Armët kimike? Unë i shoh ndryshe
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6275_kimike.jpg?itok=NLDL9w4F)
Qeveria që iku pati krijuar një tymnajë, në interes të saj, për të mos kuptuar se çfarë do të thotë të jesh anëtar i NATO-s në afatgjatë. Duke i lënë qytetarët në tymnajën e të kuptuarit në vetëm një gjë: që tani e tutje nuk do të ketë kush guxim të na sulmojë, pasi nëse do të na sulmojë neve ka sulmuar Amerikën. Pa shpjeguar shumë se ky anëtarësim ka, përveçse privilegje, si ai që përmendëm, edhe detyrime. Madje të forta. Patëm një Qeveri që u mburr deri në absurd, duke privatizuar anëtarësimin në NATO e duke e quajtur si arritjen më të madhe pas themelimit të shtetit, e cila, për këtë, bëri edhe dasëm me shpenzime të mëdha. Një pjesë e madhe e njerëzve akoma nuk e kanë kuptuar mirë, për të mos thënë e kanë keqkuptuar, anëtarësimin në NATO.
Detyrimet e anëtarësimit në këtë organizatë kanë të bëjnë jo vetëm me pjesëmarrjen në operacione paqeje, në të cilat ushtarët shqiptarë shkojnë me “mik”, por deri edhe me pjesëmarrje në luftë për të vendosur paqen. Në këto detyrime futen edhe çështje si kjo e shkatërrimit të armëve kimike, për të cilën ka filluar zhurma. Është një detyrim, natyrisht jo me përcaktim, por në interes të vendit në raport me partnerët ndërkombëtarë, në rend të parë të SHBA-të për të cilët, çdo ditë, bëjmë be e rrufe, se i kemi aleatët më strategjikë, e qoftë edhe në një rast kur nuk e bëjmë këtë plas sherri.
Protestat e ambjentalistëve dhe disa zërave të njohur mediatikë, janë të natyrshme dhe konstruktive. Kjo zhurmë, të them të drejtën, me disa përjashtime, me të njëjtët aktorë, që kanë provuar të dalin përpara publikut me lloj lloj mënyrash, në media, në qarqe akademike, në parti politike etj, dhe nuk kanë gjetur kurrëfarë mbështetje, prapseparap e ka një të mirë. Të paktën e nxit Qeverinë për tu shprehur se çfarë është kjo punë dhe se çfarë pritet të ndodhë në të vërtetë. Po ashtu nxit një debat profesional, larg kakofonisë folklorike, emocionale, që disa shejtanë të përhershëm përpiqen ta shfrytëzojnë për protagonizëm individual.
Mënyra se si po trajtohet kjo çështje, deri tani, kur akoma Qeveria nuk është shprehur se çfarë është kërkuar – por le të marrim si fakt të kryer kërkesën e SHBA-ve, duke besuar në “sekretin” që i shpëtoi Ministrit të Jashtëm Bushati, në një mbledhje të Komisionit të Politikës së Jashtme, se për këtë çështje është biseduar në rrugë digitale me amerikanët në nivelet më të larta – të le të kuptosh se ka një frikë pa pasur njohuri të mjaftushme për procesin. Terminologjia e përdorur në mitingjet e shoqatave ambentaliste, pa ja pasë idenë se çfarë çfarë procesesh do të kryhen, folkorizmi i përdorur në përshkrimin se si “do të na helmohen ujërat, lumenjtë, malet, fushat e për pasojë njerëzit”, duke krijuar idenë se amerikanët po sjellin lëndë kimike për ti lëshuar kundër nesh, e jo për ti shkatërruar me mjetet e teknologjisë më të lartë, është për të mos u marrë seriozisht. Aq sa duhet marrë seriozisht, po, një debat mes profesionistësh, ndoshta edhe të huaj, me grupe interesi relevante në Shqipëri.
