“Ngjarja” e re nuk mbyllet këtu. Nuk kanë munguar as zërat kundër nga brenda maxhorancës. Një numër socialistësh nuk kanë nguruar të flasin kundër vendimit për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri, dhe këtë e kanë bërë para se Rama të deklaronte se tërhiqej nga ideja e tij. Besnik Baraj u shpreh ndër të parët. Ndërsa dy ditët e fundit kanë dalë kundër kryeministrit një numër deputetësh, si Blushi, Dokle, Peza, etj.
Siç shihet, të gjithë ndihen më të lirë. Përsëris, në një masë të caktuar është dhe serioziteti i çështjes që ka bërë të vetën, por jam i prirur të besoj se në një masë më të madhe është Shqipëria që ka ndryshuar. Jam i prirur të mendoj se Rama nuk dallon nga i sëmuri kur vjen puna tek qasja korruptive ndaj pushtetit, e prandaj në këtë drejtim do na duhet të vigjilojmë ditë për ditë. Por Rama thjesht nuk është i sëmurë, si i sëmuri. Është absurde të kënaqemi me kaq pak, por kërcimi në thelb është cilësor. Pas 23 qershorit jetojmë në një vend, ku qytetarët janë të lirë t’i dalin zot punëve e halleve të tyre. Herë të tjera në të ardhshmen mund të mos i dalin zot prej padijes, apo prej pafuqisë së tyre civike, por ata janë më në fund të lirë ta bëjnë këtë. Dhe këtë herë e demonstruan në mënyrë shembullore.
Më vjen ta shoh këtë ngjarje si fillimin e një epoke të re.
Dita
Comments
Foli edhe Mustafa Nano,

Foli edhe Mustafa Nano, kryebanali i shtypit shqiptar. I neveritshem, qofte per nga terminologjia qe perdor, qofte per nga perqasja ndaj problemit.

un jam nje nga ata qe kam
un jam nje nga ata qe kam qene PRO importit te armeve kimike....e kam thene mendimin tim qe ne fillim ne FB, por shume ciliminj (nga keta qe e mesuan tani si metode e po kerkojne te heqin x-drejtor e y-zysh)....e shume gra te indinjuara me shane e me ofenduan sikur nuk e dua vendin tim etj....... prandaj o muc, mos harro qe mund te kete plot te tjere qe kane qene per PRO, por nuk dolen ne sheshe........ Argumenti im kryesor per kete ceshtje eshte ky shembull: FRANCA, para disa vitesh e zgjidhi problemin e energjise elektrike duke ndertuar centrale BERTHAMORE,....kurse ne ITALI, fitoi JO-ja.....sot italianet e blejne disa fish me shtrenjte energjine ne tregun nderkombetar, keshtu qe sot disa duan ti rikthehen referndumit......... cdo gje, ka te dy anet e medaljes....prandaj nuk duhet me qene kategorikisht KUNDER ose PRO...... e keqja ishte qe nuk pati kohe te mjaftueshme per ta shoshitur kete pune, sepse USA kishte vene afat te shkurter 15nentorin. kaq
alpinistit, me sa duket, nuk

alpinistit, me sa duket, nuk i pelqen perqasja e Nanos. por per mua dua te them se kjo ngjarje ishte nje moment qe do te mbetet ne histori. se pari sepse ky rast nuk ndodh kaq shpesh dhe konturet e tij ishin te permasave globale.

permbajtja e ceshtjes ishte nje nga permbajtjet me kontraditore dhe me te debatueshme ne rang boteror. ana e mire eshte se ky rast i jashtezakonshem qe na trokiti ne dere sherbeu si nje katalizator i mrekullueshem per te formesuar dhe vene ne prove opinionin publik dhe shkallen e lirese te arritur papritmas dhe papa ndehur ne vendin tone! as mos te guxoje njeri te thote se kjo nuk eshte pasoje e 23 qershorit. ndoshta Rama mund te ejte edhe demagog, por te pakten me dashje apo pa dashje - koha do ta tregoje - ai ka stimuluar formimin e nje koncepti te ri per lirine, qe nuk mund te c'behet me.

liria te ben me te pergjegjshem, pra edhe me te arsyeshem, edhe me te mire ne raport me shoqerine.

