Bulldogët e debateve televizive

Nëse do të ndihmosh një nxënës të klasës fillore për të kuptuar se cili është roli i gazetarisë në një shoqëri, mund të përdorësh për ilustrim qenin. Ose më saktë, disa raca qensh. Mund t’i thuash fillimisht se si nuk duhet të jetë gazetaria. T’i thuash se gazetaria nuk duhet të jetë si ata qentë e vegjël të racës malteser, pekingez apo kihuahua. T’i thuash se gazetaria nuk duhet të jetë si ata qentë që mbahen në prehër, të cilët, megjithëse shumë të bukur dhe emocionues, janë një luks që nuk i hyn në punë shoqërisë. Gazetarët e kësaj race mund të jenë estetikisht tërheqës, por funksionalisht të padobishëm, sepse nuk arrijnë t’i bëjnë kritikë punës së qeverisë. Si shpërblim, qeveria i mban në prehër si ata qentë leshatakë.
Pastaj mund t’i thuash se si duhet të jetë gazetaria e njëmendtë. E, për t’i treguar se cili duhet të jetë roli i mirëfilltë i gazetarisë, mund t’i referohesh atyre qenve roje apo të kufirit (siç i kemi pas thënë dikur), të cilët janë vigjilentë ndaj çdo lëvizjeje të dyshimtë në terren. Duhet t’i thuash se gazetarët e vërtetë janë si ata qentë e kufirit që monitorojnë dhe regjistrojnë çdo lëvizje të gabuar të atyre që paguhen për të bërë vepra të mira.
Ndërsa për t’i treguar se cila është gjendja aktuale e gazetarisë, sidomos asaj televizive, mjafton t’ia hapësh televizorin në darkë, gjatë transmetimit të një debati televiziv. S’ka rëndësi në cilën ditë të javës. S’ka rëndësi në cilin ekran. Do shohë në ekran burra e gra, kryesisht gra, që i hidhen në fyt shoqi-shojt për t’ia shtrydhë e për t’ia marrë edhe fjalën e fundit të jetës. Do t’i thuash që janë analistët e shoqërisë. Nëse nxënësi nuk di se me cilën racë qensh duhet ta krahasojë këtë specie të çuditshme që as nuk dëgjon e as nuk vëzhgon, por thjesht hidhet në sulm, mund t’ia thuash: janë bulldogët. Bulldogët e debateve televizive hidhen në sulm pa të parë e pa dëgjuar as edhe një tingull prej teje. Thjesht nuhasin aromën ndryshe të mendimeve alternative në kokën tënde dhe hidhen në sulm. Ushqehen ekskluzivisht nga fjalët që s’kanë dalë akoma nga goja e Tjetrit përballë. Fjalën e duan me gjithë fytin e me gjithë gjoksin e atij Tjetrit që kanë përballë.
Në fund, nëse ke dëshirë t’i ilustrosh fëmijës se çfarë ndodh me këtë lloj gazetarie që ngre në piedestal jo vetëm kultin e sulmit ndaj Tjetrit që mendon ndryshe por edhe idenë se sulmet e bulldogëve në fytin e Tjetrit rrisin kuotat e shikueshmërisë, mund t’i thuash se çfarë ndodh kur dëgjon nga dhoma e ndenjes për herë të parë një përleshje në rrugë: sigurisht, ngrihesh dhe hap dritaren për të parë se ç’po ngjet. Por kur kjo ndodh çdo mbrëmje, gjasat janë që të ngrihesh, të mbyllësh dritaren dhe, për siguri, të ulësh edhe grilat
Mapo
Comments
o cfare perle, o zoti Gilman!

o cfare perle, o zoti Gilman!

BRAVOOOOOOOOOOO Qente

BRAVOOOOOOOOOOO

Qente qe te japin mend ne cdo fushe te jetes, "specialiste te midhjes e te peshkut" pamvaresisht se jane injorante ne aspektin qe diskutojne

Shkrim i perkryer

Faleminderit Z. Gilman

Respekt.

Respekt.

Asnjehere nuk e kam marre

Asnjehere nuk e kam marre vesh, perse ia beni qefin ketij karakteri, per cdo percartje qe shkruan. Duke perdorur logjiken e po ketij vete, sipa jush cfare rrace qeni i korrespondon me mire ketij, Bubi Kaçurrel, Pupi Llafazan, Qenushi i Ndrojtur apo ndonje tjeter........

Add new comment