Ne e dimë se Qeveria shqiptare ndodhet në një provë të vështirë lidhur me një vendimmarrje për çështjen e armëve kimike. Është një çështje ku ndërthuren faktorë të rëndësishëm të brendshëm dhe të jashtem. Ne e dimë, po ashtu, se nëse Qeveria nuk do ta pranojë kërkesën e SHBA-ve, situata do të thjeshtëzohet së brendshmi, zhurma do të shuhet, ambjentalistët e bashkë me to të gjithë, sidomos të pa-diturit, do të qetësohen. Shqipëria do të mbetet po ajo, vendi që vetëm kërkon e nuk kontribuon, madje vendi që vetëm shkakton probleme. (Dikur vendi që kërkonte ta trajtonin si rast të veçantë kur bëhej fjalë për ta ndihmuar!) Do të binte kështu krenaria e të qenit partner strategjik i SHBA-ve, pasi nuk mund të jesh i tillë vetëm me fjalë, as vetëm duke kërkuar, por edhe duke pranuar procese të një rrezikshmërie të lartë që kryhen në kushte të plota sigurie.
Çfarë do të ndodhte nëse Qeveria do ta pranojë këtë proces? Shqiptarët, e të tjerët më përtej, do të shohin që nuk do ndodhë asgjë, nga ato që përfliten, falë teknologjisë euro-amerikane. Atëhere do të mund ta kuptojmë se do të jemi një vend më serioz, kontribues në çështje me rëndësi globale, do të jemi një vend më i pasur dhe shumë më i njohur në botë. Sigurisht një aleat strategjik i SHBA-ve.
Ne që kemi shkatërruar ambjentin me furra gëlqeresh ngado e kudo; që kemi shfrytëzuar shtrate lumenjsh e vazhdojmë ti shfrytëzojmë deri në barbari; që kemi ndërtuar fabrika tullash më shumicë në zonat më piktoreske të vendit; që kemi ngritur dhjetra hidrocentrale duke përmbytur deri edhe qytete me histori, e prishur zona të rralla turistike, në Veri e Jug, e që vazhdojmë ta bëjmë edhe këtë; ne që s’kemi lënë lis pa prerë, pyll pa rrafshuar e fushë pa ndërtuar, në mënyrë kaotike, secili në kokë të vet, nuk kemi shumë të drejtë ti kundërvihemi një interesi madhor të vendit, duke shfrytëzuar sensibilitetin për një problem kaq të prekshëm, nëpërmjet të ngjallurit frikë. Jam i sigurtë se frika që ngjallin Sazan Guri e Elsa Ballauri (thënë në mënyrë metaforike) janë një hiç përpara sigurisë që japin SHBA-të. Në këtë kuptim, por jo vetëm, duhet ta konsiderojmë provë të rëndësishme kërkesën e SHBA-ve për procesin e demontimit të armëve kimike.
Qeveria e ka për detyrë të tregojë pa hezitim se çfarë do të thotë kjo gjë për Shqipërinë, po ashtu përse ky proces po kërkohet të bëhet pikërisht në Shqipëri, e jo, në një vend tjetër. Ndërsa profesionistët duhet të shpjegojnë që ky proces nuk paraqet kurrëfarë rreziku për njerëzit. NATO do të thotë bashkëpunim dhe kontribut. A duhet ta marrim ne përsipër ta japim këtë kontribut? Ky është diskutimi.
Unë besoj te shkenca, jo te propaganda, besoj te shpikësit jo te përdoruesit, besoj në teknikën e SHBA-ve. Shqipëria ka rastin të tregojë, për herë të parë, me vepra, se është me të vërtetë aleati strategjik afatgjatë i SHBA-ve, duke mos sakrifikuar më shumë se sa duke përfituar. Duke qenë pro shkatërrimit të armëve kimike që posedon një vend diktatorial, jam pro kontributit të Shqipërisë, qoftë edhe të pjesëshëm, nëpërmjet ofrimit të territorit dhe mjeteve të saj.
Gazeta Dita
Comments
Jam dakord te pakten me
Jam dakord te pakten me pjesen ku autori flet per friken qe mbillet ne popull. Po te mos ishim popull i cuditshem, kete frike thjesht mund ta quanim sensibilizim, por une i kam ende te fresketa kujtimet e eklipsit 11 gusht 1999 kur njerezit i kapi paniku dhe u mbyllen ne shtepi. Kam qene jashte gjithe kohes dhe rruge te atilla bosh, kam pershtypjen nuk kane per tu perseritur me ne jete te jeteve. Me c'kujtoj, shkak u be emisioni i Flamur Topit nje dite me pare, ku u fol per rreziqet e te parit te diellit pa mjete mbrojtese. Se si dreqin, njerezit nxorren ato perfundime qe nxorren, nje zot e di. Dhe te mendoje qe ishin njerez te rritur ne sistemin arsimor te monizmit, per te cilin shume vete bien dakord qe ishte me i mire se kjo katrahura qe kemi tani.