Me shqeteson fakti qe merita
Me shqeteson fakti qe merita e ndergjegjesimit te shoqerise i atribuohet nje njeriu te vetem. Ne rastin konkret, kur kishim nje km qe me gjithe mend e zemer donte te sillte arme kimike per t'i cmontuar ne Shqiperi por qe kur u perrball me kundershtimin masiv ndryshoi mendje pa pranuar gabimin (e kur ka pranuar Rama ndonjehere gabime?!), pra ne kete rast t'i atribuosh Rames meriten e vetedijesimit te shoqerise eshte ironike. Shto ketu edhe termat eksplicite te M. Nanos, kjo ishte ajo perqasja e neveritshme per te cilen fola: sensi jokritik me te cilin nje politikan me tendenca autoritare po u serviret si clirimtar shqiptareve. Ne vend qe te analizojne tiparet autoritare te sjelljes good-cop-bad-cop ose stick-and-carrot te Rames e Tahirit ne kete rast, Nanot, Cukalat dhe shoke nuk humbin rast te implikojne se c'do te kish ndodhur po te kish qe Berisha ne pushtet. Keshtu keta anal-iste te kujtojne rastin patetik te dhimbjeve fantazem, kur i aksidentuari vazhdon te ndjeje krahun ose kemben e amputuar. Ndoshta ne subkoshiencen e tyre Nano e sidomos Baze mbeten berishiste, prandaj edhe e kane kollaj ta shesin sapunin per djathe ose anasjelltas, sipas konjuktures dhe interesit aktual. Dhe keshtu s'eshte cudi qe Baze dhe Nano jane bere rrobaqepesit e Edit lakuriq, duke qene se Baze e ka kete eksperience rrobaqepsi te mbretit te pakten qe nga '96.
“Duket se ka filluar një

“Duket se ka filluar një epokë e re. - Rendi, nuk do të procedohet asnjë protestues. - Ky ishte vendim historik. Rama dëgjoi zërin e popullit të tij“ Krejt rastesisht me ndihmojne dhe i mora keto tre tituj qe jane ne faqe te Respublica-s per te ilustruar mendimin tim. Kush eshte me afer kohes qe jetojme? Ose kush eshte jashte kohe?
Duket se ka filluar një epokë e re. - Eshte ne kufirin e kohes dhe nje hap brenda ne kohe.
Rendi, nuk do të procedohet asnjë protestues. – eshte i gjithi jashte kohe ashtu sic eshte jashte kohe: - Ky ishte vendim historik. Rama dëgjoi zërin e popullit të tij. Nuk jane ne kohe dhe nuk misherojne karakteristikat e kohes dhe nuk e ndihmojne kohen ne te cilen jetojme. Ne kohen tone ne na duhen trimerues e frymezues, vizionere e krijues. Na duhet modeli i se mires. Dhe koha ecen dhe kete nuk e kupton vetem psikopati Sali Berisha. Zhvillimet demografike ne shqiperi dhe ikja e trurit dhe emigracioni masiv bene qe te prishej profili social i qyteteve tona. Tani kemi nje brez te ri qe me plot gojen quhen qytetare dhe kane indititetin dhe profilin si qytetare. Dhe edi rama fliste me kete profil dhe indititet tjeter, i frymezoi dhe trimeroj duke u bere model se do te rilindim. I foli nje brezi qe sido qe te jete i lare e shplare me trashgmni e ideolgji eshte nje gjenerate tjeter pertej se majtes dhe te djathtes + modernitetit dhe invazionit te informacionit global-internet, telefon e flutrime e udhetime. Eshte nje gjenerate qe do te le gjurmet ashtu si i lane gjurmet baballaret tane ne vllavrasjen e diktatures. Pastaj eshte brezi i yne rrokoko me nje profil legeni dhe shkaterruesi me liri pa dogane. dhe ky eshte nje brez e gjenerate tjeter qe modeli i se mires do ti jape profilin e mire. Do te na duhet te gjithve ta orjentojme kete gjenerate ne modele qe ky eshte shteti i tyre dhe eshte sherbetori tyre dhe jo nuk arrestoj asnjenjeri nga demostruesit. Qe te kemi nje gjenerate te shendetshme duhen shkolla te sakta dhe te gjithe komponentet e jetes te funksionojne si modele te mira e te drejta. Shkoj gjate, shkrimi me pelqeu. edi rama eshte model i keq dhe jo i mire. Dhe eshte turp te thuhet e te shkruhet: Ky ishte vendim historik. Rama dëgjoi zërin e popullit të tij. Eshte gjeja me idote qe me lexojne syte.

shihe si tatepjete Nano se

shihe si tatepjete Nano se dhe Berisha preku ceshtjen Çame ne 95...
Japrak behen gjethet e rrushit po leke nuk e di te behen

Muc, na mungove ne shesh

Muc, na mungove ne shesh ditet e fundit. Shpresoj te kesh patur arsye thelbesore .