Jam dakord te pakten me
Jam dakord te pakten me pjesen ku autori flet per friken qe mbillet ne popull. Po te mos ishim popull i cuditshem, kete frike thjesht mund ta quanim sensibilizim, por une i kam ende te fresketa kujtimet e eklipsit 11 gusht 1999 kur njerezit i kapi paniku dhe u mbyllen ne shtepi. Kam qene jashte gjithe kohes dhe rruge te atilla bosh, kam pershtypjen nuk kane per tu perseritur me ne jete te jeteve. Me c'kujtoj, shkak u be emisioni i Flamur Topit nje dite me pare, ku u fol per rreziqet e te parit te diellit pa mjete mbrojtese. Se si dreqin, njerezit nxorren ato perfundime qe nxorren, nje zot e di. Dhe te mendoje qe ishin njerez te rritur ne sistemin arsimor te monizmit, per te cilin shume vete bien dakord qe ishte me i mire se kjo katrahura qe kemi tani.
Autori thote; "Detyrimet e
Autori thote; "Detyrimet e anëtarësimit në këtë organizatë kanë të bëjnë jo vetëm me pjesëmarrjen në operacione paqeje, në të cilat ushtarët shqiptarë shkojnë me “mik”, por deri edhe me pjesëmarrje në luftë për të vendosur paqen." ?! Ku mbeshtetet kjo ?? Ne çfare neni te marveshjes, pasi edhe ekzistojne shembuj te shumte qe e hedhin poshte kete fraze.
Me tej autori thote; "Në këto detyrime futen edhe çështje si kjo e shkatërrimit të armëve kimike, për të cilën ka filluar zhurma" ?! Njelloj, ku mbeshtet gjithe ky pohim ??
Tani ky eshte qendrimi dhe i
Tani ky eshte qendrimi dhe i ResPublicas meqe e nxirrni ketu? Se Dita-n nuk ja vlen me e permend fare, e dime ca gazete jane.
Argumente njera me b..lepirese se tjetra dhe eshte turp per keta njerez qe i shkruajne dhe ju qe i botoni.
1) Nuk ka asnje detyrim qe vjen nga NATO per kete gje. As edhe nje! Mjaft e perdoret kete argument idiot se njerezit dine te lexojne e te kerkojne ne internet.
2) Teknologjia "euro-amerikane" nuk eshte fare garancia qe ju pretendoni, ashtu sic nuk ishte ne Gerdec. Kjo eshte nje teknologji qe perdoret mjaft rralle, ne vende tejet te izoluara te botes. Amerika perdor ca ishuj te humbur ne mes te Paqesorit per kete proces, e jo 10 km nga qytetet e saja. Aq me teper qe sic tha Kajsiu, ka shume faktore te tjere lokal qe kane rendesi ne raste emergjencash. Ne nuk kemi as rruget, as spitalet, as stafet profesionale per ta ndjekur kete proces ne vitet e ardhshme qe do na duhet.
3) Argumenti akoma me idiot eshte i fundit fare. Meqe ne paskemi shkaterruar ambjentin keto 20 vjet, hajde e helmojme fare qe te biem rehat??? Jo or zoteri, meqe kemi shkaterruar kaq shume duhet te jemi ekstra te kujdesshem qe ta ringrejme, e jo ti japim shkelmin final.
Pika juaj e 3 Kuptoje mire
Pika juaj e 3
Kuptoje mire cka dashur te thote autori. Pra, ta bej une ty me te qarte. Per te gjitha keto ne nuk e ngritem njehere zerin, e tani si papritur u hodhem ne kembe per nje vendim qe akoma nuk eshte marre..........pfffffffffffff
Ka nje arsye pse nuk eshte
Ka nje arsye pse nuk eshte ngritur zeri per ato te meparshmet. Sepse kane ardhur ca nga mosdija, ca mungesa e kontrolleve. Nuk kane ardhur me nje vendim unik te qarte te cilin mund te kritikosh tere konkretisht. Ndryshe nga te parat, ku duhet te kundershtosh ne menyre te vazhdueshme tere hallkat e burokracise shteterore.
Po edhe po te ishte keshtu sic thoni ju, a nuk thua shyqyr qe me ne fund u ngritem edhe per nje ceshtje te tille? Mos qenka valle rehatlliku politik i Rames me i rendesishem se shendeti yne qe merziteni ju se kemi ngrit zerin? Do by...e ajo karrige, deshte ta merrte, tani ti dali per zot.
Nuk te njoh personalisht por,
Nuk te njoh personalisht por, qenke nje "0 (zero)" me xhufke dhe me bisht!
"Ne që kemi shkatërruar ambjentin me furra gëlqeresh ngado e kudo; që kemi shfrytëzuar shtrate lumenjsh e vazhdojmë ti shfrytëzojmë deri në barbari; që kemi ndërtuar fabrika tullash më shumicë në zonat më piktoreske të vendit; që kemi ngritur dhjetra hidrocentrale duke përmbytur deri edhe qytete me histori, e prishur zona të rralla turistike, në Veri e Jug, e që vazhdojmë ta bëjmë edhe këtë; ne që s’kemi lënë lis pa prerë, pyll pa rrafshuar e fushë pa ndërtuar, në mënyrë kaotike..."
Une nuk kam marre pjese ne asnje nga keto proceset e shkaterrimit qe ti ke permendur me siper. Ndoshta nuk kam protestuar verbalisht per ato qe i ndodh vendit tim gjate 24 oreve. Kjo eshte bisede tjeter.
Dua qe me degjohet "zeri" si banor, qytetar, shtetas i Shqiperise. UNE JAM KUNDER IMPORTIT, kunder cdo lloj perafrimi ndaj ketij procesi! Kaq.
Qeveria ka per DETYRE te jete sa me transparente per kete proces, pa kaluar ne vendimarrje. Deri aty duhet te ndaloje. Me tej kjo gje nuk duhet t'ju lihet ne dore "monstrave politike" te kujtdo krahu qofshin. Duhet Referendum.
Nuk arrij fare, po fare ta kuptoj kte besimin tend kundrejt ShBA -ve dhe aq me keq kundrejt qeverise sone qe do testuar 15 here ne muaj se ndryshe na ben gropen.
Pse shtete, dukshem me te perparuar se ne, i kane thene JO pa hezitim pyetjes nga ana e ShBA- ve?!
Shqiperia ka 1001 probleme, pse duhet ti shtojme 1001 ton probleme toksike sipas teje, Bashkim Muca?!?
Ndoshta autorit duhet t'i
ligji do ndyshohet duke
ligji do ndyshohet duke perfshire "me perjashtim te rasteve kur na e kerkon partneri strategjik, amerike"
Kjo eshte menyra se si duhet
Kjo eshte menyra se si duhet debatuar per kete problem.
Jo duke ndezur turmat e paditura sic ben Sazan Guri, nje ish inxhinier nafte deshtak, qe tani me ca tituj qe s'dihet ku i ka blere hiqet si kryeekologu i Shqiperise.
Po hajde pra, dilni ju
Po hajde pra, dilni ju "dijetaret" mendjendritur dhe na jepni ide si mund te debatojme rreth kesaj kauze.
Une si njeri, qytetar, shtetas i thjeshte i ketij shteti do te shikoj si mund ta mbroj kauzen pa marre parasysh gjerat e tjera.
Abel , ti je turme, shkon pas
Abel , ti je turme, shkon pas berihajt. Dijetari esht ky artikullshkruesi, argumentat qe ai sjell.po ti s'kupton gje. Ti akoma nuk ke kuptuar edhe pas 23 vjetesh se Berisha eshte nje hale. C'pret nga ty...
Qenke kokrra, po kokrra e!
Qenke kokrra, po kokrra e! Kush po permend e permend berishen ktu??
O ti, e kupton ato qe shkruan apo vetem shtyp butonat kot!
Ca argumentesh sjell ky dijetari YT??!
Lere fare, lere fare se sje ne kete bote, kushedi je spam kompjuterik!
Zonjushe Holta,
Zonjushe Holta, qetsohu!
Bashkim Muca, me te gjitha respektet dhe konsideratat e mia, nuk eshte "dijetari".