Me ne fund o Muçi u ktheve

Me ne fund o Muçi u ktheve edhe ti ne origjine. Kisha nja 3 vjet te mira qe nuk lexonja nga ty nje shkrim te tille me nerv dhe pasion. Qe i thote te bardhes e bardhe dhe te zezes e zeze. Se kishe ca kohe qe ishe "arratisur nga realiteti" dhe merreshe me "problemet nderkombetare" jo te Nu Jorkut, jo te Italise etj etj. Me pelqeu shume shprehja "agjenti kimik SK". Shume e gjetur dhe domethenese. Dua t'i meshoj faktit, qe e ke cekur edhe ti, se ky ndryshim ogurmbare ka ndodhur fale "Rilindjes", pra edhe fale Rames. Shpresoj me gjithe zemer se dite me te mira e presin Shqiperine. Me ne fund. Pas 100 vjetesh!!!!

Me pelqen termi "pidhsamllik

Me pelqen termi "pidhsamllik rural".

Ti mbase do pendohesh nga e
Ti mbase do pendohesh nga e gjithe kjo maskarade qe nise bashke me te shiturin Guri. Dhe si perfundim jua morí drejtimin PD bashke me larot Goxhaj e dishaj e plus nje tufe baxhellave...Na trumbetojne shoqeri tjeter a thua se Kam kalu 200 vjet, kjo shoqeri qe u fsheh ne shpi para Ca vitesh kur ndodhi eklipsi, dhe kjo shoqeri qe para ca muajsh dhunohej para buke mbas buke, 3 here ne dite, sistematikisht nga Sala dhe tani sipas teje qenkemi shoqeri tjeter---pika.i kane ne sheshe gjithe funderrinat e PD organizonit, pervec te shkreteve gjimnaziste qe manipulohen nga keta plehra.
Duket qarte qe Z. NANO

Duket qarte qe Z. NANO vazhdon te jete ...EUFORIK pas asaj qe ndodhi . Prisja te reflektonte ...NJE CIKE e te merrte shembull nga ..z. LELA !!!

He pra! A ju mbushet

He pra! A ju mbushet mendja tani se 23 qershori eshte me i rendesishem se 22 marsi 1992. Mbase i afrohet edhe 31 marsit 1991.

Ta gezoni lirine. Dhe hani buke me gjize tani, nga ajo e dhise te Sali Berishes, qe la ne Tropoje diten qe xhaxhi Enver e solli ne Tirane. Sepse nuk donit qe Shqiperia te behej si Zvicra, dhe te hiqeshin vizat me Ameriken.

Tani jetoni gjithe jeten me shpirt te helmuar,,,

Ne Tirone kan ardh pleqt tuj

Ne Tirone kan ardh pleqt tuj me i tuf morra ene kon flejt ke dera xhomise dhe tani je ber ti Tiranas. Ntiron kane te drejte te shkojne te gjithe mor koqe zgjebaraku

dy verejtje: i semuri duhej
dy verejtje: i semuri duhej te ishte emer i perveçem, I Semuri, gjetje e papare stilistike, si ajo e Plasarit, çititemizem, qe shpreh me shume nga sa mban fjala. Se dyti, pjese e bandes kompakte te pushtetit para 23 Qershorit eshte edhe njefare Henry Çili, individ qe ka pasur qendrime konsekuente ne favor te pushtetit te kaluar, duke filluar nga Rruga e Kombit, Gerdeci, 21 Janari, zgjedhjet vendore e te tjere e te tjere, nga goja e te cilit per 8 vjet rresht nuk doli nje kritike e vetme per qeverine. E theksoj kete ngaqe Nano se fundmi ne raportet me Çilin shfaq nje relativizim e pragmatizem paradoksal, i cili mund te shpjegohet veç me leverdite qe lidhen me botimin e librave te Mapo. Ne historine e te menduarit dhe te evolucionit te intelektit, nuk kam hasur me nje rast tjeter kur dy intelektuale qe mendojne krejt ndryshe nga njeri tjetri, promovojne idete e njeri tjetrit. Kritika ne fakt i perket Nanos dhe jo Çilit, ngaqe per kete e fundit nuk mund te kete kritike; si mund te kritikohet ne fund te fundit dikush qe nuk ka kredo, ide apo bindje, por veç leverdi e interesa per te mbrojtur?
Gjera pozitove ka 2 me keto

Gjera pozitove ka 2 me keto qe nodhen me armet kimike...

1. populli ngriti zerin

2. qeveria nuk vrau protestues para kryeministrise

Por arroganca dhe menyra per te fshehur punet qe ben qeveria, eshte e njetja me ate te kohes se Sales(kujto paktin detar me Greqine...) Imagjinoni sikur Le Monde te mos kish folur per armet e Sirise...

Kjo eshte nje epoke e re.

Kjo eshte nje epoke e re. Eshte mire ta perserisim te gjithe.

Add new comment