Eshte mesues matematike me profesion, gazetar per nga angazhimi aktual, nuk ka anje lloj kualifikimi per fushen per te cilen po diskutohet, madje edhe si gazetar, nuk eshte i specializuar ne fushen e gazetarise investigative per ambientalizmin dhe , besoj, edhe vete zoti Muca, nuk i pretendon tituj te tille, si"dijetari", qe ju i atribuoni aq naivisht, ne mbrojtje te tezes tuaj te pambrojtshme se sjellja, demontimi dhe varrosja e 1300 toneve te armeve kimike siriane ne Shqiperine e vogel, jo vetem nuk na qenka e rrezikeshme, por eshte nje nder dhe angazhim qe duhet kryer me krenari, qe edhe usa te na duartrokase, edhe Berisha te pelcase.
Nuk eshte ashtu, e dashur zonjushe.
Karvani me anije qe mbartin qindra kamione me konteinere te gazit vdekjeprures sarin, nuk eshte nje ekskursion pranveror mesdhetar qe perfundon me nje shetitje turistike ne teritoret e rrudhura dhe te superpopulluara shqiptare, ne nje piknik ku ju te uleni e te ngjeroni kafshaten e mjere te trushplareve dhe te varni dekoratat e besnikeve te verber te natos apo te qeverise.
As nuk eshte nje vizite tek permanenti per te bere makiazhin dhe tualetin e rradhes.
Eshte nje operacion shume i rrezikshem dhe i sofistikuar, me kosto dhe risqe te larta, per te cilin kane thene "JO" shume vende ku e ku me te perparuara dhe me shume me teper mundesira se sa vendi yne fukara dhe pa asnje teknologji te veten adekuate.
Prandaj zonjushe Holta, duke te pershendetur per angazhimin tend mediatik, para se te perflasesh Sazan Gurin dhe kualifikimet e tij te padyshimta, heto perreth hundes tende dhe bej kujdes qe mos te te ndodhe ndonje situate qe dikur apo diku, bashke me parfumin e perferuar, te gelltitesh edhe ca doza naive te gazit sarin, i cili eshte pa ngjyre dhe pa ere, tamam si ca helme qe vijne perreth nesh dhe na verbojne dhe shurdhojne pareshtur, deri sa te na heqin aftesine e te menduarit me koken tone.
Ja ku mbeshtetet: dihet qe ne
Ja ku mbeshtetet: dihet qe ne njesite paqeruajtse shqiptare qe dergohen ne Irak, Afganistan, etj... njerzit fusin miq qe te shkojne sepse paguhen mire dhe nuk dergohen per veprime luftarake. Qenia ne nje pakt ushtarak natyrisht ka dhe detyrime, si p.sh te dergosh trupa ne zonat ku NATO zhvillon aktivitete luftarake apo paqeruajtse. Ne kuadrin e ketyre detyrimeve hyne dhe ajo e shkaterrimit te armeve kimike. A na vjen mire neve qe shtete te ndryshme te NATO-s kane ndihmuar financiarisht, me teknologji dhe specialiste ne shkaterrimin e municioneve te kohes se komunizmit? Nje shembull: Shqiperia mbante nje nga vendet e para ne bote per numurin e minave tokesore kunder kembesorise dhe tankeve. Ku jane ato sot? Kush na ndihmoi qe ti eleminonim? NATO-ja dhe SH.B.A.
I vetmi detyrim mesa di une
I vetmi detyrim mesa di une eshte qe te dergosh trupa ne nje vend te Natos kur ai sulmohet, perndryshe mospranimi i armeve prej Danimarkes dhe Norvegjise verteton qe cka thua ti eshte e pasakte, dhe kur riperseritet eshte genjeshter. Fakte te tjera jane edhe keto; Franca ishte vend i Natos dhe nuk pranoi te dergonte trupa ne Irak, Gjermania nuk pranoi te dergoje trupa ne Afganistan; Cka verteton qe nuk ka asnje detyrim per te derguar trupa ne vende ku zhvillohen aktivitete te Natos. Detyrimi i vetem eshte nese sulmohen vendet e Natos, ndaj boll mashtruat
Detyrime ka Shqiperia, po me
Detyrime ka Shqiperia, po me detyrime kane ata anetaret 60 vjecar te NATO-s.
Mos i kerkoni pules te beje veze struci. mos na tregoni detyrimet. Nese do ishte kaq e thjeshte ai demontimi do kishte te pakten 2-3 kandidate qe do ishin vullnetare per pranim, jo me ja ngec atij nen diktatin e "detyrimeve".
Ne fatk tja cojne Greqise se ajo ka me shume detyrime se u be 5 vjet qe merr miliarda dollare.
Ore kërriç, se nuk gjej fjalë
Ore kërriç, se nuk gjej fjalë tjetër, ke fjetur gjumë këto javët e fundit apo si është puna?
Nuk ka të bëjë fare me Naton kjo punë, por ka të bëjë me OKB-në. Vendimi për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë është marrë mes Amerikës e Rusisë në OKB.
Tani Amerika vetëm, po kërkon një vend aq kaqol sa të pranojë gjithë arsenalin kimik të Asadit.
Nato vepron nëse ka kërcënim ndaj një prej anëtarëve të saj, por deri sot asnjë vendi të Natos nuk i është shpallur luftë nga Asadi, prandaj mos fol broçkulla.
E pse u dashka që Shqipëria të marrë përsipër diçka që asnjë vend në Europë nuk pranon të marrë përsipër???
Pse do Amerika te vijne armet
Pse do Amerika te vijne armet ne Shqiperi?
Sepse kur armet te vijne, amerika do i marri te gjitha, do i trafikoje ne vendet e afrikes dhe ja, mbaron kjo pune.
Edhe nese diskutohet
Edhe nese diskutohet teknikisht, Shqiperia duhet ta kishte detyrimin proporcional ne nivele te disa toneve; nese fut ne llogari edhe standartet qe ofrojme...
Une e shoh si sjellje "ne te nxehte", e pa ndonje sens drejtesie, te aleatit te madh... madje do thoja qe eshte moment ku duket pesha qe ka ne analizat e tyre, dinjiteti i aleatit te tyre te vogel (kjo mbase i dogji pak ambasadorit, kur doli e foli).
Eshte analize foshnjerore te thuash qe eshte zgjedhje e vullnetshme (pra e papergjegjshme) e qeverise (ne rast se behet realitet). Nuk besoj se ka ndonje qeveri shqiptare qe do e bente, aq me pak nje qeveri qe nuk eshte konsumuar ne elektorat.
Mes frikes, shpreses, deshires per drite, presim.
Nganjehere te vjen keq per
Nganjehere te vjen keq per mungesen e krenarise dhe te frymezimit te vendeve te tilla si Italia, Greqia apo Turqia qe ne menyren me amatore humbasin kete rast strategjik per tu ndier krenare perpara tere botes. Ose amatore si Norvegjia ose Danimarka. Apo per shancin e humbur te Presidentit Obama te behej krenare ne syte e 300 milion bashkatdhetareve te tij dhe tu niste peshqesh PLOT NJE MIJE TON lende kimike vdekjeprurese per te cilat populli nga Alaska ne Alabama do ti hiqte kapelen dhe do te thoshte midis mosbesimit, gezimit dhe ankthit: "se mos ka ngelur ndonje pike helm gjekundi dhe na e rremben Kina apo Rusia se na morren erezin"...
Krenare per qeverine e re te vendit qe nuk po le rastin ti ike nga dora per te paguar borxhet qe i kemi NATOs dhe qe me kete rast po con mu ne mes te Shqiperise edhe alamet teknologjie. Qe po te kemi mend dhe pak fat, mund ta perdorim per tu krenuar prape perpara botes kur Irani apo Kina mund te duan pas ca vitesh te shkaterrojne miliona tone lende helmuese gjysem te skaduar. Po te vazhdojme keshtu do te behemi tmerri i armeve kimike dhe do te na heqe kapelen tere bota mbare. Ne fakt mua me duket se me kete nder qe po na bejne, ne po futemi me keq ne borxh me NATOn.
O sa mire me qene Shqiptar!
Qe njerzit jane te ndryshem
Qe njerzit jane te ndryshem kjo dihet. Qe njerzit jane shume here instrumenta ne duart e te tjereve kjo dihet. Qe njerzit jane te manipulueshem kjo dihet. Qe njerzit jane te korruptueshem kjo dihet. Qe njerzit vezhgojne, ndjejne, mendojne, e veprojme ndryshe dhe kjo dihet. Po dihet dhe tufezime e kope njerzish qe mendojne sic mendon partia. Po dihet dhe qe njerzit kane dinjitet dhe ketu flitet per nje komb dhe per dinjitetin e nje kombi. Sic nuk jane njerzit te barabarte nuk jane dhe kombet dhe shtetet e barabarta, nuk jane dhe liderat te barabarte. Dhe per te mos henger gol dhe rene viktime e pengmarrjes dhe dhunes se me te fuqishmit shtetet kane nxjerrur ligje. Dhune, pushtet te dhunshem do te thote te imponohesh tjetrit, dhe dhune e fuqi eshte ti imponohesh kombeve te tjera dhe, kur ato ngurrojne e kundershtojne, dhe ti te mos i lesh asnje hapsire qofte duke ta argumentuar dhe ti i imponon vullnetin tend. Dhe kjo eshte dhune dhe nuk eshte lendim - po plagosje e shkaterrim. Dhe qe te mos biem ne nje kaos dhe qe te jemi dinjitoze njeriu ka krijuar kushtetuten dhe ligjin e vendit te tij. Dhe njerezit me gjithe perceptimet, mashtrimet, deshirat, simpatite e antipatite jetojne ne nje shoqeri te hapur si puna e ketij shkruesit. Po thelbesorja ne shoqerine tone eshte se ne akoma nuk jemi dinjitoze dhe te tjeret na vjedhin besimin duke e shperdoruar ate. E vjedh respublica e vjedh dhe politika, e vjedhin te gjithe, per sport e per mbijetese, dhe vlerat tona jane ne standartin e tunxhit dhe jo te floririt. Vlerat jane orjentim, dhe statusin e “Tunxhit“ duan te na e heqin per te na dhene ate te Bakrit apo te Kallajisjes dhe ironia eshte – ne emer te rilindjes. Dhe kete ai qe ne i dhame nje milion vota. Nuk ben transparence, nuk zbaton ligjet dhe kushtetuten, deformon dhe mashtron me fjalen e dhene dhe nuk mbron dinjitetin e shqiptareve. Po po tamam nuk eshte i denje te beje shtet e te mbroje shqiptaret me dinjitet dhe sikur mbetjet kimike te mos vijne ne shqiperi, kimia e besimit eshte ne krize, erozioni kimik e ka gerryer besimin e shoqerise te politika dhe nuk mund te flitet me per rilindje.
Sa per Sazan Gurin dhe
Sa per Sazan Gurin dhe Pallaurin mos u leqendis fare,Sazani nuk beri nje pune ne nafte ku hengri buke per 30 vjet e jo me me mjedisin ,llafazane si ai gjejne injorante qe i durojne e ndonje qe dhe i beson.Ashtu thane per petroliferen ne Vlore do behet qameti ,po ky Sazan ishte qe broçkulliste gam gam per petroliferen dhe nuk e dinte qe nafta shqiptare kishte qe ne vitin 1930 pra me se 80 vjet qe bente te njejten gje si edhe tek petrolifera dhe me nje teknike arkaike e nuk e gjeti gje Shqiperine.Njerez te tille te papergjegjshem nuk e kane vendin para turmave ,kjo duhet patur mire parasysh nga organizatoret.Per sa i takon armeve kimike Siriane ,ne se ushtaraket tane qe nuk jane te paket dhe manget as ne numer dhe as ne kompetenca, e marrin persiper dhe garantojne sukses nuk ka perse te mos behet ,Lendet kimike luftarake nuk kane qene te vet-kompozuara te tilla ,ato i kane fabrikuar kimistet ,ashtu si i kane bere ashtu edhe ç'behen,ca me teper qe tek ne nuk mungon pervoja.Sa per friken ,eshte shume me mire t'a kesh se sa te mos e kesh.Ne jemi mesuar keq ,nga qe na dogji qulli po i fryjme edhe kosit.Gerdeci nuk u shkaktua siç thoshte Berisha si aksident teknologjik ,ai u shkaktua nga mos zbatimi i rregullave me elementare ,per shkak te babezise per te fituar sa me shume , duke mos u lodhur aspak.Te zmbrapsesh keshtu njeriu i binte qe te kishte mbetur ne zhvillimin e vet akoma mijevjeçare me pas .Perveç kesaj kjo pune nuk kryhet falas ,klo besoj se ka edhe nje paje me vehte ,ne nuk jemi as Belgjika ,as Gjermania as Hollanda apo Anglia ,ne jemi me bythegrisurit ne Evrope ,duhet te jemi me kembe ne toke,perse te mos marrim persiper pergjegjesi per te fituar prej kesaj pune?.
ORE, I LEXONI ATO QE SHKRUANI
ORE, I LEXONI ATO QE SHKRUANI VET JU APO JO!
I KENI DY PARE MEND NE KOKE!?!?!?
Add new comment